Panorama (Albania)

"Islami i çoi fjalë të mos i dilte para, pse erdhi këtu pa grua e familje"?

Hakmarrja për plagosjen e së bijës, flasin gratë e familjes së autorit Policia e Burrelit merr në mbrojtje njerëzit e Islam Matës, ata përgënjesh­trojnë versionin e policisë për lidhjen me vajzën

-

Krahas shpërblimi­t në vlerë financiare, së fundmi qeveria i ka hapur rrugë edhe shpërblimi­t në natyrë të të prekurve nga shpronësim­et për interes publik, i cili presupozon kompensim tokë me tokë.

Ngjarja e rëndë që u shënua dy ditë më parë në fshatin Vig të Burrelit është ende e pazbardhur tërësisht. Policia dhe prokuroria lokale janë mjaftuar me vetëdorëzi­min e autorit të krimit, ndërkohë që në familjen e tij janë vendosur punonjës policie që kanë marrë në mbrojtje familjen e Islam Matës, burrit që i mori jetën bashkëfsha­tarit mëngjesin e së dielës. Policia e ka fiksuar motivin si hakmarrje për shkak se viktima 10 vjet më parë i kishte plagosur të bijën, ndërkohë që nga sulmi me armë mbi një furgon fshati, që thuhet që ka kryer viktima, ku janë plagosur edhe e bija dhe kunata e autorit, viktima ka kryer vetëm 7 vjet burg. Policia e ka arrestuar autorin e krimit dhe madje menjëherë doli në deklaratë zyrtare duke e kaluar ngjarjen si hakmarrje personale për të bijën, që sipas informacio­neve të policisë që janë dhënë për mediat lokale, viktima kishte pasur lidhje me vajzën. Në fakt familjarët e autorit të vrasjes e mohojnë këtë fakt duke treguar se ai nuk kishte lidhje me vajzën por kishte probleme me shoferin e furgonit dhe kishte qëlluar mbi të por plumbat kishin kapur vajzën e tij dhe kunatën, tezen e vajzës, të cilat kanë qenë duke udhëtuar në të njëjtin mjet.

NË SHTËPINË E MATËS

Islam Mata, 63- vjeçari që i mori jetën fqinjit të tij mësohet se jetonte me rritjen e bletëve në fshatin Shlli të Matit. Që prej së dielës në drekë, në shtëpinë e tij kanë mbërritur dy punonjës policie të cilët ruajnë familjen e tij nga frika e hakmarrjes, ndonëse familja e viktimës, Petrit Kuka, banojnë në Durrës. Ky i fundit kishte ikur nga Durrësi dhe kishte mbërritur në një fshat ngjitur me Shllinë dhe kishte vendosur të mbante lopë, por që nuk ishin takuar asnjëherë më me Matën që prej ditës kur ai shtiu mbi furgonin e fshatit duke i plagosur të bijën. Mediat lokale kanë tentuar të marrin rrëfime nga familja e Matës, por gratë e shtëpisë kanë preferuar të mos flasin, përveç mesazhit që i kanë çuar policisë së Dibrës për motivin e asaj plagosjeje. Ata iu kanë thënë gazetarëve se nuk bëhet fjalë për lidhje me vajzën dhe se nuk është mirë të nxirren fjalë të tilla, por që Islami është i pafajshëm, pasi i kishte dërguar fjalë që ai të mos i dilte përpara. Sipas familjes së Matës, ai duhej të rrinte larg pasi akti i tij nuk mund të shlyhej me dënim, por nëse ai nuk do të afrohej në zonë njeriu i tyre nuk do ta ndiqte askund. Në fakt, u bë me dije se Islam Mata po dilte për gjah mëngjesin e së dielës kur u përball me personin që i kishte plagosur të bijën dhe menjëherë i ka kthyer armën e gjahut duke i marrë jetën. Policia bëri me dije se mëngjesin e së dielës Islam Mata dhe Petrit Kuka u përballën me njëri- tjetrin në fshatin Vig. Sipas familjarëv­e ky takim ishte i rastësishë­m por përfundoi tragjikish­t pasi Islami qëlloi me armën e gjahut drejt Petrit Kukës duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes shkoi njoftoi policinë dhe u vetëdorëzu­a. Petrit Kuka pas daljes nga burgu për plagosje nuk jetonte më në Shlli por ishte zhvendosur së bashku me 3 fëmijët dhe bashkëshor­ten në Durrës. Për motivet e këtij konflikti që në një dekadë numëron 3 plagosje dhe një viktimë nuk flet askush. Policia dy ditë më parë tha se Petrit Kuka kërkonte vajzën e Islamit dhe kur kjo u fejua ai e plagosi. Ndërsa gratë e familjes kanë një tjetër version. "Nuk kishte probleme me vajzën. Donte të qëllonte shoferin e furgonit po kapi vajzën dhe kunatën. Islami i çoi haber të mos i dilte para. Pse vjen në fshat ai kur s'ka as grua as fëmijë këtu. Shteti ta shohë se Islami s'ka asnjë faj", tha ajo. Fshati Vig ka rreth 10 shtëpi të shpërndara në shpatin e malit që dimrin e kalojnë të izoluar mes borës. Këtu asgjë e re nuk ndodh por nëse dalin fjalë sipas familjes Mata, ato nuk lahen me burg.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania