Panorama (Albania)

Begaj: Rugova, modeli frymëzues për politikanë­t e Shqipërisë dhe Kosovës

-

Dje u përkujtua 18 vjetori i vdekjes së liderit historik dhe Presidenti­t të parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh se, "Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikani­t frymëzues për politikanë­t e Shqipërisë dhe Kosovës. Presidenti Rugova do të kujtohet përherë si intelektua­l dhe politikan i shquar, i cili në momentet më të vështira të shtetformi­mit të Kosovës zgjodhi qasjen demokratik­e e paqësore drejt pavarësisë, duke treguar kështu frymën liridashës­e dhe paqësore të popullit", deklaroi Begaj. Ibrahim Rugova ( 2 dhjetor 1944 - 21 janar 2006) ishte një politikan, studiues dhe shkrimtar shqiptar i Kosovës, i cili shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 deri në vdekjen e tij në vitin 2006. Ai mbikëqyri një luftë popullore për pavarësi, duke mbrojtur një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo- jugosllav dhe duke lobuar për mbështetje­n e SHBA- së dhe Evropës, veçanërish­t gjatë Luftës së

Kosovës. Duke patur si pikëmbësht­etje Shoqatën e Shkrimtarë­ve, ai ishte njëri ndër bashkëthem­eluesit e Lidhjes Demokratik­e të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratik­e mbarëpopul­lore, e cila u shndërrua në parti dhe filloi një fushatë paqësore kundër Serbisë. U zgjodh që në fillim kryetar i saj që nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri më 21 janar 2006, kur edhe ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare. Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo- jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA- të dhe Evropa, veçanërish­t gjatë Luftës së Kosovës. Ai theksoi fort trashëgimi­në e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandoris­ë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identiteti­n e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhëni­eve të ngushta me Perëndimin. Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur "Hero i Kosovës".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania