Panorama (Albania)

Arratiset Liverpuli, Klop: Ne jemi aty

Skuadra e Iraolës reziston një pjesë, shkëputen "reds"- at

-

Pesë fitore radhazi në të gjitha kompeticio­net për Liverpulin, të cilat konsolidoj­në edhe vendin e parë në Premier Ligë pas suksesit me "poker" në transfertë­n me Bornmëthin.

"Reds"- at mposhtin Bornmëthin 4- 0 në "Vitality Stadium", për herë të nëntë në 10 përballjet në kampionat, por forcën e vërtetë skuadra e Jyrgen Klopit e tregon në pjesën e dytë, ku arriti të shënonte katër herë në portën e Netos. Sepse deri në minutën e 49- të, skuadra e Andoni Iraolës kishte rezistuar dhe do të ishte një gol i Darvin Nunjezit pas katër minutash lojë pas kthimit nga pushimi, ai që do të zhbllokont­e rezultatin. Dhe në 20 minutat e fundit, miqtë do ta zgjeronin suksesin e tyre, këtë herë me Diogo Zhotën protagonis­t, i cili pasi shërbeu golin e parë për sulmuesin uruguaian, shënoi dy herë në harkun e nëntë minutave, fillimisht pas shërbimit të Gakposë dhe më pas me një asist të Bredlit. Në shtesë, edhe Darvin Nunjez do të firmoste dopietën personale dhe e ngjitur Liverpulin në kuotën e 48 pikëve, pesë më shumë se Mançester Siti.

JYRGEN KLOP

Trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, vlerësoi rivalët e vështirë të Bornmëthit, ndërsa i gëzohet shkëputjes + 5 pikë në krye, nga Mançester Siti, Arsenali dhe Aston Vila: "Andoni Iraola pati një nisje shumë të vështirë të karrierës te Bornmëthi, por ata e kanë përmbysur situatën. Ky është menaxhim i vërtetë. Ata kanë një përzierje shumë të mirë, luajnë futboll dhe e përdorin Solanken në një mënyrë të shkëlqyer. Mënyra sesi mbrojnë është shumë kompakte. Ata kanë respektin tim. Por djemve tanë u pëlqen të luajnë në transfertë. Ata e dashurojnë futbollin më tepër. Ne vijmë pas një pushimi dhe tani mund të luajmë deri në fund të sezonit. Jemi pesë pikë përpara, por që mund të shkojë përsëri në dy, duke qenë se Mançester Siti ka një ndeshje më pak. Kampionati do të jetë i hapur deri në fund. Rëndësi ka që të jemi atje deri në fund".

Çelsi është i gatshëm të lejojë që Armando Broja të largohet me një marrëveshj­e të ëmbël këtë muaj, ndërsa rivalët e Premier Ligës synojnë transferim­in e sulmuesit shqiptar në merkaton e janarit. Tod Bohli dhe shefat e merkatos së bluve janë të përgatitur për të lejuar edhe huazimin e sulmuesin të Kombëtares shqiptare, për aq kohë sa përfshihet edhe klauzola e shitjes së tij, për 35 milionë paund në verë, raporton "Sun Sport". Çelsi është i gatshëm të ndihmojë palët e interesuar­a që mund të kenë probleme me "Fair Play- in Financiar" për të kryer transferim­in e 22- vjeçarit që këtë muaj. Për shërbimet e Brojës interesohe­n klubet londineze të Uest Hemit dhe Fulhamit, ndërsa atyre u është bashkuar edhe Uolvesi gjatë ditëve të fundit.

Shumë klube të Premier Ligës po e shohin këtë merkato shumë të vështirë për shkak të kufizimeve financiare. Prandaj, një huazim me detyrim blerjeje për 35 milionë paund në fund të sezonit i shkon për shtat Çelsit. Blutë bënë një marrëveshj­e të ngjashme me Njukasëlli­n kur dërguan Ljuis Hollin te "qymyrxhinj­të" në huazim, me synimin për ta shitur në verë.

Formula - Njukasëlli ra dakord për një çmim prej 28 milionë paundësh, me 7 milionë të tjera në formë bonusi, për 19- vjeçarin, në gusht. Aktualisht Njukasëlli po has probleme me rregullat financiare dhe e ka të vështirë të shtojë radhët e skuadrës këtë janar. Edi Hau dëshironte të firmoste me Kalvin Filipsin e Mançester Sitit në formë huazimi, por një çmim prej 7 milionë paundësh thuhet se i ka frenuar ata. Broja ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha kompeticio­net këtë sezon, në të cilat ka shënuar dy gola. Përveç dy rivalëve të Çelsit,

Fulhamit dhe Uest Hemit, ai ka përfunduar edhe në radarin e Uolvesit, pasi "ujqërit" humbën shërbimet e Fabio Silvës dhe Sasha Kalajxhiçi­t, të cilët u larguan në formë huazimi. Ndërkohë që te Fulhami po përflitet për të një largim të Rodrigo Munizit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania