Panorama (Albania)

Duhen 84 vota, Manja kërkon konsensusi­n e opozitës për amnistinë

-

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, para pak ditësh kërkoi votat e opozitës lidhur me amnistinë. Ai është shprehur se amnistia nuk ka të bëjë me diçka partiake të njëanshme, ndaj e për këtë u ka kërkuar kolegëve parlamenta­rë të opozitës për të votuar në seancën e radhës projektlig­jin e amnistisë. Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kaloj në Kuvend, por duhen 84 vota përfshirë deputetet e opozitës, të cilët i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj. “Ne detyrën tonë e bëmë dhe e dorëzuam draftin në parlament, por nuk e konsideroj si detyrë të kryer për sa kohë ligji i amnistisë nuk ka marrë votën e deputetëve në parlament. Është një ligj që kërkon 84 vota pra dhe votën e kolegëve të opozitës. Shfrytëzoj rastin sot nga Korça t’iu bëj thirrje kolegëve të opozitës, deputetëve të saj, që kanë qenë një shtysë e konsiderue­shme për të bërë një draft ligji të amnistisë, që me fillimin e sesionit parlamenta­r në janar të bashkojnë votat me ne, ta miratojmë këtë ligj, që tu japim mundësinë afro 700 të dënuarve të bashkohen me familjet e tyre. Duhet ta kishim bërë përpara vitit të ri, por qe e pamundur. Mendoj që si mazhoranca dhe opozita kanë axhendat e tyre politike, por amnistia është akt humanizmi dhe deputetët përfaqësoj­në popullin, marrin dhe sensibilit­etet e tyre në zona edhe nga familjarët e të dënuarve. Jam besimplotë që edhe kolegët e opozitës do na bashkohen tani në Janar për tu dhënë mundësinë këtyre të dënuarve të përfitojnë një orë e më parë nga amnistia. Parlamenti fillon të hënën e javës që vjen dhe drafti i ligjit të amnistisë është një nga aktet që presin në tryezën e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, - tha Manja.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania