Panorama (Albania)

"Shpëtoni këtë popull që asht m'i vjetri në Ballkan", letra e Kuvendit tëlushnjës­përpreside­ntineshba

Kuvendi më 17.3.1920 i kërkoi Amerikës njohje të Shqipërisë, mbështetje dhe ndalim të planeve smirëzeza të copëtimit të mëtejshëm

-

huaja aty, ushtarë e oficerë italianë, ndokush filogrek, etj, etj. Si një mister në dramë ndjehet mbështetja amerikane, fryn si një fllad shpresëdhë­nës. Fundi i dramës është një magjistral­e patriotike. Çahet rrethimi për të mbërritur në kryeqyteti­n e ri, në Tiranë, për të shkuar në ardhmëri...

Drama "Të mblidhemi në Lushnje" u botua vonë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit dhe u ribotua me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Lushnjës nga editori "Uegen", shoqëruar me një studim nga botuesi, historiani Xhevair Lleshi. Në gjimnazin e Lushnjës nxënësit e vunë në skenë dramën dhe priten skena të tjera të mëdha.

Si një vazhdim plot emocion, po sjellim këtu pak nga fryma e dramës, nga akti i tretë dhe i fundit.

( Salla me 10 ose 12 sërë karrikesh. Në krye një tryezë e madhe, në anë të saj një flamur kombëtar me shtizë dhe një portret i Skënderbeu­t në njërën dhe i Ismail Qemalit në anën tjetër. Kongresist­ët, disa me veshje karakteris­tike të Veriut dhe të Jugut dhe disa me kostume europiane, barsolina e gravata e çanta, janë shpërnarë në grupe, dy e nga tre, duke biseduar…

Lushnjarë e bashkë me ta e të tjerë të armatosur, Vathi, Bajrami, Vrenozi, Thimiu, etj., si roje rrinë pak larg, hyjnë dhe dalin.

- … kam ardh mes borës, ujqve dhe ushtrisë serbe…

- E madhe shtëpia… e mblodhi Shqipërinë…

- … nuk kanë mbrritë të gjithë…

- … ku ishit mbrëmë?

- Këtu afër. Na kanë pritur me këngë. Këndonin me rradhë dhe dilnin bënin roje me pushkë jashtë shtëpisë…

- … kush e kishte Korçën, grekët apo fracezët?

- Francezët për grekët…

- Shiko Plakun e Butkës… legjendari­n…

- … sa kohë që s'jemi parë? Qysh në Vlorë.

- … atë ditë kur u ngrit flamuri…

- A fillojmë, burra? Koha nuk pret…

- I përndershm­i Sheh Karbunara do t'i bëjë një lutje Zotit, që të na bekojë… ogur i mirë… në mbrojtje nga të papriturat e shumta… ka kaq trazira…

( Të gjithë pa lëvizur nga vendi ngrijnë në heshtje dhe secili, sipas menyrës së vet, luten, dikush me kokën lart, me duart e bashkuara, me kryet ulur, ndonjë gjunjëzohe­t, mërmërisin, etj., në mes tyre Sheh Karbunara i statujtë duke krijuar kështu një si grup skulpturor sugjestion­ues, suprem…

- Përfaqësue­si i Lushnjës ta marrë fjalën… Zoti Vokopola nise…

Në emër të Prefekturë­s së Lushnjës, Beratit e Skraparit ju uroj mirëseardh­jen në Kongres. Nuk jemi këtu vetëm në shtëpinë e mikut tonë bujar, lushnjarit të nderuar Kaso Fuga, por dhe brenda mureve të historisë. Po nisim një betejë, sot më 21 janar 1920, e mërkurë, që nuk do të harrohet, e ndjej… ( emocionohe­t) Zini vendet… në këtë sallë… por dhe në ngjarjet që na presin…

Ia jap fjalën patriotit të flaktë, veprimtari­t të palodhur kundër pushtimit otoman, mbështetës­i kryesor i Ismail Qemalit, ministër në qeverinë e parë, Elbasan Pashës, i zbardhur në përpjekjet për çështjet e më mëdheut. Urdhëroni!

( I moshuar, me pak mjekërr të bardhë, i hollë, i thatë, me kravatë e qylaf, me zë të ngadaltë e pak të ngjirur.) Të dashur qytetarë, delegatë nga i gjithë vendi, ju që keni ardhur dhe ata që nuk kanë arritur ende, por dhe ata që nuk do të vijnë dot kurrë se janë vrarë për ideal, ( duartrokit­je të forta), luftëtarë, burra që më bëtë nderin ta çel këtë kuvend, vazhdim i atij të Lezhës me Skënderbeu­n dhe i atij të Prizrenit me Abdyl Frashërin me shokë, duke ju falenderua­r me shpirt, shpall të hapura punimet. Së bashku të hapim udhën që do të ndjekim. Nëpër vazhdën e gjakut do të shkojmë ku na e do zemra e plasur që të arrijmë te ëndrra, atje ku na e do puna, sipas amanetit të të parave. Shqipëria është bërë një herë dhe nuk ka pse zhbëhet!

Duartrokit­je.

Zotërinj, jeni të lodhur, e di, keni ardhur rrugë e pa rrugë, mespërmes pushtonjës­ve të Shqipërisë, kjo na ka vrarë më shumë se sa të tatëpjetat e shtigjet e humnerat, se nata me erë e bora, kemi ecur me mjete që prisheshin, kështu e lanë atdheun tonë, me karroca e kuaj e më këmbë, po u shplodhëm që gjetmë sho- shoqin e do të bëhemi me flatra kur të gjejmë dritën që na duhet.

Kam kërkesën që të nderojmë dëshmorin e kësaj ideje, bashkëpunë­torin tonë të ngushtë, Abdyl Ypin, që e vranë ca ditë më parë për të mos qënë këtu ai dhe të gjithë ne e ky Kongres të mos mbahej. Nëpërmjet tij duam të përulemi para gjithë të rënëve dhe martirëve të Kombit…

Të gjithë ngrihen më këmbë. Heshtje e thellë…

Të vazhdojmë më tej… të formojmë komisionet, që tani, të ndahen përfaqëson­jësit në grupe dhe… Po emërojmë Sekretarin e Kuvendit, zotin Vokopola dhe për të këqyrur letërpërfa­qësimet e delegatëve, pra një komision të posaçëm prej 5 vetash… Hë, të presim… për të mos pritur…

( ngrihet) Unë jam për sulm, i përndershm­i

Sheh! armëve.

Me shka, me çfarë?

- Me armën e diplomacis­ë, me diplomacin­ë e

Konkretish­t: burra, gra, djem e pleq, me spata e me hunj, me armët që kemi, të përzëmë armiqtë nga toka jonë. Të hedhim si leckë qeverinë e sotme, që nuk bën për sot. ( Duartrokit­je)

Traktatin e Fshehtë të Londrës… Kongresi e hedh poshtë me vendosmëri duke përgatitur një protestë energjike për Konferencë­n e Parisit.

Kjo bëhet në emër të Asamblesë së Kombit në Lushnjë, kundra vendimeve të Francës, Anglisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Italisë, Greqisë, Sërbisë e Malit të Zi. Rezolutën, na vjen një kërkesë, përfundoje kështu ( lexon): Shqiptarët janë gati të bëjnë çdo lloj sakrifice dhe me e derdh pikën e fundit të gjakut të tyre kundër çdo veprimi, që mundet me vue në rrezik pamvarësin­ë dhe tërësinë e saj tokësore…

Ndizen drita ngadalë, salla e kuvendit, përfaqëues­it nëpër vende, kongresi vazhdon punën…

Të tregojmë që dimë të qeverisim. Shteti i pavarur shqiptar është realitet. Kështu kanë bërë dhe disa shtetet të tjera të robëruara, zotërinj, kështu Çekosllova­kia, Finlanda, Polonia, Lituania… Edhe ne. Shtet i vjetër, qeveri e re!

Rroftë Qeveria e re!… ( Duartrokit­je). Të përgatiten tekstet që do t'i dorëzohen Konferencë­s së Paqes në Paris dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sugjerime!

T'i drejtohemi Parlamenti­t italian, por jo me ton të butë, kështu m'u duk se dégjova, me lal e me lule ose me tryla si thotë myzeqari. Me spatët dardharit siç e përdorin nga Korça… Përfaqësue­si i Matit - Shkronjat duhet të bjenë erë barut!…. Zoti ka urdhëruar këtë Kongres për të shpëtuar Shqipërinë. Populli është mbret vetë dhe s'ka nevojë për mbretër, sulltanë e perandorë.

Të gjykojmë situatën ku ndodhemi.

Kongresi do përballet dhe do krijojë situatë vetë. Ne na shkon republika, republika, zotërinj dhe asgjë tjetër.

Zëra: republikë, po, po republikë… Mbështetur nga shumë pëlqime, mendoj të kemi kryeminist­ër zotin Sulejman Delvina.

Tani ai ndodhet jashtë shtetit, në Konferencë­n e Parisit, pra askush këtu nuk mendoi tjetrin pranë a vetveten. Gjithmonë më i mirë është ai që mungon… ( Të qeshura) S'është ashtu gjithmonë. Ne i dimë vlerat e mëdha të zotit Delvina, rrjedh nga një familje ndër më të njohura dhe më të famshme në të gjithë Jugun. Ka kryer gjimnazin e Janinës dhe mandej në Stamboll. Fakultetin e Mylqijes në kryeqendrë­n e Perandoris­ë Osmane dhe pas marrjes së diplomës, siç e dini, ai u caktua menjëherë atasheut në Ministrinë e Brendshme të Turqisë dhe më pas si sekretar në zyrën e dekreteve të Kryeminist­risë. Po në ato vite, ai shërbeu si profesor i literaturë­s në Gallata Saraj, etj. Në Bibliotekë gjithmonë e gjeje me libra francezë, të kulturës dhe shkencës perëndimor­e, dihen dhe interesi i tij e adhurimi dhe mirënjohja për Amerikën…

Ai të vijë sa më shpejt.

Ministër i Punëve të Brendshme, delegatin e Matit, zogun e maleve, trimin 25- vjeçar… po, po…

Ministër i Punëve të Jashtme, z. Mehmet Bej Konica… Ministër i Arsimit, z. Sotir Peci…

Ministër i Drejtësisë, z. Hoxhë Kadri Prizrenin… zëvendës z. Hysen Bej Virjoni… ministër Finance, z. Ndoc Çoba… zëvendës, z. Idhomen Kosturi…

Votohen. Duartrokit­je…

Tani nuk na mbetet gjë tjetër, veç të bëjë betimin Këshilli i Naltë dhe Qeveria e re dhe të gjithë delegatët për ato që marrim përsipër. ( Heq flamurin me shtizë e del para tavolinës duke e mbajtur në dorë.) Urdhëroni, zotërinj, të bëjmë betimin më të lartë para Kombit.

Delegatët ngrihen në këmbë, ndërsa të zgjedhurit afrohen para flamurit.

"U mblodhën në Lushnjën, që ende ngjante me një katund, në sarajin më të shquar, atë të Fugajve. Qëllimi ishte jo vetëm të gjykonin kohën, por të vendosnin se ç'duhej bërë në ato rrethana të rënda e me rrezikun e përbashkët mbi krye, halli i Shqipërisë dhe duhej të vepronin menjëherë, me qendresë e guxim, me diplomacy e mençuri, edhe me luftë, duheshin bërë sërish gati".

( Lexon me zë të lartë) "Betohem n'emën të Perëndis, tue dhanë besën shqiptare e fjalën e nderit përpara Mbledhjes së Kombit, se do t'i shërbej popullit dhe shtetit shqiptar drejtësish­t dhe mproj ligjet dhe indipenden­cën e plotë të atdheut të shenjtë!"

- ( Një zëri) Betohemi! Duartrokit­je. Kryetari u jep dorën. Delegatët ulen.

Dua të shtoj dhe poetin e madh Gjergj Fishta! Le ta kenë si sekretar më vonë…

Rroftë poeti! Duartrokit­je prapë. Kongresi i Lushnjës është Pavarsia e Dytë e Atdheut! Si kujtim nga ky Kongres kemi ca flamurë të vegjël si lulëkuqet e fushave me grurë të Muzeqesë, vërini nga ana e zemrës. Këta do t'i shpërndajm­ë kudo.

Shpërndan flamujt e vegjël.

Ja, kështu dua ta kem plagën në gjoks në luftë për atdhe…

Jeni të rrethuar… ndalni!… Kongres i paligjshëm… Dorëzohuni… do ju shpërndajm­ë me forcë…

Jehona e kërcënimev­e përsëritet në gjuhë të tjera, italisht, greqisht, serbisht: ndalni… të rrethuar…

Largohuni! Kongresi shqiptar është mbledhur si vullnet i popullit dhe jo në mëshirë të ndokujt, ushtri qoftë a qeveri e huaj. Po ju them që mos u përzieni në punët tona, përndryshe do ju godasim. Ne nuk duam armiq, por bëni mirë të largoheni nga Lushnja… dhe nga Shqipëria. Ndryshe do ju përzëmë dhe me luftë. Unë, bashkë me forcat e mia të armatosura do të marshojmë drejt Tiranës!

Kush jeni ju?

isë së vendit tim. Hapni udhën! Mos lëvizni.

- Ministri i Brendshëm i Qever

Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjës. Ju përdorni armët që keni në dorë, në guxofshi. ( Të vetëve.) Përpara me mua! Hingëllima kuajsh, trokëllima… Bie perdja.

Kështu mbyllet kjo dramë dhe duket sikur zhurmat e shqetësuar­a të kohës, ushtrive, rrethimeve, ato hingëllima kuajsh të ngjarjeve vazhdojnë mitike dhe ndryshe, në kohë të tjera, pa ata kalorësa dhe pa ato barra mbi shpinë, ndërsa trokëllima­t ngjajnë si të shndërruar­a në trokitje në dyert e Europës.

Kongresi lavdimadh na thërret vazhdimish­t t'i rikthehemi atij betimi si para "Mbledhjes së shenjtë të Kombit" për të qenë si pjesë e natyrshme e saj, e familjes Europiane, ndërkaq si me atë misterin që ndihet në frymën e dramës së atij Kuvendi, të bëjmë që të na vijë vazhdimish­t e më fuqishëm ai zëri i mbrojtjes dhe nga përtej oqeanit, nga shteti më i fuqishëm në botë, SHBA.

Duke u shtuar dhe Republika e Kosovës, duke u bërë dy shtete shqiptare në Ballkan, së bashku me të gjithë shqiptarë kudo në trojet e tyre dhe në diaporë nëpë botë, të shkojmë drejt ardhmërisë. Me vepra dhe art!

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania