Panorama (Albania)

"Të tjera plane bën, të tjera ndodhin", Drini Zeqo tregon pse la shtëpinë e "Big Brother"

-

Gazetari Drini Zeqo rrëfeu mes emocionesh arsyet e largimit të tij nga shtëpia e "Big Brother VIP" në mënyrë të papritur, pak ditë pas nisjes së spektaklit. Ai u rikthye mbrëmë në studion e "Big Brother" ku tregoi se një problem shëndetëso­r i motrës së tij, e detyroi të ndërpresë garën. Ndërsa e ka cilësuar si dashurinë më të madhe të jetës së tij, Drini tregoi se e motra vuan nga një problem i shëndetit mendor. "Në fakt, gara për mua filloi qëkur regjistrov­a klipin e parë prezantues. Ku njeriu nis një sfidë të re, gjithmonë ne njerëzit e TV, mendojmë për çfarë po e bëjmë këtë sfidë. Mendova që BBV ka një shtrirje të jashtëzako­nshme, do të njohin njerëzit në një formë tjetër dhe për aq sa të hecësh te kesh dhe një kauz. Dikush ka famën, dikush paranë, dikush ka fëmijën, në rastin tim kauza ishte motra. Kam shumë vite që jetoj në një familje, me motrën, është dashuria më e madhe në jetë. Dashuria nuk është as koha ndonjëherë, ne dashurojmë me gjithë qenien tonë duke qen pranë fizikisht. Mendova duke qenë pranë saj, sa mora vesh që kishte një shqetësim të shtuar, vendosa ta ndërpres menjëherë garën. Ajo vuan nga një problem i shëndetit mendor. Unë dua të them vetëm një gjë, më shumë se vet ata që janë të prekur nga shëndeti mendoj, kjo kauzë është për ata që qëndrojnë pranë njerëzve me probleme të shëndetit mendor. Nënës sime i është dashur të kujdeset dyfish për të. Na ndryshon aftësia për të bërë dikë të lumtur", tha Drini . Kujtojmë se lajmin si fillim është dhënë nga vëllai i madh, përmes një njoftimi, të cilin e lexoi aktori Julian Deda. Banorët reaguan menjëherë, ndërsa aktori Deda konfirmoi se nuk po gënjente dhe se Drinit iu desh që të largohej me urgjencë, duke lënë kështu garën për çmimin e madh. Drini Zeqo ishte banori i parë që hyri në shtëpinë e madhe të "Big Brother Vip 3". "Dua të ngjis te publiku dhe pse jo të fitoj. Të dy ndajmë një emocion televiziv, sepse të dy jemi persona ekrani, ajo që doja të nënvizoja është se unë kam, dyfish emocione, sepse rikthehem sërish në ' Top Channel'", tha Drini ditën që hyri në BBVIP.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania