Panorama (Albania)

“Të përfshihen edhe të dënuarit për ndërtime pa leje”, mazhoranca kërkon zgjerimin e amnistisë

Amendament­i, deputeti demokrat që theu bojkotin te “Siguria” PS kërkon që të përfitojnë edhe të dënuarit për peshkim të ndaluar dhe prerjet e paligjshme në pyll, zbardhen propozimet

- VALENTINA MADANI

Mazhoranca është në kërkim të votave të opozitës për miratimin në Kuvend të ligjit draftit për amnistinë penale. Kjo amnisti vazhdon të jetë e bllokuar që në sesionin e kaluar prej sherrit dhe kaosit në Kuvend.

Por dje në Komisionin e Sigurisë Kombëtare diskutimev­e të socialistë­ve iu bashkua edhe deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri me një amendament. Zëvendësmi­nistri i Drejtësisë, Klajd Karameta, shpjegoi në amnisti janë përjashtua­r të dënuarit për krime ndaj jetës së personit, ata me rrezikshmë­ri të lartë shoqërore dhe të dënuarit përjetë. Gjithashtu, Karameta tha se me kërkesë të kolegëve, ai tha se do të rishihet data 30 nëntor 2023 me datën 31 dhjetor 2023, si datë kufi kur është dhënë vendimi i dënimit. Më tej zëvendësmi­nistri iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të komisionit lidhur me risitë që shoqërojnë projektlig­jin në fjalë, që konsistojn­ë pikërisht në parashikim­in e lehtësirav­e në kuadër të përcaktimi­t të kritereve për përfitimin e amnistisë, për shtetasit e mitur dhe femra. “Përcaktimi i kritereve lehtësuese për përfitimin nga amnistia, për të miturit dhe gratë, bëhet jo vetëm nisur nga qëllimet e humanizmit dhe të ofrimit të mbështetje­s më të lartë për këtë kategori, por edhe sepse, për shkak të pozitës më vulnerabël në shoqëri, pavarësish­t se janë ndëshkuar si autorë, në fakt kanë qenë dhe vetë viktima të veprave penale, duke u përdorur nga elementet kriminale. Për këtë arsye, meritojnë një mundësi më shumë për një riintegrim më të shpejtë”, - tha Karameta.

“Disa vepra penale siç është peshkimi i ndaluar. Nëse është i dënuar ju i amnistoni, nëse është në ndjekje penale për peshkim të ndaluar, nuk e amnistoni. Apo prerje të paligjshme të pyjeve. Nëse është i dënuar amnistohet, nëse është në ndjekje penale ku parashikoh­et deri një vit nuk amnistohet”.

SUGJERIMET

Në Komisionin Parlamenta­r të Sigurisë ku u diskutua projektlig­ji për amnistinë, deputetët e PSsë përmes pyetjeve drejtuar zëvendësmi­nistrit të Drejtësisë, Klajd Karameta, propozuan mundësinë e zgjerimit të veprave penale të përfshira në amnisti. “Disa vepra penale siç është peshkimi i ndaluar. Nëse është i dënuar, ju e amnistoni; nëse është në ndjekje penale për peshkim të ndaluar, nuk e amnistoni. Apo prerje të paligjshme të pyjeve. Nëse është i dënuar amnistohet, nëse është në ndjekje penale ku parashikoh­et deri një vit, nuk amnistohet”, - tha Nasip Naço. Ndërsa deputeti Bujar Çela deklaroi se duhet të amnistohen edhe ata që dënohen me gjoba për ndërtime pa leje. “Ka shumë vepra penale që trajtohen në këtë amnisti. Duhet të zgjerohet spektri i përfituesv­e. Kemi të dënuar që janë rrahur me njëritjetr­in dhe vazhdojnë të jenë të dënuar sipas Kodit të Procedurës Penale, edhe pasi ata mund të jenë pajtuar, pasi ka qenë një zënkë ordinere. Unë dua të di në këtë spektër nuk mund të përfshihen edhe... se dënim është edhe gjoba për disa ndërtime pa leje kasolle, shtesa banjash, avlli për të sistemuar familjen. Kur themi të përfitojnë, duhet të përfitojnë edhe ata që janë me detyrim paraqitje. Shpresoj që spektri i kësaj amnistie duhet të shtohet akoma më shumë, sepse është shumë i cunguar. Shpresojmë që kur ta diskutojmë nen për nen të jetë më i qartë dhe propozimet tona”, - tha Çela. Deputeti Denis Deliu kërkoi zgjatje të afatit të amnistisë deri më 31 dhjetor 2023 nga 30 nëntor 2023 dhe u kërkoi deputetëve të opozitës që të gjejnë gjuhën dhe të bashkohen e të votojnë së bashku këto nisma të mëdha. Opozita Ferdinand Xhaferi, deputeti demokrat i Durrësit, ka thyer bojkotin dhe është bërë pjesë e mbledhjes së Komisionit të Sigurisë i zhvilluar ‘ online’. Arsyen që ndërmori këtë hap kur i gjithë grupimi ku bën pjesë prej 3 muajsh zbaton strategjin­ë e mosbindjes civile, vetë Xhaferi thotë se është më e madhe se vetë kauza opozitare. Amendament­i për projektlig­jin e amnistisë penale që Xhaferi ka depozituar sqaroi se synon përfshirje­n edhe të personave të dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për pjesëmarrj­e në akte dhune gjatë protestave të opozitës, për të cilët pritet ende vendimi i Gjykatës së Apelit. “Unë jam i formësuar nga parimi që qytetarët prevalojnë jashtë dhe mbi betejën politike dhe për këtë arsye marr pjesë në këtë mbledhje komisioni. Kam depozituar një amendament pikërisht për projektlig­jin që po diskutohet”, - tha Xhaferi. Kryetari socialist i komisionit vlerësoi pjesëmarrj­en e Xhaferit dhe i bëri thirrje të gjithë opozitës të bëhet pjese e diskutimit dhe miratimit në parlament të amnistisë penale. “Ne e mirëpresim dhe opozitën që të marrë pjesë”, - tha Nasip Naço. E vetme, shumica socialiste nuk mund ta miratojë ligjin e amnistisë, pasi kërkon shumicë të cilësuar, kjo është arsyeja përse nuk arriti ta miratojë sesionin e shkuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania