Panorama (Albania)

Armando në merkato? Poçetino: Nuk kemi asnjë lajm

-

Mauricio Poçetino u përball me mediat përpara ndeshjes vendimtare të Çelsit me Midëllsbro­un sonte në mbrëmje. Blutë do kërkojnë të përmbysjen e disavantaz­hit 1- 0 në gjysmëfina­len e kthimit të Kupës Karabao në "Stamford Bridge". "Është një pasaportë të shkosh në finale, të vizitosh ' Uemblin'. Është një ndeshje me të vërtetë e rëndësishm­e për ne. Ne duhet të tregojmë se është vërtet e rëndësishm­e për klubin, për ne, për të gjithë. Duam të jemi në finale, por fillimisht duhet të mposhtim Midëllsbro­un, një ekip shumë i mirë që në ndeshjen e parë nuk arritëm ta mundnim. Do të jetë e vështirë si pjesa e parë e ndeshjes. Ne kemi besim se mund të bëjmë një lojë shumë të mirë përpara tifozëve tanë në ' Stamford Bridge'. Ne duhet të përfitojmë nga energjia e tifozëve tanë". Një nga temat që trajneri argjentina­s preku në konferencë­n për shtyp ishte edhe ajo e të ardhmes së Armando Brojës. Ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, me Çelsin që tashmë duket i hapur për largimin e 22- vjeçarit që këtë muaj. I pyetur nëse ka ndonjë shans që ai të largohet përpara fundit të merkatos, Poçetino u përgjigj: "Për momentin, ( nuk ka) asnjë lajm. Aktualisht, ne nuk mund të japim përditësim­e në asnjë mënyrë. Është gjithçka kaq e qetë dhe mendoj se është një gjë e mirë, sepse ne po punojmë shumë mirë për momentin". Por ai nuk e përjashtoi as mundësinë e ndonjë afrimi në merkaton e këtij muaji: "Nuk ka asnjë përditësim, sepse mendoj në të njëjtën mënyrë edhe kur më pyet nëse lojtarët mund të largohen. Nuk ka asnjë lajm edhe për lojtarët që mund të vijnë".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania