Panorama (Albania)

Berisha: Brukseli të hetojë fondet e dhëna në Shqipëri!

Ish- kryeminist­ri: KE të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, i bëri dje thirrje Komisionit Europian që të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian. Sipas Berishës, kjo zyrë duhet të hetojë çdo qindarkë ndihma që i është dhënë Shqipërisë nga BE.

“Beteja që Edi Rama bën kundër kandidatit të opozitës në Himarë, të zgjedhur me votat e qytetarëve të Himarës, është një betejë kryekëput antishqipt­are, antidemokr­atike, mafioze, që ka vetëm për qëllim të mbrojë interesat mafioze të Edi Ramës, Olsi Ramës dhe klientelës së tyre mafioze. Njeri primitiv me logjikë, i cili nuk mund të mbajë kurrë asnjë përgjegjës­i. Këtu në Shqipëri bërtet ‘ fajin e ka Saliu’, jashtë Shqipërie se ‘ fajin e ka BE’. Me paturpësin­ë më të madhe, me cinizëm ekstrem do deklaronte dje se problemi i madh, i tmerrshëm është ajo që BE jep për vendet të tjera dhe ajo që jep për ne. Nuk ka paturpësi më të madhe. Së pari, duhet ta kemi të qartë çdo shqiptar, se Komisioni Europian i ka dhënë Shqipërisë këto 32 vite shumë miliarda euro, të cilat bëjnë më shumë se të gjitha ndihmat e të gjithë donatorëve të tjerë të marrë së bashku”, - deklaroi Berisha. Para mbështetës­ve të tij, ai bëri me dije se Komisioni Europian, këto ndihma i ka marrë nga taksapague­sit evropiane dhe të mos llogarisim këtu ndihmat e vendeve anëtare në marrëdhëni­e direkte. “Por Komisioni Europian konstatoi se ndihmat e tij për shqiptarët, i vidhte qeveria e Edi Ramës. Se ato ndihma përfundoni­n në jahte, përfundoni­n në hotele luksi, përfundoni­n në djegës, në vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Natyrisht Komisioni Europian nuk mund të j apë ndihmë për t’i vjedhur Edi Rama dhe qeveritarë­t e tij. Ndaj dhe në emër të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian, që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë. Të hetojë fatin dhe destinacio­nin e tyre. Të hetojë shkeljet flagrante të parimeve, kritereve dhe normave evropiane në Shqipëri, për të parë se Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vietnami komunist në zbatimin e ligjit. Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më ulet se Bjellorusi­a e Lukashenko­s”, - theksoi Berisha. Lideri demokrat ftoi mbështetës­it, të cilët po protestojn­ë prej 22 ditësh kundër vendimit politik ndaj tij, që të vazhdojnë këtë betejë si betejën e integrimit të Shqipërisë. Berisha theksoi se për shqiptarët, integrimi europian do mbetet për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, do mbetet një horizont i pakapshëm. “Edi Rama do e mbyllte fjalën e tij të turpit me kritika ndaj BE, sepse sipas tij, një injorant absolut, Greqia merrka 400 mijë për qytetar kundrejt 130 euro që marrin vendet e Ballkanit

Perëndimor. Sipas tij, çdo grek u kushton taksapague­sve gjermanë, francezë, holandezë 400 mijë euro në vit. Historia e një injoranti që nuk ka fund, që nuk di se çfarë flet, që nuk ka idenë e financave as të BE, as të Greqisë, por vetëm të interesave të tij mafioze. E vërteta është se për shqiptarët, integrimi europian do mbetet për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, do mbetet një horizont i pakapshëm. Sepse ai është armik kryesor i votës së lirë, armik kryesor i drejtësisë së pavarur, armik kryesor i pluralizmi­t politik dhe opozitës. Pa këto parime nuk çelen kurrë dyert e Brukselit as për Shqipërinë dhe as për ndonjë vend tjetër. Ndaj dhe ju ftoj miq, të vazhdojmë këtë betejë si betejën e shpresës, si betejën e fitores, si betejën e Shqipërisë evropiane, si betejën e integrimit të Shqipërisë, si betejën e të ardhmes tonë”, - u shpreh Berisha.

“Natyrisht, Komisioni Europian nuk mund të japë ndihmë për t’i vjedhur Edi Rama dhe qeveritarë­t e tij. Ndaj dhe në emër të BE, i bëj thirrje Komisionit Europian të instalojë në Shqipëri zyrën e prokurorit evropian që të hetojë çdo qindarkë ndihma të dhëna Shqipërisë. Të hetojë fatin dhe destinacio­nin e tyre. Të hetojë shkeljet flagrante të parimeve, kritereve dhe normave evropiane në Shqipëri, për të parë se Shqipëria moniste e Edi Ramës qëndron më poshtë se Vietnami komunist në zbatimin e ligjit”.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania