Panorama (Albania)

"BBV3" i tregon komentin e ish- burrit të saj ku e quante mashtruese, si reagoi Ledjona

I tha mashtruese dhe false, Ledjona tregon të vërtetën për ishbashkës­hortin: Si e merr guximin, nuk mendon për vajzën?

-

Ledjona ka spikatur në "BB VIP për tipin e saj e karakterin e fortë. E pyetur nga Romeo për ish- burrin ajo ka treguar se e ka xhan dhe ka marrëdhëni­e të mirë.

Në anën tjetër, ish- burri ka reaguar në disa komente, ku tregonte se nuk kishte parë vajzën dhe me Ledjonën nuk kishte marrëdhëni­e të mirë. Ditët e para në "Big brother vip", Ledjona i rrëfeu në një bisedë miqësore, Romeos rreth martesës së saj me ish- partnerin, marrëdheni­en që ka me të dhe vajzën e tyre. Ajo u shpreh se e bija ka marrëdhëni­e të mira me të atin dhe se takohen rreth disa herë në javë me njëri- tjetrin për shkak të largësisë. Mirëpo, ish- partneri i Ledjonës i mohoi publikisht këto fjalë të saj me anë të një komenti, ku shprehej se nuk ka komunikim fare me vajzën. Ky reagim iu tregua mbrëmë Lejdonës gjatë spektaklit "live", ndërsa ajo i mohoi të gjitha fjalët e ish- bashkëshor­tit. Ajo shtoi se mund të vërtetohen që vajza takohet me të atin dhe këtë mund ta vërtetojë vetë vajza, por edhe prindërit e tij. "Nuk kam çfarë them me këto që ka shkruar, sepse është vajza që nuk gënjen dhe janë edhe prindërit e tij. Asgjë çfarë shkruhet nga ato komente nuk është e vërtetë, sepse është vajza në mes dhe nuk dua të gënjej për vajzën. Ajo shkon në Korçë që takon gjyshërit nga ana e të atit dhe ka numra telefoni", tha ajo. Ledjona refuzoi të lexojë një letër që ish- bashkëshor­ti i saj i ka dërguar, sepse është vajza në mes dhe nuk do të lëndohet. Madje, shprehet se as arsyen e ndarjes nuk e ka treguar sepe mendon të bijën. "Mund ta pyesini vajzën në praninë e psikologes për t'ju treguar të vërtetën. Ledjon kujdes me vajzën se i përjeton shumë me këto komentet e të atit. Nuk e marr riskun të gënjej në publik dhe nuk e di si e mori guximin të shkruajë këto gjëra, ndërkohë që e di që do i lexojë vajza dhe për këtë gjë më vjen shumë keq", u shpreh Ledjona. Një nga shoqet e afërta të Ledjonës, pak para nisjes të "Prime"- it ka bërë me dije se sot do të lexohet një letër nga ish- burri për Ledjonën, ama sipas saj ajo letër është e mbushur me të pavërteta e për më tepër ajo akuzon partneren e ish- burrit që nuk e lejon të ketë marrëdhëni­e me vajzën. Burimet e "Kryefjala" na njoftojnë që letra është e mbushur plot me të paverteta dhe sajesa me qëllimin e vetëm, dëmtimin e saj. "Në momentin kur një lojë kthehet në luftë, dhe kur për më tepër në mes është një fëmijë, gjërat nuk mund të jenë më as shoë dhe as argëtim. Ne të afërm dhe miq të saj që e njohim të gjithë realitetin e këtij raporti, nuk mund të japim asnjë informacio­n për atë çfarë ka ndodhur mes tyre. Ajo është një e drejtë vetëm e Ledjonës. Ne vetëm mund të themi se ish- burri i saj është stilolapsi që e ka shkruajtur këtë letër denigruese. Dora që ka mbajtur këtë stilolaps është personi pranë tij, që ende sot pas shumë vitesh mundohet të shkatërroj­ë gjithçka në raportin e këtij burri me vajzën e tij. Dhe kur e bën këtë ndaj një femije, imagjinoni pak se sa mund ta kursejë Ledjonën", shkruan shoqja e Ledjonës në "Instagram".

Qëndrimi i opinionist­eve pas debatit mes Merit dhe Rozës

Vazhdon debati mes Meri Shehut dhe Roza Latit dhe faji i konfliktit të papritur mes tyre, mbetet ende "jetim". Einxhel Shkira, në rolin e saj si opinionist­e tha se dy banoret nuk i dhanë kohë mjaftueshë­m njëra- tjetrës, duke u sulmuar direkt, ndërsa Ori tha se skenari ishte i shëmtuar. "Është shumë herët për të qenë kaq keq. Unë mendoj që gjithçka që po ndodh, asnjëri nuk i ka dhënë kohë njeri tjetrit për të njohur limitet e gjithsecil­it. Unë kam pritur që të dyja të shkonin mirë me njëra tjetrën, kam parë Rozën qëparë që qeshi me një batutë të Merit. Të tilla të pjekje ka pasur janë marr në konotacion ' funny', nëse do ishte e rëndë do ishte i menjëhersh­ëm reagimi. Nëse kjo është mënyra jote, unë se paragjykoj, i mbetet banorëve të vendosin nëse e përballojn­ë apo jo. Kundërpërg­jigjja e Merit është ajo që më shqetëson pak. Meri më mirë të njiheni më njëra tjetrën sespa për shuplaka apo shkulje flokësh. Nuk keni shkuar për të ndarë prona", tha Einxhel Shkira. Kurse Ori Nebiaj u shpreh: "Më duket skenar i shëmtuar. Reagimi yt do shumë parapërgat­itje që të arrish te Oscar. Gjesti i Merit, dikush e merr për mirë apo për keq". Pas sqarimit, "Big Brother" vendosi që Meri të shkojë në televotim bashkë me banorët e tjerë që do dalin më pak të preferuar nga publiku sot.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania