Panorama (Albania)

Trofeu i parë si kapiten, Lautaro: Të mbrojmë fronin

-

Lautaro Martinez ka shansin të ngrejë sot trofeun e tij të parë si kapiten i Interit. Argjentina­si ka qenë vendimtar në ecurinë e deritanish­me të sezonit zikaltër dhe do të synojë të jetë i tillë edhe në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit. I pranishëm në konferencë­n për shtyp krah trajnerit Inzagi, kapiteni kërkoi përqendrim­in absolut te mbrëmja e sotme, duke u përpjekur të lërë mënjanë Juventusin dhe garën për titull.

Në derbi, kundër Napolit dhe kundër Lacios fituat pa golin tuaj. A tregon se ju mund të fitoni si ekip dhe të shënoni kundër të gjithëve?

Gjithmonë them se nuk është e rëndësishm­e kush shënon, por zhvillimi i një ndeshjeje si ajo e herës së fundit, e cila ishte e shkëlqyer nga të gjithë. E rëndësishm­e është të vazhdojmë në rrugën që jemi me trajnerin, një rrugë e nivelit të lartë. Kemi një ndeshje të rëndësishm­e për të luajtur kundër një kundërshta­ri të denjë, duhet të rikuperojm­ë energjitë dhe të luajmë një ndeshje të madhe.

Çalha ka thënë se është ndër 5 regjisorët më të mirë në botë. A është e njëjta gjë për ju?

Unë përpiqem të punoj çdo ditë për t'u përmirësua­r, për të ndihmuar shokët e mi, për të bërë tifozët të lumtur, për të arritur qëllime me këtë klub të madh. Ndihem në një nivel të lartë, jam duke punuar shumë, por nuk më takon mua të them se në çfarë niveli jam.

Cili mund të jetë rreziku tani?

Ne duhet të mendojmë gjithmonë për ndeshjen që kemi përpara. Nga këtu deri në fund do të jetë e vështirë sepse kemi ndeshje të rëndësishm­e përpara, por të gjithë

A po mendoni për Juventusin?

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania