Panorama (Albania)

"Po e dëmton vendin", si u përball Ismail Qemali me sulltanin Abdyl Hamidin

Në 180- vjetorin e lindjes së Ismail Qemalit ( 24 janar 1844- 24 janar 2024, kujtimet e ish- ambasadori­t britanik Sir Maurice De Bunsen

- NGA EVARIST BEQIRI*

"Me dhënien e postit të guvernator­it të Përgjithsh­ëm të Tripolit, ai ishte duke u surgjynosu­r dhe u bind që do të vritej nëse do të shkonte aty. Ai u rrëshkiti spiunëve që e ndiqnin dhe erdhi që të më takonte të premten, dhe më tha se asgjë nuk mund ta shpëtonte veçse strehimi në luftanijen angleze, të cilën kishte ndër mend që t'a bënte. Ai është tanimë në bordin e ' Salamander' me tre djemtë e tij, dhe kemi dëgjuar se është shkaktuar një trazirë e madhe në ' Pallatin Yildiz', pasi ata nuk e kanë zbuluar akoma vendndodhj­en e tij".

Arratisja e Ismail Qemalit e shqetësoi Portën e Lartë për vetë pozicionin e rëndësishë­m që ai kishte si udhëheqës në çështjen shqiptare. Sipas autorëve turk, edhe para arratisjes së tij, Ismail Qemali ndiqej me dyshim nga qeveria osmane, për shkak të aktiviteti­t të tij në lëvizjen kombëtare shqiptare. Referuar dokumentev­e arkivore turke, Ismail Qemali kërkoi mbështetje­n e Greqisë për një Shqipëri të pavarur.

Kjo faqe është shkëputur nga "Ditari" i Sir Maurice de Bunsen ( 8 janar 1852 - 21 shkurt 1932) dhe mban datën 29 prill 1900. Ajo publikohet për të parën herë në Shqipëri. Sir Maurice De Bunsen ishte një diplomat i njohur britanik, i cili shërbente atëherë si këshilltar në ambasadën britanike në Kostandino­pojë.

Pak vite më vonë, Sir Maurice De Bunsen shërbeu edhe si ambasador i Britanisë në Spanjë ( 1906- 1913) dhe AustroHung­ari ( 1913- 1914). Duke qenë një rrëfim i një dëshmitari të dorës së parë dhe protagonis­ti në zhvillimet diplomatik­e të kohës, kjo dëshmi merr akoma edhe më tepër vlera historike.

Në ditarin e tij De Bunsen përshkruan, ndër të tjera, zhvillimet politike në Perandorin­ë Osmane. Ai shkruan për guximin e rrallë të Ismail Qemalit për t'u përballur me sulltanin despotik Abdyl Hamidin II dhe arratisjen e tij të famshme nga Turqia, më 1 maj të vitit 1900:

"29 PRILL

Pyes veten nëse dokumentet do ta përmendin arratisjen e Ismail Qemal Beut. Ai është ndër të paktët Turq ( shënim i E. B.: kupto shtetas), të cilët unë i njoh mirë, dhe një nga të rrallët që ka guxuar që t'i flas hapur Sulltanit, për t'i nxjerr në pah dëmet që ai është duke i shkaktuar vendit ( Nga këta burra lulëzoi lëvizja e ' Turqve të Rinj').

Me dhënien e postit të guvernator­it të Përgjithsh­ëm të Tripolit, ai ishte duke u syrgjynosu­r dhe u bind që do të vritej nëse do të shkonte aty. Ai u rrëshkiti spiunëve që e ndiqnin dhe erdhi që të më takonte të premten, dhe më tha se asgjë nuk mund ta shpëtonte veçse strehimi në luftanijen angleze, të cilën kishte ndër mend që t'a bënte. Ai është tanimë në bordin e ' Salamander' me tre djemtë e tij, dhe kemi dëgjuar se është shkaktuar një trazirë e madhe në ' Pallatin Yildiz', pasi ata nuk e kanë zbuluar akoma vendndodhj­en e tij.

Ne po përpiqemi që ta hipim atë në një anije tregtare britanike, të drejtuar për në Pire. Natyrisht që është e pamundur për ne që ta dorëzojmë atë tek Turqit dhe, ndonëse ambasadori është mërzitur nga ky incident, nuk ka çfarë të bëj tjetër veçse ta ndihmoj atë. Ismaili ka qenë një nga avokatët kryesor të aleancës së vjetër turko- angleze, dhe unë kam pasur biseda të gjata me të. Ai është një nga të paktët që guxon të vij në ambasadë.

Asnjë turk me pozita nuk lejohet të bëj vizita ose të vij për darkë në një ambasadë pa lejen e Sulltanit, e cila shpesh refuzohet. Shumë po internohen përditë, dhe një gjendje terrori mbretëron kudo, e shkaktuar nga tmerri që ka Sulltani nga çfarëdollo­j lëvizje Liberale kundër tij. Turqit e dënuar, kryesisht i bëjnë apel Anglisë, dhe është tepër e vështirë që të trajtosh kaq shumë kërkesa për ndihmë që i adresohen ambasadës…"

Arratisja e Ismail Qemalit e shqetësoi Portën e Lartë për vetë pozicionin e rëndësishë­m që ai kishte si udhëheqës në çështjen shqiptare. Sipas autorëve turk, edhe para arratisjes së tij, Ismail Qemali ndiqej me dyshim nga qeveria osmane, për shkak të aktiviteti­t të tij në lëvizjen kombëtare shqiptare. Referuar dokumentev­e arkivore turke, Ismail Qemali kërkoi mbështetje­n e Greqisë për një Shqipëri të pavarur.

Ndërsa gjendej në Greqi ai përmendi edhe "vëllazërin­ë shqiptaro- greke". Madje, përflitej se Ismail Qemali kishte mbledhur shqiptarët e krishterë të Janinës, për krijimin e konsensusi­t kristjano- mysliman për çështjen shqiptare. Ndërkohë, Veziri i Madh dhe kushëriri i tij Ferid Pashë Vlora, e siguroi sulltan Abdyl Hamitin II, se Ismail Qemali nuk kishte ndikim të madh te shqiptarët.

Lideri ka kurajën që ta sfidoj dhe ai përpiqet që ta ndryshoj realitetin. Këto dëshmi autentike e ilustrojnë më së miri lidershipi­n vizionar të Ismail Qemalit dhe besimin e madh që populli ushqente tek udhëheqja e tij. Prandaj, shembulli i Ismail Qemalit vazhdon të jetë frymëzues e shpresëdhë­nës për të rinjtë e sotshëm njëlloj siç ishte frymëzues e shpresëdhë­nës për të rinjtë e atëhershëm.

Ismail Qemali ishte njeri me ide të qarta dhe të qëndrueshm­e. Ai ishte trim, i pavarur, serioz dhe sillej hijshëm. Ai ishte një politikan i zoti dhe e njihte thellësish­t diplomacin­ë evropiane. Vargjet e poetit të ri vlonjat në atë kohë, Dush Strati ( Duçe Jorgo Baba) të shkruara në vitin 1900, menjëherë pas arratisjes së bujshme të Ismail Qemalit nga Turqia, e përshkruaj­në profetikis­ht thelbin e lidershipi­t të Ismail Qemalit dhe besimin e madh që populli ushqente tek udhëheqja e tij:

"Fryte dritë e Shqipërisë, Jashtë nga qytet i errët, T'i veç dërmën dhelpërisë, E të gëzoç na të mjerët.

Ti që kurdole në jetë, Që kur bëri nëna djalë, Kokën e mbajte përpjetë, Edhe shpirtin zjarr e valë."

Ismail Qemali është themeluesi i shtratit ideor mbi të cilin u strukturua lëvizja politike kombëtare shqiptare. Në këtë 180- vjetor të lindjes dhe 105- vjetor të kalimit të tij në amshim, modeli i lidershipi­t të tij mbetet standardi i artë me të cilin ne duhet të krenohemi dhe busulla ku ne duhet të orientohem­i në këto kohë të trubullta...

* Autor i librit "Themeluesi- Lidershipi i Ismail Qemalit". Ky artikull botohet me rastin e 180- vjetorit të lindjes dhe 105- vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemal Vlorës.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania