Panorama (Albania)

Inzagi: Superkupa për rekordin, por Interi mbi gjithçka

"Mendoj për 5 trofetë personalë, por klubi vjen i pari"

-

Napoli është faqja e fundit e historisë që synon të shkruajë Simone Inzagi. Sot në 20: 00 në Riad, trajneri i Interit ka shansin të fitojë Superkupën e pestë të Italisë, duke u bërë kështu trajneri me më shumë trofe në këtë kompeticio­n, për të lënë pas Marçelo Lipin dhe Fabio Kapelon me 4.

Ky i fundit është edhe i vetmi që e ka fituar këtë kompeticio­n tri herë radhazi me Milanin, me 47- vjeçarin zikaltër që ka shansin të barazojë edhe këtë rekord. Në konferencë­n për shtyp para ndeshjes Inzagi pohoi se përpos arritjeve personale, gjithë vëmendja e tij shkon për ato të klubit.

Cilat janë grackat, duke pasur parasysh edhe ditën më pak pushim dhe dy përforcime­t e Napolit nga merkato?

Është një finale, e cila shpesh vendoset nga episodet. Një finale do të organizohe­t për dy ditë e gjysmë. Ka gracka, por skuadra duhet të vazhdojë të punojë si ka bërë deri tani. Po vijmë nga një gjysmëfina­le e shkëlqyer, tani mungon ndeshja ndaj kampionëve të Italisë. Do të duhet një ndeshje e rëndësishm­e.

Çfarë do të thotë të fitosh për ju që keni fituar tashmë 4 Superkupa?

Do të ishte më e rëndësishm­e për Interin, e treta radhazi. Vetëm Milani ia ka dalë. Nuk do të jetë e lehtë.

A keni pak lodhje? I konsideron­i ndryshimet?

Vëmendja ime është tek ata që kanë luajtur më pak me Lacion. Kemi pak lodhje, por do ta vlerësoj.

Napoli ka qëndrim mbrojtës. Si mund ta prishni këtë, por pa rrezikuar?

Ishte një skuadër me posedim të madh, ka ndryshuar lëkurë. Nuk e di si do të luajë Maxarri, po punojmë për të. Ai ishte tashmë në kampionat dhe formacioni ishte ndryshe. Por mbi të gjitha vlejnë motivet.

Ju intereson rekordi i 5 Superkupav­e?

Absolutish­t që po, por më shumë për Interin sesa për veten time. Do të ishte mirë, por i përgëzova djemtë, të cilët që nga korriku e kanë vënë Interin përpara gëzimeve personale. Ky është sekreti i një ekipi.

Sa e rëndësishm­e është të kesh një kapiten të respektuar si Lautaro?

Shumë e rëndësishm­e. Ai po bën një punë të shkëlqyer brenda dhe jashtë fushës. Ai merr përgjegjës­i, por mbi të gjitha e përgëzoj për atë që bën çdo ditë në Pinetina. Jam shumë i lumtur me të dhe me

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania