Panorama (Albania)

PE: Në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe opozita

“Komisionet hetimore u miratuan pa konsensus”, Brukseli: Të përdoren për të forcuar llogaridhë­nien dhe qeverisjen demokratik­e

- VALENTINA MADANI

Parlamenti Evropian miratoi dje projektrez­olutën për Shqipërinë, duke bërë thirrje që në Reformën Zgjedhore të përfshihet e gjithë opozita.

Sa u takon komisionev­e parlamenta­re hetimore theksohet se ndryshimet u miratuan pa konsensus, ndërsa thuhet se duhet të përdoren për të forcuar llogaridhë­nien dhe qeverisjen demokratik­e. “Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të parlamenti­t, duke theksuar nevojën për komisione hetimore. Evidentohe­t se ligji i ri për komisionet hetimore parlamenta­re u miratua pa konsensus. Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrje­s duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhë­nien dhe qeverisjen demokratik­e në Shqipëri”, - thuhet ne raport. Komisioni i Stabilizim- Asociimit në Parlamenti­n Europian shprehu dje keqardhjen që pavarësish­t krijimit të komitetit ad hoc për Reformën Zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandim­eve të pazgjidhur­a të OSBE/ ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Në këtë mbledhje u trajtuan çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, politikat e zhvillimit ekonomi, media, shoqëria civile, rinia dhe marrëdhëni­et e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpuni­mit rajonal. PE në këtë mbledhje ka miratuar rekomandim­et për projektrez­olutën për Shqipërinë, ku kërkohet që në Reformën Zgjedhore të përfshihet edhe opozita dhe po ashtu komisionet hetimore të përdoren për të rritur llogaridhë­nien. Komiteti i stabilizim- asocimit BE- Shqipëri në Bruksel mblodhi dje tryezën e parë parlamenta­re, ku mazhoranca dhe opozita diskutuan pa i penguar njëritjetr­it fjalën e për më tepër, të dyja palët miratuan me konsensus deklaratën finale të këtij komiteti. PS- ja miratoi të gjitha kërkesat e demokratëv­e për të futur tek rekomandim­et shqetësime­t e opozitës për Reformën Zgjedhore dhe komisionet hetimore dhe në emër të

qeverisë shqiptare ministri për Punët e Jashtme dhe Evropën, Igli Hasani, theksoi se integrimi mbetet prioritet për Tiranën zyrtare. “Qeveria dhe qytetarët e Shqipërisë presin të hedhin hapin tjetër

në procesin e integrimit, duke hapur negociatat për kapitujt themelorë pa vonesa të mëtejshme në fillimin e vitit 2024”, - tha ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Por dy deputetët e opozitës në

këtë takim, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi folën me shqetësim për kontrollin e ekzekutivi­t mbi gjyqësorin, si dhe mohimin e të drejtave kushtetues­e të kësaj të fundit për komisionet hetimore.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania