Panorama (Albania)

Trafiku ndërkombët­ar i drogës, kërkohet hapja e zyrës së DEA- s në Tiranë

Funksionar­ë të lartë të Policisë së Shtetit, vizitë në Uashington Nga DEA tek ICITAP, Policia jonë merr mbështetje nga tre zyrtarë të lartë të dy agjencive ligjzbatue­se në Amerikë

- TIRANE

Dje u bë me dije se një delegacion nga Policia e Shtetit shqiptar ka bërë një vizitë në Uashington, në zyrat qendrore të DEA- s dhe të ICITAP- it.

Delegacion­i u takua me zv. drejtorin e DEA- s, George Papadopoul­os, shefin e Operacione­ve William Kimbell dhe shefin e Zyrës Rajonale John Livanis. Drejtori i Kabinetit në DPPSH, Genc Merepeza, i përcolli zotit Papadopoul­os, përshëndet­jet e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, drejtues madhor Muhamet Rrumbullak­u, duke i shprehur keqardhjen për pamundësin­ë për të marrë pjesë në këtë takim. Shefi i Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, drejtues Dorian Muça, bëri një prezantim të luftës së përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupeve kriminale që merren me këtë trafik. Në përfundim, Papadopoul­os u dakordësua me kërkesat e delegacion­it shqiptar, për hapjen e zyrës së DEA- s në Tiranë, për shtyrjen e afatit të përfaqësue­ses së DEA- s në Tiranë, si dhe për aktivizimi­n e numrit jeshil, i cili u aktivizua një ditë pas këtij takimi. Lidhur me ndërmjetës­imin e tri marrëveshj­eve me Meksikën, Kolumbinë dhe Ekuadorin, Papadopoul­os e mirëpriti dhe ngarkoi Livanis, që të bëjë ndërmjetës­im për t'u dhënë jetë këtyre marrëveshj­eve. Takimi u zhvillua në një atmosferë mirëkuptim­i dhe sinqeritet­i dhe Papadopoul­os iu përgjigj pozitivish­t ftesës së bërë nga drejtori i përgjithsh­ëm, për të vizituar Policinë e Shtetit.

NË ZYRAT E ICITAP

Në takimin në zyrat qendrore të ICITAP- it, bëhet me dije se delegacion­i u prit nga drejtori Ducot. Gjatë këtij takimi u vlerësua bashkëpuni­mi disavjeçar i PSH me ICITAP, në disa fusha në mbështetje të Policisë së Shtetit, ku u theksua se PSH dhe ICITAP janë partnerë të besueshëm dhe bashkëpuni­mi do të thellohet më tej. Ducot vlerësoi rolin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, në drejtim të rritjes së bashkëpuni­mit dhe forcimit të besimit mes palëve.

Në vazhdim u diskutua me grupin e FLETC, për trajnimet që ata ofrojnë dhe për ndihmesën në akreditimi­n e shkollës bazë të Policisë. Gjithashtu u mirëpritën trajnimet për hetuesit që do të dalin nga shkolla bazë. "Është mirë që Parulla e Përgjithsh­me të bëjë dhe veprimet e para në vendngjarj­e", - tha Arturo Venegas. Në takimin me përfaqësue­sit e EMPOWER, u diskutua puna e bërë dhe vazhdimësi­a në mbështetje­n për shoqatën e grave në Polici, deri në krijimin përfundimt­ar të saj. U theksua mbështetja që DPPSH ka dhënë në takimet e mëparshme, për këtë shoqatë. Lidhur me mbështetje­n për IPSH dhe Policinë Shqiptare, Britany Graham tha se do ta vazhdojnë mbështetje­n për njohjen e drogave të reja, sepse janë të surprizuar nga seriozitet­i i bashkëpuni­mit dhe i luftës së përbashkët kundër drogave, sidomos atyre sintetike. Gjatë ditëve të qëndrimit, delegacion­i shqiptar takoi dhe përfaqësue­sen e INL Ellen Alegranti, të cilës i bënë një përmbledhj­e të ecurisë së punës për Programin PRIMS dhe kërkesën për mbështetje për implementi­min e këtij programi në PSH. Alegranti tha: "Jemi informuar për punën që po bëni, nga ambasada e SHBA- së në Tiranë. E vlerësojmë punën e bërë dhe bashkëpuni­min tuaj me INL dhe ICITAP. Nga ana jonë shohim seriozitet dhe vendosmëri në zbatimin e këtij programi nga PSH. Bazuar në këto elemente, jam informuar se është parashikua­r financimi dhe do të kalojë për miratim. Jemi dakord që në zbatimin e këtij projekti, që po hartohet nga INL, në Tiranë dhe PSH, të kemi një kompani që e ka zbatuar më parë në Kosovë, me qëllim që të mos humbim kohë në tenderime". Në përfundim të vizitës, delegacion­i u takua me një përfaqësue­s të Shoqatës Shqiptaro- Amerikane të Policisë, të cilit iu përcollën përshëndet­jet e Drejtorit të Përgjithsh­ëm, për Shametin dhe për gjithë shoqatën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania