Panorama (Albania)

Beccheti bllokon llogaritë, “Albcontrol” nuk ka arkëtuar 60 milionë euro në dy vjet

“Gjatë 2021- 2022, s’kemi arkëtuar asnjë të ardhur nga ‘ onroute’ dhe ‘ terminal charge’, pas vendimit për ngrirjen e llogarive pranë ‘ Eurocontro­l’”

- TIRANË

“Albcontrol”, kompania me pronësi shtetërore, që menaxhon trafikun ajror, ka të pa arkëtuara rreth 6.7 miliardë lekë ( 65 milionë euro) për periudhën 2021- 2022, që duhet t’i kishte marrë nga aktiviteti normal i saj, uljengritj­e e mbikalime.

Sipas shkrimit të “Monitor”, pjesa më e madhe e këtyre të ardhurave të pa arkëtuara ( mbi 90%, ose rreth 60 milionë euro) është krijuar në 2021- 2022 dhe lidhet me bllokimin e llogarive të saj në “Eurocontro­l”, si rrjedhojë e konfliktit mes qeverisë shqiptare dhe investitor­it italian, Francesco Becchetti.

Ky i fundit, pasi ftoi gjyqin me qeverinë shqiptare për një shumë prej 110 milionë eurosh, po synon mbledhjen e parave në llogaritë që shteti shqiptar ka jashtë kufijve. E dhëna është bërë e ditur në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare të bilancit të “Albcontrol” të vitit 2022.

“Gjatë vitit 2022, ashtu si dhe gjatë vitit 2021, shoqëria nuk ka arkëtuar asnjë të ardhur nga shërbimi onroute dhe terminal charge, si pasojë e një vendimi të shkallës së parë të Brukselit për ngrirjen e llogarive të ‘ Albcontrol’, pranë organizatë­s ‘ Eurocontro­l’”, thuhet në shpjegimet e bilancit.

“Eurocontro­l” është organizatë paneuropia­ne e dedikuar në mbështetje­n e aviacionit europian, me seli në Bruksel. Zëri “Llogari të arkëtueshm­e nga kompanitë ajrore”, i cili paraqet të drejtat për arkëtim për shoqërinë, por që nuk janë arkëtuar paratë për këto të ardhura, është rritur me shpejtësi nga viti 2021, kur u bë dhe bllokimi i llogarive të “Albcontrol”, pranë “Eurocontro­l”.

Nga 607 milionë lekë që ishte ky zë në dhjetor 2020, arriti në 2.9 miliardë lekë në 2021 dhe 6.7 miliardë lekë

në vitin 2022. ( shiko grafikun: “Albcontrol”, llogari të arkëtueshm­e nga kompanitë ajrore).

MUNGESË TRANSPAREN­CË

Në bilancin e vitit 2021, “Albcontrol” e pranonte se ishte në vështirësi likuiditet­i për shkak se të ardhurat e saj ishin bllokuar në llogarinë e saj në Bruksel nga “Eurocontro­l”.

Sipas raportit të vitit 2021, gjatë periudhës janardhjet­or 2021, nga aktiviteti i “Mbikalime dhe ulje ngritje”, është arkëtuar e duhet të ishte në dispozicio­n të shoqërisë për të plotësuar detyrimet e programit, shuma me vlerë neto 20.98 milionë euro, ose 2.57 miliardë lekë. Ndërsa në bilancin e vitit 2022 nuk sqarohet se pse është rritur kaq shumë zëri i “Llogari të arkëtueshm­e nga kompanitë ajrore”, sa është shuma e paarkëtuar nga bllokimi i llogarive për vitin 2022, nëse ka shanse që kjo shumë të arkëtohet ndonjëherë, apo shuma është kaluari në llogari të Beccheti.

Audituesit, me të cilët u konsultua “Monitor” thanë se, duke pasur parasysh informacio­nin lidhur me vendimin e gjykatës belge për rreth 110 milionë Euro, pra rreth 12 miliardë lekë, jepet rezervë për të gjithë vlerën e kërkesave të arkëtueshm­e prej 6,748,776,109 lekë, që duhet të zhvlerësoh­en tërësisht dhe të kalojnë në humbje pasi gjasat për të mos u arkëtuar janë më të larta se mundësia e realizimit të tyre.

Audituesit thonë se normalisht shënimet shpjeguese në bilanc duhet të jepnin një pamje më të qartë të situatës së krijuar prej çështjes Becchetti, por gjithashtu pasqyrat duhet të përfshinin më shumë informacio­ne përshkrues­e lidhur me këtë çështje.

Edhe raporti i auditorëve të pavarur, ndonëse është opinion me rezervë, sërish nuk jep shumë shpjegime për situatën reale të Albcontrol, por mjaftohet duke thënë se duke qenë se llogaritë bankare të shoqërisë Albcontrol pranë Eurocontro­l janë ngrirë “Gjatë kryerjes së procedurav­e të mëpasshme të auditimit kemi ndeshur në informacio­ne publike, si rrjedhojë e vendimit të

Gjykatës së Apelit në Bruksel, që mund të krijojë ekzistencë­n e një pasigurie materiale mbi aftësinë e shoqërisë për të vazhduar në vijimësi”.

TË ARDHURAT E “ALBCONTROL”, 23% MË TË ULËTA SE NË 2019- N

Në vitin 2022, të ardhurat e deklaruara të “Albcontrol” ishin 2.7 miliardë lekë, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm. Ndonëse situata me fluturimet u përmirësua ndjeshëm pas kufizimeve në lëvizje të vitit 2020, sërish të ardhurat ishin 23% më të ulëta se në 2019- n, pikërisht për shkak të pamundësis­ë së arkëtimit të të ardhurave nga shërbimi onroute dhe terminal charge, që derdhen pranë organizatë­s Eurocontro­l. Kompania ka mundur të arkëtojë vetëm të ardhurat që merr nga fluturimet që realizohen mbi territorin e vendit. Si rrjedhojë e mosrritjes së të ardhurave dhe shtimit të shpenzimev­e, “Albcontrol” ka deklaruar një fitim minimal prej 16 milionë lekësh, nga 533 milionë lekë në 2021.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania