Panorama (Albania)

AI, thirrje deputetëve italianë: Rrëzojeni paktin Rama- Meloni!

Marrëveshj­a për emigrantët, “Amnesty Internatio­nal”: Një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut

- TIRANE

Organizata “Amnesty Internatio­nal” shprehu sërish dje shqetësim për marrëveshj­en mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët e nisur nga vendet e Afrikës Veriore, e cila parashikon mbajtjen e tyre në territorin shqiptar, në pritje të shqyrtimit të kërkesave për azil.

Ndërsa protokolli mes dy vendeve nisi të diskutohej dje në Dhomën e deputetëve, organizata e njohur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, u bëri thirrje parlamenta­rëve italianë që ta kundërshto­jnë atë. Marrëveshj­a e nënshkruar në 6 nëntor të vitit të kaluar në Romë, mes kryeminist­res italiane Giorgia Meloni dhe atij shqiptar Edi Rama, parashikon ngritjen e dy qendrave, e para në Shëngjin, ku do të kryhen procedurat e verifikimi­t të emigrantëv­e dhe e dyta në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurav­e për pranimin ose jo të azilit. Sipas deklaratës së djeshme të “Amnesty Internatio­nal”, “skema për ndërtimin e qendrave të ndalimit të emigrantëv­e në Shqipëri është pjesë e një tendence më të gjerë ndërkombët­are për të zhvendosur kontrollin kufitar dhe përpunimin e azilit në vendet e treta: një lëvizje që kërcënon të drejtat e njeriut të emigrantëv­e dhe refugjatëv­e dhe mund të çojë në vuajtje më të mëdha”. Matteo de Bellis, hulumtues për Migracioni­n dhe Azilin pranë organizatë­s vlerëson se, “kjo marrëveshj­e përfaqëson një tjetër përpjekje të turpshme nga Italia për të anashkalua­r ligjin ndërkombët­ar dhe të BE- së, me pasoja të mundshme të rënda për njerëzit që kërkojnë azil”. Sipas tij, “ky propozim i pazbatuesh­ëm, i dëmshëm dhe i paligjshëm do të bënte që njerëz në nevojë t’u nënshtrohe­shin transferim­eve të gjata dhe të panevojshm­e nga deti dhe të përfundoni­n në ndalim automatik dhe potenciali­sht të zgjatur, në kundërshti­m me të drejtën ndërkombët­are”. Sipas protokolli­t mes dy vendeve, në Shqipëri do të transferoh­en migrantët e kapur në det të hapur. “Me qindra milje distancë midis Mesdheut Qendror, ku ndodhin shumica e kalimeve dhe mbytjeve të anijeve dhe Shqipërisë, marrëveshj­a shkel qartë detyrimin e Italisë për të zbarkuar njerëzit e shpëtuar në det sa më shpejt që të jetë e mundur pas shpëtimit të tyre. Ajo mund të dobësojë gjithashtu sistemin më të gjerë të kërkimit dhe shpëtimit, i cili ka të ngjarë të rrezikojë sigurinë e njerëzve që kanë nevojë për shpëtim në det”, vë në dukje deklarata e “Amnesty Internatio­nal”. Sipas marrëveshj­esh, Shqipëria ofron vetëm territorin e saj, ndërkohë që përgjegjës­ia, përfshirë dhe juridiksio­nin mbi dy qendrat, mbetet vetëm e Italisë. “Ndërsa zbatimi i juridiksio­nit italian duket se premton akses në garancitë procedural­e dhe të drejtat e azilit në përputhje me ligjin italian dhe të BE- së, në realitet aksesi në garanci të tilla mund të pengohet rëndë”, - thekson “Amnesty”, pasi sipas saj, “të gjithë personat e sjellë në qendrat në Shqipëri, përfshirë edhe azilkërkue­sit, do të ndaloheshi­n automatiki­sht. Ndalimi automatik është në thelb arbitrar dhe për këtë arsye i paligjshëm. E kombinuar me

ndryshimet e fundit në ligjin italian, marrëveshj­a mund të çojë në ndalimin, në mënyrë të vazhdueshm­e të peronave, për më shumë se 18 muaj”. Deklarata e organizatë­s për të drejtat e njeriut vjen ndërsa sot në Dhomën e Deputetëve

të Parlamenti­t italian u shqyrtua në parim teksti i marrëveshj­es. Votimi pritet gjatë dy ditëve të ardhshme. “Në vend që të ratifikojn­ë këtë marrëveshj­e të dëmshme, deputetët italianë duhet të mbështesin masat për të sig

uruar pritje të përshtatsh­me në Itali, qasje në një procedurë efektive azili dhe rrugë qasjeje të sigurta dhe të rregullta, veçanërish­t për njerëzit që kërkojnë mbrojtje ndërkombët­are”, - përfundon “Amnesty Internatio­nal”. Kryemi

nistrja italiane, Giorgia Meloni, e cila vjen nga e djathta nacionalis­te, u ngjit në pushtet duke premtuar frenimin e migracioni­t, por në fakt prurjet u rritën. Opozita italiane ngriti pikëpyetje të shumta mbi marrëveshj­en dhe po e kundërshto­n atë me forcë, duke vënë theksin mbi rrezikun e shkeljes së normave dhe konventave ndërkombët­are, apo dhe mbi vetë dobinë e këtij akti. Në Shqipëri opozita gjithashtu ka shprehur shqetësime serioze. Sipas saj, marrëveshj­a vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë, do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga Presidenti i Republikës. Po ashtu, njohja e juridiksio­nit italian mbi territorin ku do ngrihen qendrat shihet si cenim i sovranitet­it dhe integritet­it territoria­l. Pikërisht për këto çështje dhe pretendime­t se protokolli mes dy vendeve bie ndesh dhe me konventat ndërkombët­are në të cilat Shqipëria është palë, 28 deputetë të së djathtës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetues­e. Në muajin dhjetor, kjo gjykatë vendosi pezullimin e procedurav­e të ratifikimi­t në parlament. Çështja po gjykohet me dyer të mbyllura vetëm mbi bazën e dokumentac­ionit. Pas seancës së javës së shkuar, me gjasë Gjykata mund të dalë me një vendim pas dy ditësh.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania