Panorama (Albania)

Maxarri: Jemi ne kampionët e Italisë...

-

Valter Maxarrit do i duhet të ndalë një Inter që duket i pathyeshëm në finalen e Superkupës së Italisë, por trajneri i Napolit ka dashur edhe një herë t'u kujtojë të gjithëve që ekipi i tij është ai që ka mbërritur në Riad si kampion i Italisë. "Kjo do të jetë hera ime e dytë që do të luftoj për këtë trofe dhe shpresoj që ta ngre. Do të ndeshim një Inter në formë fantastike në të gjithë drejtimet, është ndoshta momenti më i mirë për ta. Të firmos për barazimin? Nuk e bëj diçka të tillë. Nuk duhet të harroni që po stërvit një ekip që është kampion Italie dhe do të jetë i tillë deri në shpalljen e të riut" u shpreh trajneri i Napolit.

të gjithë grupin.

A është më e rëndësishm­e puna psikologji­ke apo taktike? A ekziston rreziku të lavdëroni veten shumë? Napoli godet me kundërsulm­e...

Distancat janë shumë të rëndësishm­e, veçanërish­t në futbollin e sotëm. Ne duhet të përpiqemi të rikuperojm­ë energjinë fizike dhe mendore, pastaj duhet punë taktike sepse të gjithë përpiqemi t'i japim ekipit mjetet për t'i bërë lojtarët të performojn­ë në maksimum.

A shërben kjo ndeshje

edhe si mesazh për kampionati­n?

Do të ishte një shenjë e shkëlqyesh­me, por ne po fokusohemi vetëm te trofeu. Do të ketë një finale të madhe për të fituar. Kampionati do të jetë shumë emocionues me disa skuadra që përpiqen të fitojnë.

A dini diçka për hipizmin? Çfarë kali është Interi?

Unë nuk di asgjë për garat me kuaj, unë di për Interin dhe futbollin. Ajo që bëja si fëmijë ishte vetëm të luaja futboll dhe ende më pëlqen ta bëj sot edhe nëse kam vështirësi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania