Panorama (Albania)

Gjykata e Apelit jep vendimin për kushërinjt­ë e rrëmbyesit të Jan Prengës

-

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Parë për Hoten Doçaj, i dënuar me 22 vite burg, ndërsa ka shpallur të pafajshëm vëllanë e tij, Marjan Doçaj. Dy vëllezërit Doçaj mbrëmjen e 20 marsit 2021, qëlluan me armë zjarri në drejtim të Besmir Përkolajt, pas një konflikti me këtë të fundit, por Përkolaj i është kundërpërg­jigjur duke qëlluar mbi vëllezërit më automatik dhe duke i lënë të plagosur. Vëllezërit Doçaj janë të afërm me Gentian Doçin, i cili është një emër i njohur për policinë dhe i dyshuar si organizato­ri kryesor i pengmarrje­s së Jan Prengës në Kamzë.

Vendimi:

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksio­nit të Përgjithsh­ëm Shkodër, me vendimin nr. 1081 ( 2602), datë 06.06.2023 ka vendosur: Deklarimin fajtor të të pandehurit H. D për kryerjen e veprës penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë, të parashikua­r nga 79/ dh- 22 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 20 ( njëzet) vjet burgim. Deklarimin fajtor të të pandehurit H. D për kryerjen e veprës penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit" e parashikua­r nga 278/ 1 i K. Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 ( pesë) vjet burgim. Në zbatim të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri H. D dënohet përfundimi­sht me 22 ( njëzet e dy) vjet burgim. Vuajtja e dënimit për të pandehurin H. D do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit M. D për kryerjen e veprës penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese" e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpuni­m, të parashikua­r nga 79/ dh- 22- 25 i K. Penal, pasi bazuar në neni 388/ 1 germa "d" e K. Pr. Penale nuk provohet që i pandehuri të ketë kryer veprën penale për të cilën është akuzuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania