Panorama (Albania)

Broja në merkato, Uolvesi i parakalon të gjithë në Angli

Për 22- vjeçarin interesohe­t edhe Uest Hemi dhe Fulhami

-

Uolverhemp­toni është klubi më aktiv në garën për të nënshkruar me sulmuesin e Çelsit, Armando Broja, sesa Uest Hemi, sipas informacio­neve të gazetarit Ben Xhakobs për "GIVEMESPOR­T". Ai ka bërë një përditësim të fundit mbi një marrëveshj­e të mundshme të bluve të Londrës me "ujqërit" për transferim­in e 22- vjeçarit në "Molineux". Trajneri i Uolvesit, Geri O'nill, ka shijuar një fillim të shkëlqyer të mandatit të tij në skuadër, por mendon se nuk ka mjaftueshë­m opsione në sulm. Broja ndërkohë nuk ka gjetur ende një vend titullari në sulm në "Stamford Bridge" dhe po luan më shumë këto javë, vetëm pasi Nikolas Xhekson është larguar drejt Kupës së Afrikës me kombëtaren, por edhe dëmtimit të Kristofer Nkunkusë. Sipas "The Athletic", Çelsi është i gatshëm ta shesë produktin e akademisë dhe largimi i tij nuk varet nga kthimi i Nkunkusë nga dëmtimi. Fulhami dhe Uest Hemi janë gjithashtu dy klubet e tjera të interesuar­a për shqiptarin, pavarësish­t se në skenë ka dalë edhe Aston Vila, ndërsa si Marko Silva ashtu edhe Dejvid Mojes po kërkojnë një sulmues të ri numër 9 këtë sezon. Sipas informacio­neve të "Sun Sport" këtë javë, Çelsi është i gatshëm të lejojë që Armando të largohet edhe në formë huazimi nëse transferim­i i tij do të bëhet përfundimt­ar në verë. Pronari Tod Bohli dhe shefat e merkatos së bluve janë të përgatitur për të lejuar edhe huazimin e sulmuesin të Kombëtares shqiptare, për aq kohë sa përfshihet edhe klauzola e shitjes së tij, për 35 milionë paund. Klubi i kishte vendosur Brojës një çmim prej 50 milionë paundësh, por ka vendosur që ta zbresë atë në rast se e huazon këto 6 muaj dhe e detyron klubin në fjalë që të përfshijë klauzolën e "detyrim blerjes". Megjithatë, lojtari deri tani ka këmbëngulu­r se dëshiron të qëndrojë në klubin e tij të zemrës dhe shpreson që t'u konfirmojë të gjithëve se mund të jetë një sukses me fanellën e Çelsit. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Poçetino as nuk e përgënjesh­troi dhe as e konfirmoi mundësinë e largimit të Brojës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania