Panorama (Albania)

“Parlamenti, jofunksion­al”, Bardhi në PE: PS bllokoi komisionet dhe “Zgjedhoren”

“Nuk kemi parë dorë të shtrirë nga mazhoranca, por vetëm arrogancë” Debate Shqipëri- Greqi në Komitetin Parlamenta­r të PE, ministri Hasani: “Beleri” nuk është çështje europiane, por i përket drejtësisë

- VALENTINA MADANI

Komiteti i stabilizim- asocimit BE- Shqipëri në Bruksel mblodhi dje tryezën e parë parlamenta­re, ku mazhoranca dhe opozita diskutuan pa ia penguar njëritjetr­it fjalën e për më tepër të dyja palët miratuan me konsensus deklaratën finale të këtij komiteti.

Por opozita e njohu Parlamenti­n Europian me shqetësime­t e saj lidhur me bllokimin e reformave dhe hetimin parlamenta­r. Në emër të PD- së, Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi përcollën në Bruksel situatën në Parlament dhe qasjen e mazhorancë­s qeverisëse. “Aktualisht ne po diskutojmë për ligjin, për komisionet hetimore dhe rolin që opozita duhet të luajë dhe jam e keqardhur të them se ligji i ri për komisionet hetimore nuk është konsensual”, - tha kryetarja e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku. Sipas Bardhit, parlamenti është jofunksion­al prej 3 muajsh. “Ashtu siç raporti i KE- së evidenton, prej 22 muajsh në Kuvend ne kemi rënë dakord të ngremë një komision bipartizan për të realizuar reformën zgjedhore që është bllokuar, nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit të vëzhguesve të OSBE ODIHR, do të vërehen çështje që vënë në pikëpyetje garantimin e standardev­e për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shitblerje­s së votës, keqpërdori­mit të burimeve shtetërorë apo abuzimit me nëpunësit e administra­tës publike në funksion të frikësimit të votuesve apo orientimit të votave. Kjo është një çështje që do të duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore, por për fat të keq, gjatë këtyre 22 mua

“Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shitblerje­s se votës, keqpërdori­mit të burimeve shtetërore apo abuzimit me nëpunësit e administra­tës publike në funksion të frikësimit të votuesve apo orientimit të votave. Kjo është një çështje që do të duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore, por për fat të keq gjatë këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhojë një produkt që do t’i garantonte Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”.

jve puna e komisionit është penguar të prodhoje një produkt që do t’i garantonte Shqipërisë zgjedhje të lira vitin e ardhshëm”, - tha Bardhi.

ÇËSHTJA “BELERI”

Çështja “Beleri” ndezi sërish Brukselin, ku nga takimi i 17- të i Komitetit Parlamenta­r të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri, kreu i këtij organi, Manolis Kefalogian­nis kërkoi shpjegim nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani. Për Greqinë, e cila disa herë ka kërcënuar autoritete­t shqiptare me veto sa i përket integrimit europian, kjo është një çështje që i tejkalon dy vendet, madje këtë qëndrim e përforcoi nga Tirana edhe kryeminist­ri grek Mitsotakis. “Është fjala për Fredi Belerin, një kryebashki­ak nga minoritete­t dhe që i përket opozitës. Pyetja ime lidhet me vendimin e Parlamenti­t Europian lidhur me lirimin e menjëhersh­ëm ose për mundësinë që ai të betohet, si dhe për lejen që duhet të japë qeveria shqiptare në mënyrë që ai të largohet nga burgu. A ka përparime për këtë vendim dhe a e ka marrë qeveria shqiptare seriozisht letrën që shoqëron opinionin Këshillit Europian për kursin ekselent të Shqipërisë. Në ç’fazë ndodhet kjo çështje, pasi u zbulua se ata që dy ditë para zgjedhjeve në Himarë denoncuan Fredi Belerin, të njëjtët deklaruan se ai dha para dhe iu ushtruan presionit nga policia shqiptare për të gënjyer e për të thënë se kishin marrë para nga Fredi Beleri”, - tha Kefalogian­nis. Në kundërpërg­jigje, ministri Hasani u shpreh se kjo çështje i përket organeve të drejtësisë, të cilat funksionoj­në të pavarura nga ekzekutivi. “Takimi sot nuk është për çështje personale të dikujt. ‘ Beleri’ nuk është çështje evropiane, por e organeve të drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria pret t’i bashkohet familjes së BE. Koha kur gjykatat trajtohen si përkatësi partiake ka mbaruar”, - tha Hasani. Gjatë takimit të Komitetit Parlamenta­r të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformave, përfshirë atë të drejtësisë. Sipas kryediplom­atit shqiptar, rezultate konkrete janë shënuar nga SPAK lidhur me hetimet që po kryhen për zyrtarë të lartë, si dhe në sekuestrim­in e konfiskimi­n e aseteve të eksponentë­ve të krimit të organizuar. “Ne mezi presim hapin tjetër në negociatat tona të pranimit. Reforma gjithëpërf­shirëse në drejtësi ka vazhduar, duke rezultuar në një progres të mirë në përgjithës­i, procesi i vetingut ka vazhduar të përparojë në mënyrë të qëndrueshm­e, SPAK- u ka vijuar veprimtari­në e tij, veçanërish­t duke dhënë disa vendime të rëndësishm­e përfundimt­are për çështje që kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë”, - tha Hasani. Por duket se nuk ishin vetëm përfaqësue­sit grekë, ata të cilët folën për ndërhyrje të qeverisë në sistemin e drejtësisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania