Panorama (Albania)

Pulisiç: Inter e Juve? Po i mundëm hapim kampionati­n

"Te Milani ka shumë cilësi, për titullin nuk jemi dorëzuar"

-

Kristian Pulisiç, ka dhënë një intervistë të gjatë dhe interesant­e, të publikuar në kanalin "You Tube" të Serie A, duke përshkruar muajt e parë te Milani dhe më gjerë.

Intervista e mëposhtme rendit të gjitha deklaratat e sulmuesit të Milanit që sivjet ka shënuar gjashtë gola për ekipin.

Si është lidhja me prindërit tuaj?

Prindërit e mi luanin të dy futboll, por sinqerisht nuk i mbaj mend ndeshjet e babait pasi isha shumë i vogël kur nisa t'i shikoja. Por kujtimet e mia më të hershme janë të lidhura me të, kur luanim futboll në oborrin e shtëpisë tonë në Pensilvani. Babai im qëndronte pas murit sikur të ishte në portë dhe unë përpiqesha të shënoja.

Mund të na tregoni diçka për transferim­in tuaj në Milano?

Milani është një klub legjendar, ku kanë luajtur më të mirët dhe të gjithë e dinë se sa e ngrohtë është mbështetja. Ndaj edhe pse e prisja, u befasova nga dashuria dhe ngrohtësia e tifozëve. Jam shumë i lumtur që jam këtu.

Çfarë kujtoni nga goli i parë?

Ishte një moment i paharruesh­ëm për të shënuar golin tim të parë si kuqezi, isha shumë i emocionuar. Pastaj, goli i parë në "San Siro" ishte edhe më emocionues. Kur dëgjon të gjithë stadiumin duke thirrur emrin tënd është një ndjesi e mahnitshme.

Ndër më të bukurit deri tani është ai ndaj Frozinones, apo jo?

Është një skemë që e provojmë shpesh në stërvitje, Menja ka teknikë të jashtëzako­nshme, ndaj arrin ta çojë topin aty ku dëshiron. Dhe ne të huajt e dimë se në kohën e duhur, duhet ta bëjmë atë lloj lëvizjeje.

Kundër Frozinones e ekzekutuam skemën në perfeksion.

Si ndiheni me shokët e sulmit?

E njoh shumë mirë Zhirunë pasi ishim shokë skuadre te Çelsi dhe gjithmonë më pëlqente të punoja me të. Dhe pastaj është Rafa ( Leao). Vetëm shikoni se çfarë mund të bëjë në fushë. Në përgjithës­i shkoj shumë mirë

me shokët e skuadrës.

Si ndiheni në një qytet të madh si Milano?

Tani jam mësuar, edhe pse Milano është një qytet i madh. Po mundohem të mësoj gjuhën dhe kulturën italiane. E dua shumë ushqimin italian, por në përgjithës­i të jetosh në Itali është shumë bukur. Klima dhe temperatur­at janë më të mira se në Londër.

Çfarë mund të thoni për garën e titullit në Serinë A?

Kur të përballemi me Interin dhe Juventusin, duhet të jemi në një pozicion ku do të kemi ende shpresë për t'i kapur. Kështu që nëse fitojmë kundër tyre e rihapim garën. Tani për tani duhet të mendojmë vetëm për veten tonë, ndeshje pas ndeshje, rival pas rivali me qëllimin e tre pikëve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania