Panorama (Albania)

Meta: PL, 7 propozime për ta rikthyer Arsimin në shinat e dijes

-

Kreu i PL- së, Ilir Meta, publikoi në Tryezën për Arsimin me ekspertë të fushës, 7 propozime për ta nxjerrë arsimin nga gjendja ku ka përfunduar, me mungesë cilësie në çdo drejtim dhe lënë plotësisht jashtë vëmendjes së qeverisë. “Kuvendi të miratojë sa më parë një ligj për nivelin dysheme të investimit në arsim dhe kërkim shkencor në nivelin 5% të PBB. Aktualisht, buxheti i vitit 2024 financon në vlerën 2.29% e PBB, më i ulëti në rajon dhe i pamjaftues­hëm për të adresuar problemet e shumta të arsimit, që kanë ardhur duke u shtuar. Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Nuk mjafton një maxhorancë e thjeshtë për vendime kaq të rëndësishm­e që prekin direkt të ardhmen e arsimit dhe rrjedhimis­ht edhe të vendit. Kuvendi të vendosë nivel dysheme për financimin e inovacioni­t. Aktualisht, inovacioni në

Shqipëri financohet në masën 0.05% e PBB, ndërkohë që mesatarja e Bashkimit Europian është 2.2%. Rritja e financimit është hapi i parë konkret në këtë drejtim, ku deri tani ka vepruar vetëm propaganda boshe. Ligjet kryesore të arsimit të miratohen me shumicë të cilësuar në Parlament. Mësuesia dhe shkenca duhet të konsideroh­en degë prioritare. Si rrjedhojë, ato duhen trajtuar me iniciativa dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve. Për shkak të braktisjes së këtyre degëve sot, rrezikojmë që në pak vite të mbetemi pa mësues. Investime prioritare në degët e teknologji­së së informacio­nit. Ky sektor që është kthyer në sfidë të kohës kërkon përgatitje­n e profesioni­stëve të zotë. Arsimi Profesiona­l duhet të j etë domosdoshm­ërisht në varësi të Ministrisë së Arsimit. Lidhur me domosdoshm­ërinë e reformimit të tij, duhen studime të thelluara tregu mbi kërkesën dhe nevojën që ka sot vendi. Duhen hartuar strategji të reja që harmonizoj­në kërkesat e një tregu gjithnjë në zhvillim me profesioni­stët që përgatisin këto shkolla”, tha Meta.

Deputetja e PD- së, Jorida Tabaku, deklaroi dje se ka një arsye që fshihet nga fakti se qeveria po vonon publikimin e të dhënave të Censit. Përmes një reagimi në “Facebook” Tabaku thekson se këto të dhëna janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëv­e. “Ka një arsye përse qeveria vonon publikimin e të dhënave të CENSUSIT. Ato janë fotografia më e mirë që tregon zbrazjen e vendit dhe varfërimin e shqiptarëv­e. Çfarë fshihet pas moszbardhj­es së shifrave të CENSUS? Argjentina me 45 milionë banorë iu deshën thuajse një vit. Brazili me 126 milionë banorë dhe 8.5 milionë km katror sipëfaqe në 1 vit. RMV me thuajse të njëjtën pppullsi më shpejt se ne. Nga se kanë frikë? Nga realiteti i Shqipërisë së boshatisur! Më në fund pas vitesh pritje, Shqipëria realizoi projektin e CENSUSIT. Muaj pasi ka përfunduar projekti ne duhet të kishim të dhënat paraprake. Ndërkohë që dëgjojmë justifikim­et e qeverisë se përse të dhënat nuk publikohen dhe që duket se nuk do publikohen në të ardhmen e afërt. Në 2011 censusi i realizuar për herë të parë rezultoi që 5 ditë më pas u publikuan të dhënat paraprake. Pse qeveria nuk i nxjerr ato sot? Sigurisht që përgjigja është e qartë! Përgjigja është tek ajo rënia e konsumit me 0.53% që e ka reflektuar buxheti i shtetit, që kanë reflektuar qytetarët që largohen që konsumohet më pak. Ato klasat e zbrazura, që kanë më pak nxënës. Nga ato shkolla që mbyllen prej shqiptarëv­e që largohen. Me vendet e punës që mbyllen. Kjo është arsyeja e qeverisë që edhe të dhënat paraprake nuk arrijnë të publikohen”, tha Tabaku.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania