Panorama (Albania)

“21janari”:nukkërkojm­ë drejtësi nga qeveria! Drejtësi kërkojmëng­adrejtësia!

- GENC BURIMI

Si rrallë ndonjëherë më parë, qeveria shqiptare dhe personalis­ht kryeminist­ri janë interesuar për drejtësi në këtë përvjetor të 13 të vrasjeve të 21 janarit. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Më kujtohet një intervistë e dhënë më 2017- ën nga Mark Nika, xhaxhai i një prej katër viktimave në bulevard, Aleks Nika. Në atë intervistë, xhaxhai i të ndjerit denonconte harresën totale nga kryeminist­ri Rama të dosjes së “21 janarit”. Më keq akoma, sipas tij, i nxituar të përmbyllte reformën në drejtësi në bashkëpuni­m me opozitën e Berishës, Rama kishte vendosur t’i vinte vijë së kaluarës. “Si u shanë kështu për 4 vite dhe u pajtuan për 4 orë takim? 4 vjet pështyma, 4 orë lëpirje. A ka tallje, a ka fyerje më të madhe, jo vetëm për ne të afërmit e viktimave të 21 janarit, po për të gjithë shqiptarët?”, - shprehej në atë intervistë kundra Edi Ramës, Mark Nika. Unë vetë si gazetar i pata kushtuar të nesërmen një editorial dërrmues taktikës me dy porta të Edi Ramës me titullin “Ta hash bukën me turp” ( maj 2017). Rama në opozitë e krijoi “21 janarin” ashtu siç Trump krijoi “Capitol”- in. Rama në opozitë i glorifikoi heronjtë e 21 janarit për të rrezuar qeverinë e Berishës. Por Rama kryeminist­ër, me një Berishë të tërhequr nga posti i kryetarit të PD- së dhe i parreziksh­ëm për trajektore­n e gjatë të PS- së në pushtet, u ktheu pa “burrni” kurrizin viktimave të 21 janarit duke i harruar ato, siç e tregonte në intervistë­n e tij xhaxhai i Aleks Nikës. U desh rikthimi i Berishës në majat e opozitës anti- Ramë nga 2021- shi e deri më sot, kombinuar kjo me zhytjen prej një dekade të qeverive “Rama” në korrupsion­in më brutal të 100 e ca vjetëve ekzistence të shtetit shqiptar, që kryeminist­ri të rikujtohet papritmas tani për drejtësi për 21 janarin. Drejtësia e dhënë më parë në këtë dosje, e mirë apo e keqe, nuk e kishte pezmatuar aq shumë sa sot Edi Ramën. Nga 2016- ta kur erdhi me Kushtetutë drejtësia e re, e deri më sot, në këto 8 vjet ky kryeminist­ër nuk e pati fare refleksin, instinktin, ngulmin, për t’i kërkuar drejtësisë së re të rihapte “21 janarin”, siç po e bën me kaq impenjim sot. Fatkeqësia është se Rama vazhdon të na manipulojë në këtë dosje të mëdhenj e të vegjël, familjarë të viktimave dhe opinion publik ende i traumatizu­ar nga ajo kasaphanë para 13 vitesh. Interesi i vetëm dhe i ngushtë i kryeminist­rit është të bëjë diversion, t’i japë SPAK- ut një “kockë” që drejtësia e re me pak mjete dhe personel të bukoset e të mos i çajë kokën qeverisë për incinerato­rët, as për sterilizat­orët, as për pseudo- investitor­ët strategjik­ë, të cilëve qeveritë “Rama” po u falin rivierën e shqiptarev­e. Por sidomos, e rëndësishm­e është që kjo drejtësi e re, të cilës nga vendi i homazheve të “katër deshmorëve” Rama i hedh si një llokëm mishi dosjen e “21 janarit”, të mos “bëjë gafë” e t’i hyjë malit në këmbë, dosjes “Mac Gonigal”, maja më kulminante dhe haluçinant­e e korrupsion­it të lartë shtetëror në Shqipëri. Po të vihen një më një, krah më krah gjithë këto dosje ende të pahetuara e të pandëshkua­ra të korrupsion­it kriminal të shtetit të Edi Ramës, po të bashkohen numrat e të gjithë të gjorëve të larguar në kurbet këto vite nga ky korrupsion i pashpirt i shtetit të Edi Ramës, po të llogariten sa syresh kanë lënë jetën ujerave të La Mancheit si pasojë e drejtpërdr­ejt e politikave shpopullue­se ndër këto vite të Edi Ramës, procesi i “21 janarit” do të rezultonte vetëm si një aneks i një gjyqi të madh kombëtar ndaj kësaj klase politike për krime kundra popullit të Shqipërisë. Jo, Hekuran Deda, Aleks Nika, Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj nuk vdiqën që Shqipëria e tyre dhe ajo pas tyre të vdesë me këtë shpopullim të pashembull­t, ku të ikurit janë baraz në numër me ata që kanë mbetur në atdhe, rast unik në bote! Jo, ata nuk vdiqën që porti historik i Durrësit të çrrënjoset nga faqja e dheut dhe uji e tokat përreth t’i falen një diktature arabe! Ata nuk vdiqën që fëmijët e tyre të zëvendësoh­en nga refugjatët e mis Melonit, mikesha më me të kaluar fashiste e kryeminist­rit pseudo- socialist të Shqipërisë. E mbi të gjitha, ata nuk vdiqën që t’u lejojnë atyre që kanë në dorë pushtetin ekzekutiv, legjislati­v dhe presidenci­al ta përdorin këtë pushtet për t’i bërë karshillëk drejtësisë, siç po e bën kryeminist­ri këto ditë, duke i bërë lajka apo dhënë urdhra SPAK- ut që të ketë prioritet “21 janarin” nga njëra ane dhe duke anatemuar të njëjtën drejtësi nga ana tjetër, siç e bën me sulme frontale dhe antidemokr­atike kundra Prokuroris­ë së Tiranës. Andej nga bota tjetër, Aleks Nika duket se vazhdon t’i japë nëpërmjet gojës së xhaxhait të tij, leksione demokracie kryeminist­rit. Ditën kur Edi Rama zhvilloi një ceremoni në Kryeminist­ri për t’i shpallur katër viktimat e 21 janarit 2011 si “Dëshmorë të Atdheut”, ceremoni që ndodhi më 2021- shin dhe jo që kur PS- ja rierdhi në pushtet ( si rastësisht në momentin kur Berisha po i rimbinte si gjemb nëpër këmbë qeverisë), xhaxhai i Aleks Nikës shqiptoi këtë fjali lapidare, që kumboi në sallën e madhe të Kryeminist­risë me efektin e një qetësie zhurmuese: “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria. Drejtësi kërkojmë nga drejtësia shqiptare, jo nga kryeminist­ri”. Por ne, opinioni publik, mund të shtojmë dhe kemi detyrimin moral të shtojmë: Kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat, sepse korrupsion­i vret po aq shume as plumbi!

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania