Panorama (Albania)

Samarxhiç në verë, tri dilema për mbrojtjen kuqezi

-

Milani siguroi rikthimin e Mateo Gabias nga huazimi i tij te Vijarreali, por ata janë ende në kërkim të një tjetër qendërmbro­jtësi duke qenë se Malik Çau, Pier Kalulu dhe Fikajo Tomori do të mungojnë për disa kohë prej lëndimeve mjaft të rënda. Sipas "Spormedias­et", disa emra janë duke u vlerësuar dhe njëri prej tyre është Tongi Nianzu, i cili aktualisht po luan te Sevija, por ku nuk i është dhënë shumë kohë për të luajtur këtë sezon. I rritur në sistemin e të rinjve të PSG- së, ai u transferua te Bajerni i Mynihut në vitin 2020 dhe më pas te Sevilja në 2022. 21- vjeçari ka luajtur vetëm tri herë në La Liga për një ekip që ndodhet në vendin e 16- të dhe do ta mirëpriste kalimin te kuqezinjtë. I fundit në listë, por ndoshta edhe më i mundshmi për t'u transferua­r te Milani, është Trevoh Shalobah. Çelsi duket i hapur për huazimin me të drejtë blerje të 24- vjeçarit, i cili nuk ka asnjë prezencë sezonale në fushën e blertë, pasi sapo është kthyer nga një dëmtim i rëndë.

MESFUSHA - Përveç mbrojtësit, kuqezinjtë janë duke kërkuar edhe për një mesfushor. Për verën e ardhshme, do të ishin rikthyer konkretish­t në gjurmët e Lazar Samarxhiçi­t. I lindur në vitin 2002, dukej i destinuar të largohej në këtë merkato të janarit. Por

Napoli u nervozua që nuk arriti një marrëveshj­e me menaxherët dhe Juventusi iu drejtua objektivav­e të tjera. Pas asaj që ndodhi me Interin, duket se kuqezinjtë janë edhe mundësia e fundit për serbin që të bëjë nj hov cilësor në karrierë. Sa i përket një përforcimi në mesfushë për janarin, ekziston një mister "X", i cili mund të jetë kushdo pasi janë disa emrat që

qarkullojn­ë.

PO SOJYNÇY? - Ditët e fundit "Sportmedia­set" pati folur për një tentativë të Milanit për Xhaglar Sojynçy, e cila megjithatë rezultoi e pasuksessh­me për shkak të dëshirës së lojtarit për të shkuar te Fenerbahçe. Klubi kuqezi, siç dihet, në fakt do të duhej të nënshkruan­te me një mbrojtës në këtë seancë të merkatos dhe turku ishte në listën e drejtuesve. Për

më tepër, mund të ketë ende shpresë në këtë drejtim. Siç raporton "TNT Sport"', drejtori sportiv i Atletikos së Madridit, Andrea Berta, ka dhënë disa deklarata në lidhje me situatën e Sojynçysë. Negociatat me Fenerbahçe­n nuk janë aspak afër mbylljes me Milanin dhe Porton, të cilat duken dy klubet e vetme që do të plotësonin kërkesat e "los colchonero".

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania