Panorama (Albania)

Shqiptari masakrohet me thika në pyll, dyshohet që u mor peng

Policia italiane nis hetimet për vrasjen e Bledar Dedjas, të riut që jetonte në Treviso. Në vendngjarj­e u gjet makina e tij e mbyllur

-

Mbrëmjen e së shtunës, Bledar Dedja, nuk është kthyer në shtëpi si herët e tjera. Të vënë nën alarm, familja e tij ka nisur kërkimet pas mesnate dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Kërkimet janë shtrirë në të gjithë zonën në të cilën banonte familja e shqiptarit e për pasojë ai është gjendur i masakruar me thika në një fund rruge, rreth orës 09: 30 të mëngjesit të djeshëm. 39vjeçari mësohet se punonte deri vonë në një klub nate dhe dyshohet të jetë rrëmbyer pasi ka dalë nga puna dhe të jetë masakruar përgjatë rrugës.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet në Paderno, ndërkohë që ai jetonte dhe punonte në Treviso. Sipas të dhënave që kanë dalë nga mediat italiane, policia dhe prokuroria e Trevizoes kanë nisur hetimet në një sërë pistash, ndërkohë që deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme nuk është bërë e mundur të fiksohet një dyshim në lidhje me shkaqet e vrasjes. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe një automjet, që mendohet se është i shqiptarit ndonëse nuk janë dhënë detaje konkrete për të. Për grupin hetimor pretendohe­t se është edhe një nga mundësitë e vetme për të gjetur prova dhe shenja gishtërinj­sh që do t’i çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes së rëndë.

NGJARJA

Mediat italiane treguan dje se Bledar Dedja u gjend pa shenja jete në një zonë të pyllëzuar në Paderno të Italisë. Policia lokale njoftoi se trupi i tij u gjet paraditen e së dielës, rreth orës 09: 30, pas alarmit të familjes për zhdukjen e tij. Ai u gjet jashtë makinës së tij, një “Mercedes B class”, e cila u gjet e mbyllur. Në trup janë konstatuar plagë të thella me thikë, kryesisht në gjoks dhe në kokë, ndërsa arma e ftohtë nuk është gjetur në vendngjarj­e. Viktima, me disa precedentë, është parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të “Borso del Grappa”, vendi ku ai punonte. Në vendngjarj­e shkuan prokurorja në detyrë Barbara Sabattini, mjeku Alberto Furlanetto dhe karabinier­ët e komandës provincial­e të Trevisos, të cilët nisën hetimet.

Grupi hetimor ka nisur marrjen në pyetje të familjarëv­e, janë kërkuar tabulatet telefonike, hapur kamerat e vendit të punës dhe mësohet se është bërë një listë e gjatë me persona që duhet të dëshmojnë në lidhje me njohjet me viktimën. Po ashtu bëhet me dije se policia ka kërkuar edhe dosjen e Dedjas për të mësuar problemet që ka pasur në të shkuarën, por edhe kohëve të fundit. Sipas të dhënave që janë publikuar në mediat vendase mësohet se policia dhe një grup kërkimi janë vendosur në zonë për të parë nëse ka gjëra të paligjshme të fshehura dhe që shqiptari të ketë patur dijeni. Gjithashtu, mësohet se janë marrë të gjitha pamjet filmike të rrugës deri sa nuk ka më pamje. Policia iu ka thënë mediave lokale se po punohet në një sërë drejtimesh për të shkuar tek autorët dhe shkaqet e vrasjes barbare të 39- vjeçarit shqiptar!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania