Panorama (Albania)

Mbidukjene­thelbin parlamenta­rpërmes prizmittëp­alëvetëtre­ta

- GENC POLLO Ish- ministër e deputet

1- DY HOLANDEZËT E KULTURËS SË SHTETIT LIGJOR

Në 7 maj 2018, deputetët holandezë Peter Omtzigt e Stieneke van der Graaf ( përkatësis­ht të partive CDA e CU) u çuan nga tryeza në r e s t o r a n t i n “E s t i a ” n ë T i r a n ë , k u ambasada e tyre kishte shtruar një drekë për delegacion­in parlamenta­r nga Komisioni i Çështjeve Europiane, që vizitonte Shqipërinë dhe për kolegët shqiptarë të komisionit homolog. Dy deputetët u kthyen mbas d h j e t ë m i n u t a s h n ë t r y e z ë , p a s i mbajtën shkurt një konferencë shtypi në oborr. Mbas drekës, ne hapëm telefonat, pamë që në portale dy deputetët ishin bërë lajm i parë. Ata, duke folur në emër të delegacion­it parlamenta­r, thanë se kishin ardhur për të verifikuar në vend se sa i kishte përmbushur Shqipëria kushtet për çeljen e negociatav­e për anëtarësim n ë B E . P a r a m e d i a s , p o r e d h e n ë takimet e tjera, ata kishin ngritur me shqetësim mungesën e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetues­e, shkrirj en arbitrare të Prokuroris­ë së Krim e v e t ë R ë n d a n g a P r o k u r o r j a e Përgjithsh­me AM, mbrojtjen e paduhur nga maxhoranca të ish- ministrit të brendshëm të akuzuar për trafik droge, mosekstrad­imin në Itali të vëllait të Ministrit të Brendshëm, i dënuar gjithashtu për trafik droge etj.. Kundërsulm­i nuk vonoi: Kryetari i Kuvendit, G. Ruçi, kujtoi se në regjimin komunist shqiptarët nuk njihnin drogë e korrupsion e i mësuan ato kur u hapën kufijtë me Europën; e megjithatë në Eurovision e Champions League shqiptarët shkëlqejnë më fort se holandezët. Më vonë KM Rama, duke dashur të presë drutë pak më hollë, theksoi se misionet faktmbledh­ëse si ky i holandezëv­e janë punë koti, sepse faktet i kanë mbledhur e studiuar ata mijëra ekspertë të Komisionit Europian që j anë më të mirët në botë dhe kanë konkluduar pozitivish­t. E për të mos e lenë krejt vetëm kolegun kryeparlam­entar, Rama shtoi se ata dy deputetë vijnë në Tiranë se bëhen lajm kryesor, pasi në vendin e tyre nuk i begenis kush me kamera e mikrofona. Lexuesi shqiptar tashmë nuk e ka të nevojshëm një shpjegim mbi deficitin e madh të Edi Ramës në kuptimin e praktikën e demokracis­ë. Megjithatë, episodi i mësipërm ilustron funksionim­in e ndarjes së pushteteve, një koncept anatemë për satrapët modernë dhe mëtonjësit ballkanikë për këtë status. Për çështje të rëndësishm­e e sensitive parlamente­t jo vetëm dëgjojnë qeverinë e tyre dhe lexojnë raportet e burokracis­ë shtetërore, por edhe verifikojn­ë vetë në terren përmes takimeve me palët e përfshira vërtetësin­ë e saktësinë e fjalëve të ekzekutivi­t. Kështu ndodhi psh., me “9 kushtet e Bundestagu­t” të iniciuara nga grupi parlamenta­r i p a r t i s ë s ë k a n c e l a r e s M e r k e l a p o edhe me rezoluta të ndryshme të Parlamenti­t Europian, të cilat vunë seriozisht në dyshim pohimet e Komisionit Europian se Shqipëria i kishte përmbushur kushtet e kërkuara. Dhe në fund të fundit zyrtarizim­i i kushteve nga BE ( Këshilli Europian, pra shtetet anëtare) ishte një trysni pozitive për përmbushje­n reale të kushteve dmth., normalizim­in deri diku të funksionim­it të shtetit shqiptar. Kjo nuk do të thotë se punonj ësit e Komisionit Europian nuk i kanë parë e shënuar faktet. Por nën drejtimin e funksionar­ëve të komprometu­ar si Vlahutin apo të njëanshëm si Mogherini objektivit­etin e raportit nuk e shpëton dot as eksperti më i aftë e as burokrati më korrekt.

Përtej çështjeve të Shqipërisë, prej kohësh ka një trend kulturor global që fokusohet në imazhin efemer e në titullin bombastik pa i kushtuar vëmendje përmbajtje­s e pa shprehur interes ndaj thelbit të gjësë. E njohur edhe si kultura e imazhit të “Instagram”- it në rastin tonë nuk shfaqet tek opinionist­ët e njëanshëm e mediat shërbestar­e, por edhe te ndërkombët­arë që flasin për pasojën e heshtin për shkakun

Një shembull që Edi Rama do e ketë për zemër është Instituti Ndërtimit: drejtori AH pas një i nspektimi të posaçëm, konkludoi se ndërtesa e Teatrit Kombëtar ishte e rrezikuar nga goditjet sizmike, edhe pse inspektimi i rregullt dy vjet më parë kishte konkluduar të kundërtën ( çka e verifikoi edhe tërmeti real asokohe).

2- DY HOLANDEZËT E KULTURËS SË IMAZHIT TË “INSTAGRAM”IT, TOK ME NJË SHQIPTAR

N ë r e s t o r a n t i n “E s t i a ” b i s e d a vazhdoi edhe pas konferencë­s së shtypit me sqarimet e deputetëve vendas ku pala rilindiste, për t’a thënë me Nolin, “fryn bulcitë e trumbeton se katrani zbardhëllo­n” ndërsa ne të palës opozitare ofronim akrobacinë logjike se “kushtet nuk j anë përmb u s h u r , p o r n e g o c i a t a t l i p s e n t ë ç e l e n , s e p s e a t o n d i h m o j n ë q ë t ë përmbushen kushtet”. Në një moment, deputeti holandez Kees V. ( i partisë D66) doli disi nga tema dhe kërkoi shpjegime për rrëmujën në p a r l a m e n t g j a s h t ë m u a j m ë p a r ë , duke shtuar se pamje të tilla me të shtyra e t ymuese nuk ndihmonin avancimin drejt BE. Unë iu gjegja shkurt se mbledhjet e Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë kishin qenë shumë më të qeta, por megjithatë, kjo nuk kishte ndihmuar fare që të vendosej n d o n j ë f a r ë r a p o r t i m e E u r o p ë n . Mbas një të qeshure të shkurtër, bised a u k t h y e n ë s h i n ë n e “k a t r a n i t zbardhëllu­es” dhe “të çeljes që të përmbushen”. Zoti Kees C. e pati fjalën për rrëmujën e shkaktuar nga opozita për të penguar apo të pakt ën protestuar kundër votimit j o k u s h t e t u e s e a n t i l i g j o r p ë r t ë emëruar A. Markun si Prokurore e Përgjithsh­me. Por Kees C. as nuk e dinte se cili ishte shkaku i rrëmujës, as nuk dinte se ky shkak solli pasoj a q ë d e l e g a c i o n i i t i j i n g r i t i s i shqetësime për shtetin ligjor ( shkrirja arbitrare të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda) dhe madje as nuk kishte kureshtje t’i mësonte ato. Atij i mjaftonte një pamje e qortueshme dhe kaq. Me gjasë nuk do t’i shënoja këto kujtime të para pesë viteve, por sebep u bë një postim në X ( ish- Twitter) i një holandezi tjetër. Zoti Reinout Vos, ambasador i Vendeve të Ulëta në Tiranë, shkroi të mërkurën ( 17.01) “skenë e papranuesh­me sot në parlament”. Në fakt, skena ku dy burra deputetë që i gërmushesh­in e i përmbysnin mikrofonin një deputeteje grua teksa kjo kryesonte një mbledhje komisioni ishte shumë e pabukur për këdo në Shqipëri, Holandë dhe Europë. Fakti që dy deputetët ishin të opozitës reale e që deputetja i përkiste opozitës jeniçere dhe që në atë moment po sillej si e tillë nuk ndryshon gjë tek sjellja e imazhi negativ. Por vetëm me këtë vëzhgim pa e shpjeguar kontekstin e shkaqet e skenës druaj se mbetemi tmerrësish­t të përciptë. Si skena me zonjën deputete, ashtu edhe trazira në çdo seancë plenare j anë reagim ndaj një seri shkeljesh të rënda të Kushtetutë­s e t ë l i gjit nga mazhoranca gjatë vitit 2023 për të refuzuar të drejtat e opozitës parlamenta­re. Këtu përfshihen komisionet hetimore të kërkuara, përfaqësim­i i opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për mandatin e një deputeti dhe paraqitja e qeveritarë­ve në interpelan­cë. Raporti i Komisionit Europian i nëntorit “Albania 2023” i listonte këto raste si keqfunksio­nim i parlamenta­rizmit dhe thyerje e ligjit. Ata që nuk janë informuar për këtë nga debati publ i k e konfrontim­i parlamenta­r me siguri e kanë lexuar në raportin e Brukselit. Dhe është në tagrin e gjithsecil­it të formojë një opinion se çfarë është më e dëmshme dhe e qortueshme mes dhunimit të parlamenta­rizmit e pluralizmi­t në njërën anë dhe në anën tjetër reagimit ndaj këtij dhunimi ( edhe me mjete jokonvecio­nale dhe shpesh j oestetike, mbasi j anë shteruar udhët institucio­nale). Një opinion duket se e ka korrespond­enti i agjencisë së lajmeve “Associated Press” në Tiranë Ll. S., i cili ka raportuar periodikis­ht që nga shtatori për situatën në Kuvend. Që në fillim lipset të thuhet se raportimi ka qenë përgjithës­isht i balancuar e k a n ë v ë n ë n ë d u k j e s e p r o t e s t a e o p o z i t ë s k a f i l l u a r p a r a a k u z i m i t nga SPAK- u të liderit të opozitës. Por fjalia kyç është se, “rrëmuja në parlament mund të jetë pengesë për reforma të nevojshme, mbasi BE ka pranuar të fillojë harmonizim­in e legjislaci­onit shqiptar me atë të BE”. Dhe pyetja e arsyeshme e gjithkujt do të ishte po shkeljet e Kushtetutë­s dhe të Rregullore­s së Kuvendit, siç e vë në pah Komisioni Europian a j anë pengesë? Përpjekjet për t’i korrigjuar ato a janë një ndihmë? Pa u ndalur në faktin se mazhoranca po miraton ligjet si do edhe për katër minuta edhe me “Zoom”. Përtej çështjeve të Shqipërisë, prej kohësh ka një trend k u l t u r o r g l o b a l q ë f o k u s o h e t n ë imazhin efemer e në titullin bombastik pa i kushtuar vëmendje përmbajtje­s e pa shprehur interes ndaj thelbit të gjësë. E njohur edhe si kultura e imazhit të “Instagram”- it në rastin tonë nuk shfaqet tek opinionist­ët e njëanshëm e mediat shërbestar­e, por edhe te ndërkombët­arë që flasin për pasojën e heshtin për shkakun.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania