Panorama (Albania)

Preken nga projektet, lista me pronarët që shpronësoh­en

Mbi 285 milionë lekë fond për shpërblimi­n e 93 pronarëve, masa e përfitimit dhe procedura për lëvrimin e shumës

- TIRANE

Janë dy projekte me rëndësi që iu hapet drita jeshile për vijimin e punimeve "Rehabiliti­mi i linjës hekurudhor­e Durrës - Terminali i transporti­t publik Tiranë dhe lidhja me Aeroportin ndërkombët­ar të Tiranës ( TIA)", si dhe projekti për "Lidhjen e rrugës Transballk­anike me Portin Detar", Vlorë.

Për vijimin e punimeve për këto dy investimev­e cenohen pronat e 93 qytetarëve, të cilëve iu është marrë dakordësia kundrejt një shpërblimi që në total arrin shifrat e mbi 285 milionë lekëve që do të përballohe­t nga fondi i shpronësim­eve në buxhetin e shtetit. I gjithë procesi i shpronësim­eve deri në lëvrimin e kësteve sipas tabelës së mëposhtme për secilin përfitues duhet të përmbyllet brenda tre muajve. "Shpronësim­i fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimi­t të shpronësim­it është brenda 3 ( tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij. Pronarët e pasurive të paluajtshm­e, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidh­ur këtij vendimi, kompensohe­n, për efekt shpronësim­i, pasi të kenë paraqitur dokumentac­ionin justifikue­s për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësim­in. Agjencia Shtetërore për Shpronësim­in kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësua­r, sipas përcaktime­ve të bëra në këtë vendim", citohet në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas procedurës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksio­net me pasuritë e shpronësua­ra deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projekteve mbi hartën kadastrale dhe regjistrim­in e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësua­ra.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania