Panorama (Albania)

“21 janari”, Rama: Krim shtetëror i pahetuar

P ërkujtimi i viktimave, kryeminist­ri: Prokuroria e Tiranës pa “shtyllë kurrizore”, dosja e “gjakut” t’i kalojë SPAK- ut

-

Më 21 janar, u përkujtua vrasja e katër protestues­ve të pafajshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeminist­risë.

Si pasojë e të shtënave që erdhën nga kryeminist­ria mbetën të vrarë, Hekuran Deda, Ziver Feizi, Faik Myrtar dhe Aleks Nika. Në 13- vjetorin e “21 janarit” kur 4 vetë u vranë në bulevardin përballë Kryeminist­risë, kreu i qeverisë Edi Rama e konsideron këtë ngjarje një krim shtetëror të pahetuar. Në fjalën e tij në Kryeminist­ri së bashku me familjarë të viktimave, me ministra, deputetë socialistë dhe anëtarë të PS, Rama bëri thirrje për drejtësi, që këtë radhë sipas tij, vjen me pakëz dritë në fund të tunelit për shkak të vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. ” Ka më në fund pakëz dritë në rrugën e gjatë të këtij tuneli. Fjalët e shpresës sonë sot nuk dalin vetëm nga dëshira e paepur për të mos iu dorëzuar errësirës mbytëse të sistemit të vjetër të drejtësisë, por edhe nga shenjat reale të zgjimit të drejtësisë edhe për 21 janarin. Njëra shenjë e këtij zgjimi të shumëpritu­r është e drejtpërdr­ejtë”, tha Rama. Mosbërjen drejtësi për 21 janarin, Kryeminist­ri ia faturon Prokuroris­ë së Tiranës, që e akuzon si segment të kalbur të drejtësisë së re. ” Vendimi kuptimplot­ë i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, i cili e cilëson “21 janarin”, e zeza mbi të bardhë, si krim shtetëror të pahetuar. Duke u bërë kështu i pamundur të lexohet me dy kuptime, sipas dëshirës së kërkuesve të drejtësisë për 21 janarin, këtu në këtë rreth të pandashëm kujtese dhe në shoqërinë shqiptare apo dëshirës së mbytësve të drejtësisë për 21 janarin në politikën shqiptare dhe në Prokurorin­ë e rrethit gjyqësor të Tiranës. Shenja tjetër e zgjimit të drejtësisë është veprimtari­a e prokuroris­ë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsion­it dhe

Krimit të Organizuar, e cila së fundmi ka hyrë në një fazë të re, kuptimplot­ë, duke e thyer më në fund akullin e shtresëzua­r prej 100 e kusur vitesh mes shtetit shqiptar dhe drejtësisë. Mes të dyjave qëndron sot një datë e shpallur nga Gjykata e Lartë e Shqipërisë, 27 shkurt 2024. Pak më shumë sesa një muaj prej sot, do të marrim vesh nëse dosja e gjakut të ‘ 21 janarit’ do t’i kaloj për shqyrtim SPAK- ut për të hapur për së mbari hetimi e krimit shtetëror në bazë të vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut apo do të vazhdojë të mbetet e mbyllur për Zoti e di sesa kohë akoma nën barkun e madh të Prokuroris­ë pa shtyllë kurrizore të rrethit gjyqësor të Tiranës. Këto dy anë krejt të ndryshme të medaljes të drejtësisë për ‘ 21 janarin’, sot janë në fakt edhe vetë shëmbëllty­ra e drejtësisë në Shqipëri aktualisht. Një trup i shtrirë në të gjithë vendin i cili ka nisur të japë shenja inkurajues­e jete falë reformës në drejtësi që e udhëhoqëm dhe miratuam me këtë vullnet dhe falë veprimtari­së së SPAK dhe Gjykatës së Posaçme që po japin prova inkurajues­e. Ndërkohë që gjymtarët dhe organe të tjera të trupit të drejtësisë vazhdojnë përpiliten përmes inercisë së kllapisë shekullore dhe zgjimesh copa- copa sipas rastesh ose vazhdojnë të flenë paturpësis­ht mbi dosjet e zverdhura të krimeve, ku 21 Janari mbetet krimi i krimeve dhe nevoja ulëritëse për thellimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi”, theksoi Rama. Sipas tij, “Prokuroria e Tiranës është një nga këto gjymtyrë. Por, si është e mundur që të kalojnë vite dhe ndërkohë gjymtyrë të tjera të cilat janë aty për të mundësuar mirëqeveri­sjen dhe vetëkontro­llin e sistemit të drejtësisë ta shohin prej vitesh këtë zvarritje krejt të pajustifik­ueshme dhe të mos bëjnë asgjë? Këtë që bëri Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut a mos vallë ishte kaq e vështirë ta bënte vetë sistemi? Ndërkohë që pikëpyëtja është, a duhet të përgatitem­i edhe për më të keqen që përsëri sistemi të mos veprojë edhe në bazë të detyrimit që lind nga vendimi i Gjykatës Europiane? Prandaj, 21 janari është sa një nevojë për drejtësi të drejtpërdr­ejt lidhur me një krim shtetëror”. Më 27 shkurt, do të pritet fjala e Gjykatës së

Lartë, që do të vendosë nëse çështja e “21 janarit” do t’i kalojë SPAK- ut për hetim ose jo, gjë që në fakt pritet nga Kryeminist­ri Rama dhe qeveria socialiste, që kjo dosje t’i hiqet nga duart Prokuroris­ë së Tiranës. “Megjithatë, ky i sotmi është një 21 janar i veçantë sepse sot për herë të parë shpresa nuk ushqehet nga brenda nesh por dhe nga vendimi i Gjykatës Europiane dhe nga vullneti tanimë i SPAK për të goditur drejt, për të goditur lart pa duart e lidhura nga pushteti politik dhe pa frikë nga dordolecët politikë. Ne sot nuk na mbetet veçse të shpresojmë që Gjykata e Lartë do të vendosë me drejtësi në 27 shkurt dhe do të lëvizë barrën e rëndë të 21 janarit nga kurrizi pa shtyllë i Prokuroisë Tiranë në duart e SPAK- ut për të hetuar krejt çka është shkruar qartë në vendimin e asaj gjykate, asgjë më shumë po asgjë më pak dhe pastaj për ta çuar rezultatin e atij hetimi në duart e Gjykatës së Posaçme ku më në fund Shqipëria do të mund të shohin të gjithë ata që duhet të përgjigjen për 21 janarin. Në të gjitha rastet ne e kemi ditur se 21 janari është nga ato raste në histori kur drejtësia nuk vjen dot kurrë shpejt, por njëkohësis­ht nuk harron kurrsesi që të vijë”, deklaroi Edi Rama. Pas fjalimit në Kryeminist­ri, kreu i qeverisë i shoqëruar nga familjarët e viktimave, ministra e de

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania