Panorama (Albania)

PD, Agalliu: Të nisë puna për Reformën Zgjedhore dhe komisionet

-

Deputeti i PD- së, Arbi Agalliu, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e djeshme në Parlamenti­n Europian në Bruksel, ka reaguar duke u shprehur se PD- ja përshëndet qëndrimin në rezolutën e miratuar lidhur me Reformën Zgjedhore dhe komisionet. Ai shton se PD- ja është e hapur për të dëgjuar dhe diskutuar me përfaqësue­sit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në mënyrë që të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme. Agalliu thekson faktin se tashmë alibitë kanë rënë dhe duhet menjëherë që të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të gjithë frontit opozitar. “Interesat personale të disa individëve që po mundohen ta bllokojnë duhet të marrin fund dhe siç thekson edhe rezoluta, të nisë puna pa humbur kohë. Anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore, pjesë e të cilit janë të gjitha flukset e përfaqësua­ra në parlament, duhet të ndalin bllokimin dhe të paraqesin propozimet e tyre, ashtu siç ka bërë PD- ja, që ka propozuar aktualisht lista të hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore. Votim dhe numërim elektronik, votën e diasporës. Ashtu siç edhe e ka deklaruar përfaqësue­si i saj në bashkëdrej­timin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, PD është e hapur për të dëgjuar dhe diskutuar me përfaqësue­sit e opozitës për idetë dhe propozimet e tyre, në mënyrë që siç thotë raporti, të kemi një reformë që mundëson zgjedhje të lira e të ndershme. Tashmë që alibitë kanë rënë, duhet menjëherë dhe pa humbur kohë të nisë puna me një përpjekje të bashkuar të të gjithë faktorit opozitar për Reformën Zgjedhore”, - tha Agalliu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania