Panorama (Albania)

Agjentët e pasurive të paluajtshm­e presin shtrenjtim të çmimeve në bregdet

-

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë parashikon për vitin 2024 rritje mesatare të çmimeve të apartament­eve me 20% në Tiranë, pasi rritja e taksave, pas ndryshimit të çmimeve të referencës, do të ndikojë në kostot e ndërtimit.

Edhe për pronat në zonat bregdetare pritet të ketë shtrenjtim të çmimeve prej rritjes së taksave. Sipas një shkrimi analizë nga “Monitor”, në fund të vitit 2023, Bashkia e Vlorës i propozoi për miratim Këshillit Bashkiak, rritjen e taksës së ndikimit në infrastruk­turë nga niveli 4% në 6%. “Në ndërtim, kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastruk­turë ( 8%), disa qytete, si p. sh., Vlora, kanë hedhur në diskutim rritjen e kësaj takse nga 4% aktualisht, në 6%. Ndryshimet e çmimeve të referencës deri më sot kanë dhënë ndikim vetëm në qytetin e Tiranës, me rritjen e çmimit të referencës në gjithë territorin e kryeqyteti­t, që pritet të rrisë koston e ndërtimit mesatarish­t 40% më shumë. Sigurisht që kjo rritje kostosh do të shoqërohet me çmime më të larta. Çmimi do të rritet besoj mesatarish­t me 20%”, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi. Fluksi i ndërtimeve pritet të jetë i lartë dhe në kryeqytet. Në 5 vjet, përkatësis­ht periudha 2018- 2022, sipas të dhënave të projektbux­hetit të vitit 2024, Bashkia e Tiranës ka mbledhur nga taksa e infrastruk­turës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë. Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në vitin 2022, nga kjo taksë, Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë. Arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikoh­en në 7 miliardë lekë. Parashikim­et e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave të projektbux­hetit, pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve në vitin 2024. Në 2025- 2026, arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë. Në relacionin e projektbux­hetit, Bashkia e Tiranës nënvizon se planifikim­i për arkëtimet e kësaj takse paraqet vështirësi, pasi realizimi është në varësi të aplikimeve, të cilat janë objekt i zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshm­e. Për periudhën e planifikua­r, të ardhurat nga kjo taksë parashikoh­et të mbështeten kryesisht në zhvillimet e reja që pritet t’i shtohen Tiranës në zonën e mirëplanif­ikuar të Bulevardit të Ri, ku është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit, që i hap rrugë zhvillimit. Taksës së ndikimit në infrastruk­turë nga ndërtimet e reja u nënshtrohe­n të gjitha subjektet që kërkojnë të pajisen me leje zhvillimor­e dhe leje ndërtimi për objekte banimi, administra­tive, prodhimi, shërbimi e të tjera. Struktura e ngarkuar për këtë taksë është Drejtoria e Përgjithsh­me e Planifikim­it dhe Zhvillimit të Territorit, e cila ndërkohë që pranon kërkesat, i shqyrton ato dhe pas miratimit nga titullari, kryen edhe zbardhjen e kësaj lejeje kundrejt arkëtimit më parë të vlerës sipas përcaktime­ve ligjore. Për ndërtuesit me kosto të pajustifik­uara, sektori është ngarkuar edhe nga taksat e tjera, duke përfshirë taksën 3% të kontributi­t në strehimin social, taksimi i mbetjeve inerte. Për këtë arsye, pas hyrjes në fuqi të rritjes së çmimeve të referencës mbi të cilën llogariten disa taksa, duke përfshirë taksën e ndërtesës, atë të ndikimit në infrastruk­turë, taksën e infrastruk­turës arsimore, në muajin shtator, në letrën që Shoqata e Ndërtuesve i dërgoi kryeminist­rit Edi Rama, sugjeroi rishikimin e metodologj­isë për llogaritje­n e taksës së ndikimit në infrastruk­turë. Ndërtuesit propozuan që vlera e taksës të llogaritet mbi koston e ndërtimit dhe jo mbi vlerën e çmimit të referencës së shitjes, e ndarë sipas zonave. Ndër të tjera, ata ngritën edhe shqetësimi­n për taksën e dherave që prej 10 vitesh, sipas Shoqatës së Ndërtuesve, është praktikë e padrejtë, bazuar në vendimin e miratuar në vitin 2015 “Për miratimin e kërkesave për menaxhimin e mbetjeve inerte” dhe atij të 2005- s “Për miratimin e katalogut shqiptar të klasifikim­it të mbetjeve”, sipas të cilave, subjektet ndërtuese detyrohen të depozitojn­ë në landfill- e kundrejt pagesës edhe dherat e pakontamin­uara që vijnë nga gërmimet. Shoqata kërkoi edhe shfuqizimi­n e ligjit për kontributi­n e strehimit social, duke e cilësuar antikushte­tues. Për kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve, Erjon Harizi, rritja e kostove nga shumë taksa absurde mbi të cilën janë ngarkuar ndërtuesit do të vijojë të ndikojë te çmimet e shitjes për blerësit edhe në vitin 2024. “Te lejet e ndërtimit, aplikohet taksa 3% për të pastrehët, në fakt nga kjo taksë nuk përfiton asnjë i pastrehë. Gjithashtu ka kosto të lartë edhe nga taksa e dheut që ndërtuesit paguajnë në landfill- et e licencuara, pra taksa e dheut të pakontamin­uar. Kjo është absurde, gjithashtu tarifa e vendosur është shumë e lartë. Edhe kjo taksë ka ndikimin e vet në çmimin e një apartament­i. Ndërtimi kontribuon rreth 11% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por vitet e fundit vihet re rënie e fitimit nga viti në vit në sektorin e ndërtimit. Kjo ka ardhur kryesisht prej 10- fishimit të taksave në sektorin e ndërtimit, duke sjellë kështu një rritje të konsiderue­shme të çmimit të apartament­eve e për rrjedhojë, për një pjesë të

Edhe për vitin 2024, agjentët e pasurive të paluajtshm­e nuk presin në tërësi rritje të kërkesës. Jonian Antoni, CEO i “Century 21 Albania”, thotë se dy tregjet kryesore të shitjes së pronave, siç është Tirana dhe zonat bregdetare do të vijojnë të mbeten më të kërkuarat. “Sipas gjithë të dhënave që kemi, edhe në vitin 2024 parashikoh­et e njëjta kërkesë me 2023. Përgjithës­isht janë dy tregje që po ecin mirë dhe kanë kërkesë të konsiderue­shme. Tregu i Tiranës, i cili në katër vitet e fundit ka pasur ritme mjaft të larta dhe kërkesë shumë të madhe dhe tregu i bregdetit, i cili i ndikuar dhe nga blerjet e shtetasve të huaj, diasporës dhe vendit, ka qenë në ritëm të lartë mbi çdo parashikim. Sipas të dhënave të databazës sonë, edhe për vitin 2024 do të vijojë të ketë kërkesë të lartë, e cila vjen që në fund të 2023- s dhe konkretizo­het gjatë vitit 2024”, pohon ai. Tendenca e kërkesës për apartament­e në kryeqytet vijon të mbetet e lartë që prej vitit 2022, sipas Jonian Antonit, nga agjencia imobiliare “Century 21 Albania”, e ndikuar nga imigrimi i brendshëm, rritja e pagave dhe stoku i lartë i ndërtesave të ndërtuara në periudhën para ’ 90. Edhe drejtuesi i agjencisë së pasurive të patundshme, “Future Home” Fatjon Hysenbelli­u, parashikon se gjatë 2024, trendi i kërkesës për prona do të jetë i njëjtë si vitin e kaluar. “Kërkesa gjatë vitit 2024 pritet të jetë e njëjtë me atë të dy muajve të fundit, që ka një stacionim të investimev­e masive, siç ndodhi edhe në 6- mujorin e parë të vitit 2023”. Sipas tij, blerësit kryesorë do të mbeten emigrantët, ku avantazh kryesor do të jetë blerja e pronës për qëllime investimi. “Gjithmonë ata marrin çmim dhe asetet me pozicionet më të mira në çdo zonë, apo rezidence ku investohen”. Për çmimet e shitjes, drejtuesit e agjencive të pasurive të patundshme përsërisin se nuk pritet të ketë rritje. “Gjatë 2024 pritet që çmimet të qëndrojnë në këto nivele. Do të ketë një stacionim dhe duket sikur tregu i ka pranuar rritjet e fundit dhe do të operojë me këto vlera të paktën për pesë vitet e ardhshme. Por sipas ecurisë së tregut jam optimist në mënyrën sesi po zhvillohet Tirana, duke parë rritjen e turizmit dhe investimet nga të huajt”, nënvizon Fatjon Hysenbelli­u, nga “Future Home”. Jonian Antoni nga “Century 21 Albania”, thotë se në vitin 2024 pritet të ketë rritje të çmimeve të pronave në zonat bregdetare. “Çmimet e pasurive të paluajtshm­e kanë qenë stabël gjatë vitit 2023. Rritjet kryesore të çmimeve ndodhën në vitin 2022. Pas kësaj periudhe, tregu ka pasur kërkesë të lartë, por jo rritje çmimesh. Nga ana tjetër, tregu i bregdetit ka vijuar marshimin e tij, në këtë treg kemi pasur rritje të vazhdueshm­e si në 2022, në 2023 dhe gjithashtu presim rritje edhe në 2024”, pohon ai. Për vitin e kaluar, në Tiranë, pati shtrenjtim të çmimeve të apartament­eve në disa zona afër qendrës dhe periferisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania