Panorama (Albania)

“Tempulli 2” “godet” sërish vendin, 273persona­tëarrestua­rnë6qytete

Nga Shkodra deri në Korçë lëshohen rreth 300 urdhërarre­ste për shpërndarë­sit e drogës, Balla: S’patëm asnjë rrjedhje informacio­ni!

- TIRANË

Pas valës së parë të operacioni­t “Tempulli”, ku u lëshuan mbi 300 urdhra arresti, edhe ditën e djeshme, duke nisur që nga orët e pasdites së të dielës, ka vijuar një tjetër operacion masiv.

Në fokus kanë qenë pikërisht shpërndarë­sit e drogës në të paktën 6 qytete, ku sërish vendin e parë e mban Tiranë. Të dhënat e operacioni­t masiv j anë bërë të ditura nga kryepolici i vendit Muhamet Rrumbullak­u, i cili bashkë me ministrin e Brendshëm, Taulant Balla, j anë shfaqur të kënaqur më shumë se sa për rezultatet e arritura, për faktin që nuk ka pasur asnjë rrjedhje informacio­ni, duke lënë të kuptohet se në operacioni­n e shtatorit ka ndodhur. Sipas tyre, janë vënë në pranga 273 shpërndarë­s, trafikantë, posedues armësh dhe sasish të vogla kanabisi, për ta çuar numrin e të arrestuarv­e që nga shtatori e deri më sot më shumë se në 600 të prangosur.

OPERACIONI

Shtatë grupe kriminale të shpërndarj­es së drogave në të gjithë vendin u goditen nga Policia e Shtetit dy ditët e fundit. Operacioni “Tempulli”, kësaj herë në fazën e dytë, ka goditur sërish qindra shpërndarë­s, shitës dhe trafikantë me doza të vogla në qytetet më të mëdha në vend. Në Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan dhe Korçë, u arrestuan 273 persona, nga 295 urdhër arreste të firmosura nga prokurorit­ë nëpër rrethe. “Megaoperac­ioni ‘ Tempulli’ vijoi pa ndërprerje edhe pas finalizimi­t të fazës së parë, duke goditur përditë në të gjithë vendin, rastet e tentativav­e për shpërndarj­e të lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Trafikantë­t dhe shpërndarë­sit e lëndëve narkotike, të gjendur përballë trysnisë së Policisë dhe implementi­mit të masave shtesë për sigurinë në shkolla, e zhvendosën veprimtari­në e tyre kriminale në rrugica, lagje, lokale dhe zona urbane e rurale, duke bërë pre të rinjtë”. Që në orët e para të mëngjesit, Forca Kombëtare e Sigurisë, Forcat Operaciona­le, të udhëhequr nga agjentët e Antidrogës zbarkuan për të kontrollua­r në total 306 ambiente, te të cilët u kapën shpërndarë­s droge që prej vitesh ishin kthyer në terrenin e zonave të tyre të influencës, sidomos në afërsi të shkollave. Detajet e operacioni­t u dhanë nga kryepolici Muhamet Rrumbullak­u.

OPERACIONI SIPAS KRYEPOLICI­T

“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni ‘ Tempulli 2’ ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithsh­me e Pol i - cisë, në bashkëpuni­m të ngushte me Prokurorin­ë e Përgjithsh­me kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni, policia ka arritur të finalizojë arrestimin për 273 shtetas dhe j anë sekuestrua­r një sërë provash materiale që dëshmojnë aktiviteti­n e tyre kriminal. Faza e dytë e operacioni­t nuk lidhet vetëm me shkollat, por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare. Fokusi i P o l i c i s ë s ë S h t e t i t k a qenë goditja e fenomenit të shpërndarj­es së narkotikëv­e tek adoleshent­ët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me l ëndën narkot i k e , j a n ë s e k u e s t r u a r edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacioni­t vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi më tej Rrumbullak­u. Në këtë operacion të dytë të madh kundër shpërndarë­sve të drogës në vetëm pak muaj, nuk pati asnjë dekonspiri­m dhe rezultat u bënë të dukshme. “Suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi pasur asnjë

rrjedhje të informacio­nit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga prokuroria janë realizuar të gjitha me sukses. Ndërkohë që ne po flasim një pjesë e forcave të policisë janë në territor për të vazhduar më tej realizimin e k ë t i j o p e r a c i o n i ” , t h a ministri Taulant Balla. Vetëm në Tiranë u arrestuan 67 persona nga 89 urdhër arreste, ndërsa aksioni për ekzekutimi­n e tyre të plotë vijon nga policia. Përmes operacioni­t “Tempulli 2” në kryeqytet u gjetën sekuestrua­n rreth 5 kg kokainë, 14 kg kanabis sativa, 4 pistoleta, 1 kallashnik­ov dhe shuma të konsiderue­shme parash.

TIRANË, ARRESTOHET ASTRIT DELIU

Në mesin e të arrestuarv­e në Tiranë është Astrit Deliu, 46 vjeç, i cili është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e Antidrogës së Tiranës për një periudhë të gjatë për dokumentim­in e veprimtari­së kriminale. Bëhet me dije se atij i janë gjetur sasi e konsiderue­shme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”. Aktiviteti­n ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës, ndërsa asnjëherë më parë nuk ishte prekur, edhe pse dyshohet që prej 20 vjetësh ka

qenë shpërndarë­s i kokainës dhe drogave të tjera në zonë.

HETIME PROAKTIVE

Në të gjithë vendin, në kuadër të megaoperac­ionit “Tempulli 2”, në bazë të provave të siguruara nga 66 procedime proaktive të ndjekura nga Policia e Shtetit në bashkëpuni­m me Prokurorit­ë respektive, u siguruan 299 masa sigurie dhe 306 vendime kontrolli. Nga ky operacion u arrestuan dhe u ndaluan 273 shtetas, u shpallën në kërkim 26 shtetas dhe u goditën anëtarë të 7 grupeve kriminale.

“Bazuar në inteligjen­cën policore, u regjistrua­n dhe u nisën shumë procedime penale në Prokurorit­ë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm në të gjithë vendin. Gjej rastin të falënderoj Prokurorin e Përgjithsh­ëm, drejtuesit e Prokuroriv­e të Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm në të gjithë vendin dhe prokurorët e angazhuar direkt për ndjekjen e 66 procedimev­e proaktive. Nga ndjekja e këtyre procedimev­e me metoda proaktive u siguruan prova për persona dhe grupe kriminale që kryenin veprimtari të sigurimit, furnizimit dhe të shpërndarj­es së lëndëve narkotike”, - deklaroi drejtori.

 ?? ??
 ?? ?? Në mesin e të arrestuarv­e në Tiranë është Astrit Deliu, 46 vjeç, i cili është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e Antidrogës së Tiranës për një periudhë të gjatë për dokumentim­in e veprimtari­së kriminale. Bëhet me dije se atij i janë gjetur sasi e konsiderue­shme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”. Aktiviteti­n ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës
Në mesin e të arrestuarv­e në Tiranë është Astrit Deliu, 46 vjeç, i cili është mbajtur në vëzhgim nga agjentët e Antidrogës së Tiranës për një periudhë të gjatë për dokumentim­in e veprimtari­së kriminale. Bëhet me dije se atij i janë gjetur sasi e konsiderue­shme e dozave të kokainës dhe një pistoletë “Bereta”. Aktiviteti­n ai e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania