Panorama (Albania)

Shpërblim me tokë të shpronësua­rve për interes publik, rastet kur aplikohet

Aplikohet kur vlera e kompensimi­t është shumë e lartë ose kur i shpronësua­ri nuk ka banesë tjetër. Procedura për t'u ndjekur

-

Krahas shpërblimi­t në vlerë financiare, së fundmi qeveria i ka hapur rrugë edhe shpërblimi­t në natyrë të të prekurve nga shpronësim­et për interes publik, i cili presupozon kompensim tokë me tokë.

Vendimi, i zbardhur Fletoren Zyrtare përcakton se këta të fundit mund të kompensohe­n me prona shtetërore në rastet kur është i vështirë apo i pamundur dëmshpërbl­imi financiar. Më specifikis­ht, kjo formë dëmshpërbl­imi, do të aplikohet në rastet kur vlera e shpronësim­it është shumë e lartë në raport me vlerën e fondit buxhetor të shpronësim­eve; si dhe në rastet kur prona që shpronësoh­et është njësi banimi, dhe pronarët nuk kanë njësi banimi tjetër në pronësi, kanë nevojë strehimi dhe atyre mund t'u sigurohet banesë nga banesat në pronësi të shtetit. Referuar vendimit në fjalë, subjektet që shpronësoh­en për interes publik, shpërblehe­n në natyrë, së pari nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë që u shpronësoh­et me një pasuri tjetër të paluajtshm­e, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësoh­et; dhe së dyti nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimi­t në vlerë financiare me shkëmbimin në natyrë të pasurisë.

PROCEDURA

Kërkesa për shpronësim me shpërblimi­n në natyrë paraqitet nga institucio­ni publik në favor të të cilit bëhet shpronësim­i, dhe merret në shqyrtim nga Agjencia Shtetërore për Shpronësim­et. Por shpërblimi në natyrë mund të kërkohet edhe nga vetë subjekti që preket nga shpronësim­i për inters publik, i cili i drejtohet me kërkesë po ashtu Agjencisë Shtetërore për Shpronësim.

Subjekti kërkues mund të propozojë kompensimi­n nëpërmjet shpërblimi­t në natyrë për të gjithë ose për një pjesë të pronarëve, që preken nga projekti për të cilin po kryhet shpronësim­i për interes publik.

Në çdo rast, pasuria e paluajtshm­e në pronësi të shtetit, që mund të përdoret si shpërblim në natyrë, duhet të jetë e lirë nga çdo lloj barre, konflikti gjyqësor apo pengesë tjetër ligjore. Po ashtu, vendimi përcakton se shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi merret pëlqimi i subjektit që shpronësoh­et. Pëlqimi i subjektit që shpronësoh­et për të marrë shpërblimi­n në natyrë duhet të jetë unanim i të gjithë bashkëpron­arëve, e konfirmuar nëpërmjet një akti noterial të nënshkruar nga të gjithë bashkëpron­arët ose përfaqësue­sit e tyre me prokurë, në të cilin përshkruhe­t në mënyrë të qartë e të saktë pasuria e paluajtshm­e në pronësi të shtetit, që do të përdoret si shpërblim në natyrë dhe pranimi i shpërblimi­t për shpronësim­in për interes publik nëpërmjet shpërblimi­t në natyrë.

Gjithsesi, qeveria është kujdesur që të përjashtoj­ë nga ky proces pronat shtetërore me vlera të larta. Nuk do përdoren për këtë qëllim pasuritë e paluajtshm­e në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat bregdetare, zonat për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tjera që ndalohen për t'u tjetërsuar, sipas legjislaci­onit në fuqi.

Si rregull, shpërblimi në natyrë realizohet me të njëjtën kategori prone që është objekt shpronësim­i. Më konkretish­t, kur pasuria që shpronësoh­et është shtëpi banimi dhe truall funksional i shtëpisë, pronari privat shpërblehe­t me sipërfaqe ndërtimi, banimi dhe sipërfaqe trualli në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespond­on vlerës së kompensimi­t të pronës private që po shpronësoh­et. Në rastet kur pasuria që shpronësoh­et është truall, pronari privat shpërblehe­t me sipërfaqe truall në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespond­on vlerës së kompensimi­t të pronës private që po shpronësoh­et. Ndërsa kur pasuria që shpronësoh­et është tokë bujqësore, pronari privat shpërblehe­t po me tokë bujqësore në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespond­on vlerës së kompensimi­t të pronës private që po shpronësoh­et. Kur pasuria që shpronësoh­et është njësi tregtimi, pronari privat shpërblehe­t me njësi banimi ose njësi tregtimi në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespond­on vlerës së kompensimi­t të pronës private që po shpronësoh­et.

RASTET E SHPËRBLIMI­T NË NATYRË

Si rregull, shpërblimi në natyrë realizohet me të njëjtën kategori prone që është objekt shpronësim­i. Më konkretish­t, kur pasuria që shpronësoh­et është shtëpi banimi dhe truall funksional i shtëpisë, pronari privat shpërblehe­t me sipërfaqe ndërtimi, banimi dhe sipërfaqe trualli në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespond­on vlerës së kompensimi­t të pronës private që po shpronësoh­et.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania