Panorama (Albania)

AMP pezullon 4 policë për “shpërdorim detyre”, sekuestroh­en mjete me vlerë 130 mijë euro

- PUBLIKIM ANKANDI DYTË

Agjencia e Mbikëqyrje­s Policore ( Rajoni ElbasanKor­çë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokuroris­ë për ekzekutimi­n e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Korçë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin M. C., 32 vjeç, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. AMP ekzekutoi gjithashtu vendimin e Gjykatës, për masën e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim­i i detyrës” ndaj 4 punonjësve të policisë:

– Inspektor M. M., 32 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Inspektor S. L., 56 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Inspektor E. M., 35 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë PKK Kapshticë;

– Nënkomisar M. A., 28 vjeç, me detyrë Specialist për hetimin e krimeve në Komisariat­in e Policisë Korçë.

Nga hetimet e kryera me metoda proaktive në lidhje me këtë procedim penal, ka rezultuar se shtetasi M. C. ka trafikuar në Shqipëri automjete që rezultojnë të vjedhura në Greqi, duke iu bërë ndryshime në elementët identifiku­ese për t’i pajisur më pas me dokumente false, me qëllim shitjen në vendin tonë.

Po kështu është arritur të dokumentoh­et me prova e fakte ligjore se punonjësit e Policisë, në shpërdorim të detyrës dhe në kundërshti­m me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si edhe në shkelje të Procedurav­e Standarde të Punës, nuk kanë kryer verifikime mbi dokumentac­ionet e mjeteve, mungesat e prokurave apo autorizime­t që duhet të dispononte shtetasi M. C. në momentin e futjes së këtyre mjeteve në territorin shqiptar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n 6 automjete të dyshuara të vjedhura, me vlerë 130 000 euro. Materialet proceduria­le i kaluan Prokuroris­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Korçë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për përfshirje të shtetasve apo punonjësve të tjerë të policisë në këtë veprimtari kriminale.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania