Panorama (Albania)

Veliaj: "Teatri i vjetër pa themele, ishte pikë rreziku"

-

Ekipi që po punon për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, ka hedhur themelet e godinës e cila do të jetë ikona e artit skenik shqiptar. Gjatë inspektimi­t në kantier, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh entuziast për ritmin e punimeve dhe informoi se aktualisht po punohet për katin - 1 të parkingut nëntokësor. Ai tha se në fund të verës do të nisë puna në sipërfaqe, për ngritjen e godinës që pritet të përfundojë në dy vitet e ardhshme. "Sot quajmë zyrtarisht hedhjen e themeleve të Teatrit me sistemin e diafragmës. Pastaj, duke përdorur hyrjen nga ish- Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve, do të bëjmë evadimin e inerteve deri në pranverë, që në fund të verës të kemi mundësi të dalim mbi sipërfaqe. Do të shfrytëzoj­më vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, plus gjithë vitin tjetër, që të mbarojmë karabinanë e godinës. Më pas do të kujdesemi më shumë për foninë, akustikën, skenën, prapaskenë­n, nënskenën, mbiskenën, dhe të gjitha mjetet e nevojshme teknike për të pasur vërtetë një kryevepër", shpjegoi Veliaj. Ai nënvizoi se gjatë punimeve për hapjen e themeleve, ekipi ka konstatuar se teatri i vjetër nuk kishte themele. "Ky është një vend ku, siç zbuluam në punë e sipër, teatri i vjetër nuk kishte as themele. Fakti se kemi zbuluar edhe tunele nëntokësor­e dhe pika lidhëse, që në kohën e komunizmit kanë pasur ato nënkalimet e Tiranës paranojake të atyre viteve, dhe fakti se nuk gjetëm themele, do të thotë se ai teatër ishte vërtet një pikë rreziku. Po ashtu, fakti se asnjë trupë e huaj nuk guxonte të vinte këtu, dhe në tre vitet e fundit as nuk guxohej të bëhej ndonjë shfaqje, do të thotë se kemi marrë vendimin e duhur. E di që ishte një vendim që u politizua, që kaloi përmasat e histerisë, por besoj se ka një konsesus publik që ajo kasolle e bërë me algat e presuara të mbetjes së shkrepësve të fabrikës fashiste në atë kohë, ishte një vjetërsirë që i kishte ardhur koha të zëvendësoh­ej. Tani që po hedhim themelet e Teatrit të Ri dua të mbajmë këtë ritëm. E kuptoj se është një ekip kompleks: kemi supervizor­ë danezë, kemi skuadrat shqiptare, kemi punëtorë të huaj nga India, Bangladesh­i dhe Nepali, por kemi edhe specialist­ë italianë, që ndihmojnë me sondat. Pra, është një ekip ndërkombët­ar që po përpiqet të prodhojë këtë bizhu për qytetin", u shpreh ai. Kryebashki­aku u shpreh i sigurt se për këtë kryevepër qytetarët e Tiranës do të jenë të gjithë bashkë, përtej cic- miceve politike.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania