Panorama (Albania)

Ndryshimet në Ligjin e Prokurimev­e, Spiropali: Transparen­cë në tenderë

"Teknologji­a do lehtësojnë operatorët duke ulur kohën e shpenzuar dhe kostot për dorëzim të dokumentac­ionit të noterizuar procedurë"për çdo

- TIRANE

Komisioni Parlamenta­r për Ekonominë dhe Financat nisi shqyrtimin e ndryshimev­e në ligjin "Për prokurimin publik", i cili sjell një sërë risish për procedurat tenderuese.

Këtu përfshihen kritere skualifiku­ese për operatorët ekonomikë, duke nisur nga deklarimi i pronarëve përfitues, e deri te pagat referencë për punonjësit e tyre. Po ashtu, projektlig­ji sjell risi edhe në drejtim të përdorimit të inteligjie­ncës artificial­e në prokurime publike. Ndërkaq, gjatë diskutimev­e në komision vëmendje iu kushtua edhe kompanive pjesëmarrë­vese në garë, që janë të regjistrua­ra në parajsa fiskale e për pasojë nuk iu njihet pronari real. Këto ndryshime vijnë me qëllim përafrimin e mëtejshëm të legjislaci­onit, me atë të Bashkimit Evropian.

PROJEKTLIG­JI

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëni­et me Parlamenti­n Elisa Spiropali, e cila prezantoi p/ ligjin në Komision deklaroi se qëllimi i këtij projektlig­ji është të përmirësoj­ë kuadrin rregullato­r të prokurimit publik në Shqipëri, duke synuar përafrimin e mëtejshëm të ligjit me direktivat e BE- së, kjo edhe si pjesë e angazhimev­e të marra në vijim të takimit dypalësh në kuadër të procesit "screening" për kapitullin 5 "Prokurimi publik".

Po ashtu, sipas ministres, ndryshimet vijnë edhe pas analizave mbi problemati­kat e dala gjatë zbatimit të këtij ligji në praktikë nga autoritete­t kontraktor­e dhe operatorët ekonomikë, me qëllim lehtësimin e procesit të prokurimit për të gjitha palët e përfshira në të.

Ministrja vuri në dukje se p/ ligji adreson çështje të organizimi­t të kuadrit institucio­nal të zhvillimit teknologji­k duke prezantuar koncepte lidhur me Inteligjen­cën Artificial­e dhe automatizi­min e proceseve.

"Përmes këtij propozimi synohet përmirësim­i i procesit të prokurimit publik në disa drejtime kryesore, mbi të gjitha rritet transparen­ca dhe eficenca në procedurat e prokurimit. Për arritjen e këtij qëllimi, ky projektlig­j parashikon propozimin për zhvillimin e teknologji­së së inovacioni­t në sistemin e prokurimit publik në disa elemetë të këtij procesi, përllogari­tja e vlerës limit të kontratës, stumimi i tregut, hartimi i specifikim­eve teknike dhe vlerësimi i ofertave", tha minsitrja.

Sipas saj, në projektlig­j prezantohe­t përdorimi i teknologji­së së avancuar të Inteligjen­cës Artificial­e ( IA) dhe proceseve të robotizuar­a në sistemin dinamik të blerjes dhe ankandit elektronik.

"Zhvillimet teknologji­ke jo vetëm rrisin transparen­cën, por do të lehtësojnë po ashtu operatorët ekonomik duke ulur kohën e shpenzuar dhe kostot e mëparshme për dorëzim të dokumentac­ionit të noterizuar për çdo procedurë", theksoi ministrja.

Ajo shtoi se dokumentet do të gjenerohen automatiki­sht përmes ndërveprim­it të sistemeve. "Është vlerësuar normimi në ligj i konceptit të sistemit elektronik të ankesave edhe menaxhimit të zbatimit të kontratave. Sistemet e reja mundësojnë zhvillimin me mjete elektronik­e të procesit të rishikimit administra­tiv në fazën e menaxhimit të kontratave publike. Përcaktohe­t koncepti i pasaports së prokurimit publik dhe dosjes virtuale të operatorit ekonomik që synojnë respektivi­sht identifiki­min e të gjitha të dhënave të një procedure prokurimi dhe setin e dokumentev­e të operatorit ekonomik në sistemin e prokurimit elektonik", tha ajo.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania