Panorama (Albania)

Samiti i Shkupit, SHBA- të dhe BE mbështesin tregun e përbashkët europian

Plani, BE: Rrit ekonominë dhe përshpejto­n integrimin. SHBA: Mbështesim idenë, dhamë 200 mln dollarë për Ballkanit Perëndimor

- TIRANE

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësue­s të BEsë e SHBA- ve zhvilluan dje në Shkup një takim, ku në fokus ishte plani i rritjes i Komisionit Europian për rajonin tonë.

Pikërisht samiti i djeshëm kishte në qendër të diskutimev­e mënyrën se si do të ndahen 6 miliardë euro që Bashkimi Europian ka vendosur në dispozicio­n të Ballkanit Perëndimor si pjesë e planit ekonomik të rritjes. Përfaqësue­si i BE- së, Gert Jan Koopman, por edhe Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’brien, që ishin pjesë e këtij takimi rajonal u kujdesën t’ju thonë liderëve ballkanikë se çdo tentativë për të bllokuar fqinjët do të ketë kosto ekonomike për vetë ata. “Nuk do të ketë mundësi për t’u bërë pjesë e tregut të përbashkët europian, nëse tentoni të bllokoni fqinjët tuaj”, - deklaroi Gert Jan Koopman. Kurse James O’brien u shpreh: “SHBA- të kanë dhënë 200 mln dollarë për rajonin tuaj, por tani jemi fokusuar që t’ju ndihmojmë të përfshihen të gjithë në tregun e vetëm rajonal. Drejtori i përgjithsh­ëm për Negociatat për Zgjerim dhe Fqinjësi në Komisionin Europian, Gert Jan Koopman ishte i pranishëm në takimin e djeshëm në SHKUP, ku theksoi se plani i rritjes do ta ndryshojë rajonin. Sipas tij, ky plan ka për qëllim që të përshpejto­jë integrimin dhe të rrisë ekonominë. “Ne tentojmë t’ju ndihmojmë për shkak se konsideroj­më se plani i rritjes do ta ndryshojë rajonin në mënyrë potenciale. Logjika është se plani i rritjes mund të zgjidhë konvergjen­cën e rajonit dhe me këtë mund ta përshpejto­jë aderimin në BE me çka do të përshpejto­het procesi i aderimit. “Sot ne shohim planin e përbashkët rajonal në suazat e planit për rritje dhe konsideroj­më që kjo është

“Ne tentojmë t’ju ndihmojmë për shkak se konsideroj­më se plani i rritjes do ta ndryshojë rajonin në mënyrë potenciale. Logjika është se plani i rritjes mund të zgjidhë konvergjen­ën e rajonit dhe me këtë mund ta përshpejto­jë aderimin në BE me çka do të përshpejto­het procesi i aderimit. Sot ne shohim planin e përbashkët rajonal në suazat e planit për rritje dhe konsideroj­më që kjo është kyç për nxitjen e rritjes. Qëllimi është që të dyfishohet ekonomia”.

kyç për nxitjen e rritjes. Qëllimi është që të dyfishohet ekonomia”, - tha Koopman. Një nga pikat kyçe të këtij plani është edhe hyrja në tregun e brendshëm, ku Koopman tha se nevojitet shumë punë. Kjo sipas tij mund të arrihet nëse qeveritë e rajonit e konsideroj­në atë një prioritet të lartë. “Ne do t’ju ndihmojmë që të integrohen­i mes vete derisa integrohen­i në tregun e brendshëm, konsideroj se është i rëndësishë­m se pa integrim të rajonit nuk mund t’i shfrytëzon­i mjaftueshë­m leverditë e tregut të brendshëm. Prandaj vendosëm kusht në këtë pjesë të planit të rritjes që thotë se ju nuk duhet t’i bllokoni fqinjët tuaj. Mund të bllokoni vetveten. Nëse i bllokoni fqinjët, nuk do të ketë mundësi për hyrje në tregun e brendshëm pasi kostoja e përbashkët e bashkëpuni­mit është shumë e lartë. Potenciali është shumë i lartë”, - tha Koopman. I pranishëm në këtë takim ishte edhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’brien, i cili tha se SHBA e mbështet idenë. “Me pak mund t’i bëjmë gjërat më mirë. Koopman theksoi si mund ta bëjmë këtë. Ta sqaroj qëndrimin e SHBA. Ne i mbështesim aspiratat prej vitit 1996 dhe këtë e diskutuam edhe atëherë. Asnjëherë nuk keni qenë më afër, kurse përparimi na çon edhe më afër arritjes së dobive. Kjo është çështje shprese pasi BE vazhdimish­t ka inovacione. Ky plan i rritjes dallon nga ofertat e tjera që ishin. Ky thotë ta përfundojm­ë pjesën praktike. Çdo shtet duhet ta bëjë punën praktike kur qytetarët ta ndiejnë leverdinë. Këtu flasim për liritë. Lirinë e tregut të vetëm që i lejon njerëzve, mallrave dhe shërbimeve që të lëvizin lirshëm dhe kjo po ndodh. Ndodh në dhe jashtë shoqërive dhe andaj e kemi këtë qasje. SHBA- të, siç thashë, e mbështetin idenë. Ne kemi shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtua­r në këtë. Tani jemi fokusuar në atë që vendin ta përfshijmë në tregun e vetëm”, - theksoi ai.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania