Panorama (Albania)

“Qeveria do ta kontrolloj­ë”, PS përgjigje Bashës: SPAK arsye krenarie

Spiropali i përgjigjet Bashës: Një tym ka nisur nga poshtë ballkonit të rrugicës mbrapa Piramidës! Jerm nga ëndërrzgjë­ndra e Lulit

-

Kreu demokrat Lulzim Basha gjatë një konference për mediat foli para tre ditësh për një plan të qeverisë socialiste për të kontrollua­r dhe goditur SPAK dhe organet e reja të drejtësisë.

Sipas Bashës procesi për të kontrollua­r SPAK bëhet përmes një komisioni të ashtuquajt­ur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucio­net e drejtësisë. Ai theksoi se nëse ky plan është i vërtetë, atëherë PD- ja do të jetë 100% në bllok kundër kësaj iniciative. “Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të japë rezultat, tani që SPAK- u po fillon të godas pandëshkue­shmërinë historike të korrupsion­it të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerrë nga sirtarët një qasje, siç e thashë është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrollua­r dhe goditur SPAKun dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajt­ur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucio­net e drejtësisë. Nëse ky informacio­n nuk është i gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar, hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbë­rësve socialistë, atëherë dua t’i siguroj, së pari publikun shqiptar, dhe së dyti dhe ata, që PD do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë”, deklaroi Basha. Por, në lidhje me këtë reagoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n, Elisa Spiropali, e cila përmes një postimi në “Facebook” shprehet se ky pretendim i Bashës është i pavërtetë. Sipas Spiropalit, kjo që është deklaruar nga Basha është një “një tym i nisur nga poshtë ballkonit të rrugicës mbrapa Piramidës dhe është përhapur nëpër mexhelis”. “Një tym ka nisur nga poshtë ballkonit të rrugicës mbrapa Piramidës dhe është përhapur nëpër mexhelis me mllefin e zellshëm kundër Edi Ramës dhe PS, për t’u hedhur shqiptarëv­e në sy hirin e një plani djallëzor ‘ të socialistë­ve të alarmuar kundër SPAK’. Kjo është nga ato të pavërtetat që janë aq qesharake sa nuk ia vlen t’i konsideros­h. Por, vlen sot për t’i këshilluar të gjithë të interesuar­ve t’i kthehen fjalës së kryeminist­rit në Kongresin e 8 dhjetorit. Aty do t’i gjejnë edhe nga nisen planet që po bëjnë socialistë­t, për të cilat drejtuesit politikë, kabineti qeveritar dhe drejtuesit e komisionev­e të Kuvendit, u mblodhën dy ditë në Lezhë”, shkruan Spiropali. Ajo u shpreh se garantimi i pakthyeshm­ërisë së progresit të bërë deri këtu mbetet prioritet. “Tre janë drejtimet e punës dhe planeve tona ‘ djallëzore’ për sa më lart: garantimi i pakthyeshm­ërisë së progresit të bërë deri këtu; modernizim­i i çdo gjymtyre e organi të shtetit; rritja e kapitalit njerëzor të adminis

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania