Panorama (Albania)

Ia vranë gjyshin dhe babain, si u kthye Rugova në bërthamën e lëvizjes kundër sundimit komunist

LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes

-

Më 21 janar, mbushen 18 vjet nga vdekja e ish- presidenti­t të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut. Më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ibrahim Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë, më 1967. Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë. Gjatë vitit akademik 1976- 1977 qëndroi në Paris, në Ecole Pratique des Hautes Etudes, nën mbikëqyrje­n e profesor Roland Barthes- it, ku ndoqi interesime­t e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universite­tin e Prishtinës, më 1984. Në vitin 1996, doktor Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespond­ent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe revistën shkencore "Dituria" ( 1971- 72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën "Fjala". Mandej, për afro dy dekada, Rugova veprimtari­në shkencore e zhvilloi në Institutin Albanologj­ik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredakt­or i revistës "Gjurmime albanologj­ike" të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhj­etë. Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarë­ve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Si intelektua­l me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektua­le e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdr­ejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpuni­m me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK- ja përmbyllën kornizën ligjore për institucio­nalizimin e pavarësisë së Kosovës. Deklarata e Pavarësisë ( 2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i Kushtetutë­s së saj ( 7 shtator 1990), referendum­i popullor për pavarësinë dhe sovranitet­in e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëparti­ake për Kuvendin e Kosovës, më 24 maj 1992. Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Ai u rizgjodh në këtë post në zgjedhjet e mbajtura në mars 1998. Nën udhëheqjen e tij, LDKja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizu­ara ndërkombët­arisht në Kosovën e pasluftës në tetor 2000, si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. LDK fitoi edhe zgjedhjet nacionale më 2004. Doktor Ibrahim Rugova u zgjodh president i Kosovës në mars 2002 dhe u rizgjodh më 2004. Ai ndërroi jetë më 21 janar 2006 në Prishtinë dhe u varros në "Bregun e Diellit", me nde

"Rugova më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarë­ve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare kundër sundimit komunist serb dhe jugosllav në Kosovë. Si intelektua­l me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektua­le e politike, Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdr­ejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e tij, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes".

rimet më të mëdha të popullit të Kosovës. Në përvjetori­n e vdekjes më 21 janar 2007, presidenti Fatmir Sejdiu, dekoroi presidenti­n historik të Kosovës me Urdhrin "Hero i Kosovës", titulli më i lartë në vend që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë "vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës".

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania