Panorama (Albania)

E rëndë në Burrel, vritet në Vig 52- vjeçari, autori telefonon policinë

Policia tregon se shkak i krimit është se viktima i kishte plagosur të bijën. Ç’ndodhi mes dy familjeve nga Shllia një dekadë më parë

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Burrelin paraditen e djeshme, teksa një burrë i ka marrë jetën bashkëfsha­tarit të tij.

Islam Mata ka qëlluar me një armë gjahu mbi Petrit Kukajn, duke e vrarë në vend dhe më pas ka njoftuar policinë dhe është vetëdorëzu­ar bashkë me armën e krimit. Menjëherë pas ngjarjes dhe me të mbërritur policia në vendin ku edhe kishte ndodhur krimi, nga drejtoria rajonale e policisë Dibër erdhi njoftimi ku thuhej: “Më datë 21.1.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç. Autori i dyshuar i kësaj ngjarje, pasi ka kryer krimin ka telefonuar Policinë dhe ka treguar mbi rrethanat e ngjarjes dhe më pas ka kërkuar të vetëdorëzo­het. Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P. K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vaj zën e shtetasit I. M.”! Mirëpo, historinë e përplasjev­e të ashpra mes dy familjeve në fakt policia, prokuroria dhe Gjykata e Burrelit dhe jo vetëm e dinë, pasi e kanë të dokumentua­r më shumë se prej një dekade. Policia thotë se viktima i ka plagosur të bijën më herët autorit, e për pasojë, ai ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të ditën e djeshme, duke i marrë jetën.

NGJARJA DHE SHKAQET

Islam Mata, 63 vjeç, mësohet se ditën e djeshme kishte dalë për gjah, duke qenë se në zonën ku ai ndodhet kishte rënë borë. Por, gjatë rrugës ai është përballur me bashkëfsha­tarin e tij, me të cilin nuk dihet nëse ka komunikuar, por e ka vrarë në vend. Sipas të dhënave të pakta që vijnë nga Burreli në lidhje me historinë mes dy familjeve, disa vite më parë viktima kishte qëlluar mbi një mjet në të cilin kanë qenë vajza e autorit dhe tezja e vet. Ato janë plagosur dhe sipas të dhënave thuhet se shkak është bërë pikërisht vajza e autorit. Por në fakt, edhe pse policia e ka treguar si shkak të vrasjes së djeshme, ende nuk dihet saktësisht se si ka ndodhur historia që policia thotë se i përket vitit 2013, ndërkohë që ka të dhëna që ka ndodhur 2 vite më parë. Por, mësohet se pas asaj ngjarjeje, viktima e djeshme është arrestuar, hetuar dhe dënuar. Nuk dihet se sa ka qenë masa e dënimit, por viktima e djeshme ka bërë 7 vjet burg dhe pasi ka lënë qelinë, ai është zhvendosur në zonat e Durrësit. Por, sipas informacio­neve që vijnë nga Burreli, mësohet se viktima para rreth 3 vjetësh ka shkuar në zonën e Vigut, në një fshat afër Shllisë, vendlindje­s së tyre të përbashkët me autorin dhe ka ngritur një fermë lopësh. Ka qëndruar aty edhe përgjatë këtij dimri pa e ditur se ditën e djeshme do të përballej me Islam Matën, i cili i ka marrë edhe jetën.

HETIMET

Grupi hetimor që ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur edhe hetimet menjëherë. Autori ka treguar se e ka qëlluar për shkak se ai kishte qëlluar mbi familjen e tij vite më parë, por në fakt viktima e kishte kryer një dënim për atë ngjarje. Janë marrë në pyetje familja e autorit, po ashtu janë hapur edhe dosjet e policisë dhe të prokuroris­ë që lidhen me ngjarjen e ndodhur vite më parë, ku viktima u tha se qëlloi me kallashnik­ov mbi një furgon pasagjerës­h brenda të cilit gjendeshin edhe familjarët e autorit të vrasjes së djeshme. Policia e ka lënë motivin e ngjarjes pikërisht në këtë plagosje të ndodhur në rrugën e fshatit, por do të jenë hetimet ato që do të tregojnë nëse ka patur probleme mes familjeve pas asaj ngjarjeje. Ka zëra që palët edhe janë ulur me ndërmjetës dhe kanë folur vite më parë, por policia ende nuk ka të dhëna konkrete se çfarë vërtet ka ndodhur mes dy familjeve që çoi edhe në vrasjen e djeshme në fshatin Vig të Burrelit të 52vjeçarit që gjendej në fermën e lopëve pa patur drojën se dikush do t‘ i merrte jetën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania