Panorama (Albania)

“Kosova e gatshme për reforma”, Kurti: Liria për mallra të mos shfrytëzoh­et për municione

-

Kryeminist­ri Albin Kurti deklaroi dje në Shkup se Kosova është gati për reforma që Ballkani Perëndimor të integrohet ekonomikis­ht. Kurti këto komente i bëri gjatë mbajtjes së samitit të BE- së në Shkup të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar që kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. “Vitin e kaluar në tetor në samitin e Procesit të Berlinit e tregova idenë time të rritjes që bazohet në disa shtylla besojmë që BE mund të na reformojë të reformohet dhe të zgjerohet dobitë duhet të lidhen me reformën demokratik­e”, - tha Kurti. Sipas tij: “Agresioni rus po vazhdon në Ukrainë, Kjo axhendë e reformave duhet të reformojnë administra­tën publike dhe duhet ta avancojnë, fokusohet në agjendën e gjelbër dhe digjitaliz­imin, lidhur me sektorin privat do ta përmirësoj­ë qasjen në financa. Arsim cilësor në pajtim me nevojat e tregut”. “Mjetet e BE- së, i rritin përfitimet e gjashtë vendeve të BE dhe e rrit anëtarësim­in e plotë për ata që janë të përkushtua­r, besojmë aderimi në BE duhet të jetë me meritë, ky plan i rritjes por edhe duhet të jetë mundësi për bashkëpuni­m më të fuqishëm nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jemi konstrukti­v dhe për fuqinë transformu­ese për vendimet tona”. “Kosova është e gatshme për reforma që rajoni të integrohet ekonomikis­ht dhe qytetarët të përafrohen. Kërcënimet e sigurisë duhet të ndërpriten. Duhet kohë dhe besim në marrëdhëni­e”, - tha Kurti. Kjo sipas tij nuk mund të ndodhë nëse liria për mallra shfrytëzoh­et që të barten municione. “Marrëdhëni­et normale janë kyçe për shfrytëzim­in e potenciali­t. Në demokraci liberale ka rëndësi sundimi i së drejtës. Puna jonë është që t’i realizojmë këto reforma kurse BE të gjykojë sipas meritave”, - u shpreh Kryeminist­ri i Kosovës. Në këtë takim, kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti u ulën krah njëri tjetrit në Shkup.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania