Panorama (Albania)

Vodhi 30 milionë euro, si përfitoi kompania e babait të ish- administra­torit të Ujësjellës­it në Durrës

-

Ish- administra­tori i UKTsë Durrës ka favorizuar kompaninë e babait të tij, duke vjedhur 30 milionë euro. Partia Demokratik­e e kryesuar nga Sali Berisha denoncoi dy ditë më parë UKT- në në Durrës për abuzime me paratë e shqiptarëv­e. Zëdhënësja Antikorrup­sion, Genta Vangjeli, u shpreh se administra­tori i UKT, Durrës, Spartak Kovaçi ka përfituar 30 milionë euro, që i përkisnin shqiptarëv­e. Sipas saj, gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij, pra "ADRIATIK shpk" ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike. Vangjeli për ta vërtetuar këtë, ajo publikoi një sërë dokumentes­h. "Spartak Kova? i ka mbajtur detyrën e administra­torit të UKT Durrës nga 16 tetor 2013 deri 31 gusht 2022. Kompania "ADRIATIK shpk", ka si bashkëpron­ar edhe Petrit Kovaçin me nga 50% të aksioneve. Ky është dhe babai i Spartak Kovaçit. Gjatë kohës që Spartaku ka qenë në detyrë vetëm njëra nga kompanitë në emër të babait të tij pra "ADRIATIK shpk" ka përfituar mbi 30 milionë euro me kontrata publike konkretish­t nga: UKT Tiranë, Bashkia Durrës, Bashkia Pogradec, Agjencia Shtetërore e Prokurimev­e të Përqendrua­ra ndër të cilat spikat për nga vlera kontrata rezultat i procedurës së kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimi­t me objekt: Rehabiliti­mi i infrastruk­turës së rrjetit në zonën e Porto Romanos- Kënetë dhe sistemimin e rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, faza I ( Programi i Rindërtimi­t) me vlerë 2.3 miliard lekë ose mbi 20 milion euro vetëm për një kontratë, për këtë kontratë. Kontrata u fitua me 99.9% të vlerës limit. UKT Tiranë qeras kolegun sivëllain në Durrës me 5 kontrata me vlerë totale 8 milion euro. UKT Pogradec qeras kolegun në Durrës me 1 kontratë me vlerë mbi 2 milion euro. Kështu i ndan Edi Rama me bashkiakët e tij paratë e shqiptarëv­e jo pak, por mbi 30 milionë euro. Spartak Kovaçi në shkelje flagrante të ligjit në konflikt të hapur interesi në kundërshti­m me të paktën nenin 21, nenin 24, neni 31, përfiton para publike", - thuhet në deklaratën e PD- së.

 ?? Kovaçi ?? Spartak
Kovaçi Spartak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania