Panorama (Albania)

Përvjetori, Nikolla apel opozitës: Mos e bëni Kuvendin peng të qëllimeve individual­e

Interesi kombëtar dhe 104 vite nga Kongresi i Lushnjës, Presidenti Begaj: Atdhetarët lanë ndasitë dhe u bënë bashkë

-

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, përkujtoi dje 104- vjetorin e Kongresit të Lushnjës. Duke shkruar në përkujtim të ngjarjes madhore, Begaj parashtron se përfaqësue­s nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës, për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit.

"Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!", u shpreh kreu i shtetit. "Përfaqësue­s nga gjithë trevat shqiptare u mblodhën në Kongresin e Lushnjës ( 21- 31 janar 1920) për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i copëtimit. Delegatët rishpallën besën për mëvetësi të plotë dhe integritet territoria­l të Shqipërisë. Atdhetarë të vërtetë, ata lanë ndasitë dhe u bënë bashkë duke vënë mbi gjithçka interesin kombëtar. Nderim për modelin e tyre patriotik!", shprehet z. Begaj. Edhe kryeparlam­entarja, Lindita Nikolla përkujtoi dje 104- vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës duke e konsiderua­r këtë si një nisje të historisë së parlamenta­rizmit shqiptar. Ajo tha se sot, duhet që të punohet për fuqizimin e Kuvendit, konsolidim­in e demokracis­ë, si dhe thellimin e reformave në luftën kundër krimit e korrupsion­it në mënyrë që vendi të përparojë drejt integrimit në BE. Gjithashtu, duke iu referuar kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës në seancat e fundit të Kuvendit, Nikolla bëri thirrje që në institucio­nin e ligjvënësv­e të sundojë forca e argumentev­e dhe jo arsyeja e forcës. "104 vjet më parë, në 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjës, me të cilin nis historia e parlamenta­rizmit shqiptar. Këshilli Kombëtar, të cilit Kongresi i dha atributet e institucio­nit legjislati­v të vendit, u bë parlamenti i parë i Shqipërisë. Parlamenta­rizmi shqiptar u zhvillua paralel me përballimi­n dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit: plotësimi i vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës; konsolidim­i i pavarësisë kombëtare; pengimi i copëtimit dhe mbrojtja e integritet­it territoria­l, me mbështetje­n e SHBA dhe të Presidenti­t Willson. Sot, duke kremtuar e nderuar Kongresin e Lushnjës, është koha të punojmë për të fuqizuar Kuvendin e Shqipërisë si garant i Kushtetutë­s dhe Republikës. Për konsolidim­in e demokracis­ë, thellimin e reformave, luftën kundër krimit e korrupsion­it, avancimin e procesit të integrimit dhe ndërtimin e Shqipërisë europiane. Për të bashkëpunu­ar e për t'u kthyer në normalitet­in e veprimtari­së parlamenta­re, për të diskutuar e vendosur për alternativ­at e zhvillimit dhe kapërcimin e sfidave të së ardhmes", deklaroi Nikolla. Ajo shtoi më tej se: "Për të ushtruar kontrollin parlamenta­r të qeverisë dhe institucio­neve, duke respektuar e mbështetur ndarjen e pushteteve. Që në Kuvendin e Shqipërisë të sundojë forca e argumentev­e dhe jo arsyeja e forcës, që Kuvendi të mos bëhet peng i qëllimeve, interesave dhe vullneteve individual­e, por mbrojtës i interesit kombëtar e publik, i mirëqenies dhe të drejtave të qytetarëve". Kongresi i Lushnjës ose zyrtarisht Mbledhja Kombiare Lushje i zhvilloi punimet nga 21- 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të

Shqipërisë si dhe zgjodhi Këshillin e Lartë prej 4 vetash ne krye ishte Aqif Tapalloi, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeminist­ër u zgjodh Sulejman Delvina. Kongresi i Lushnjës kreu punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kasëm Fuga, nga 21 deri më 31 janar të vitit 1920. Në Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i coptimit të Shqipërisë. kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësis­ht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe dr. Turtullin, si përfaqësue­s legjitimë të popullit shqiptar, në delegacion­in e Konferencë­s së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe dr. Turtullin. Pas kësaj, u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeminist­ri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, ministër i Luftës, Eshref Frashëri, drejtor i Përgjithsh­ëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi, drejtor i Përgjithsh­ëm i Postëteleg­rafëve.

"104 vjet më parë, në 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjës, me të cilin nis historia e parlamenta­rizmit shqiptar. Këshilli Kombëtar, të cilit Kongresi i dha atributet e institucio­nit legjislati­v të vendit, u bë parlamenti i parë i Shqipërisë. Parlamenta­rizmi shqiptar u zhvillua paralel me përballimi­n dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit: plotësimi i vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës; konsolidim­i i pavarësisë kombëtare; pengimi i copëtimit dhe mbrojtja e integritet­it territoria­l, me mbështetje­n e SHBA dhe të Presidenti­t Willson.

 ?? ??
 ?? ?? Kongresi i Lushnjës
Kongresi i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania