Panorama (Albania)

Berisha dëshmon për herë të parë në SPAK: Prokurorët asnjë provë, u tregova ligjin

“U përballa me një grup të terrorizua­r. Ricikluan trillimet e tyre” Ish- kryeminist­ri akuzon kreun e SPAK- ut: Çfarë dallimi ka nga i penduari i drejtësisë?! Është një mercenar

- VALENTINA MADANI

Lideri demokrat, Sali Berisha, i shoqëruar nga avokatët e tij dhe dy makina policie dje iu drejtua godinës së Prokuroris­ë, ku e prisnin me brohoritma dhjetëra mbështetës të tij dhe deputetët.

Berisha u paraqit pak para orës 10: 00 në ambientet e SPAK- ut sipas fletëthirr­jes së prokurorëv­e për t’u marrë në pyetje. Para prokurorëv­e të SPAK- ut, ai qëndroi për afro dy orë. Komunikimi­n me median pasi la ambientet e Prokuroris­ë e nisi duke treguar se si e kishte gjetur atmosferën brenda SPAK- ut. Pyetjet e dy prokurorëv­e Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai i konsideroi si riciklim të trillimeve që kanë bërë në dosje. “U tregova ligjin e 2004ës dhe nenin që detyron shtetin që çdo pronë që nis të propozohet për tjetërsim, t’i jepet të shpronësua­rit. Por ata kishin fshehur, siç kanë fshehur qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama”, - u shpreh lideri demokrat. Teksa akuzoi prokurorët e SPAK për grup kriminal, tha se ai vetë personalis­ht nuk ka asnjë firmë për këtë proces, ndryshe nga kryeminist­ri Edi Rama që ka disa. “Akuza që i bëhet Sali Berishës se ka kryer privatizim­in për të pasuruar dhëndrin e tij është si të thuash se Berisha ka blerë Edi Ramën për të pasuruar dhëndrin”, - u shpreh lideri demokrat. Masën e sigurisë ndaj tij Berisha e konsideroi si staliniste, por siguroi që do të paraqitet sa herë të kërkohet në SPAK. Para gazetarëve, ish- kryeminist­ri Berisha zbardhi edhe disa detaje nga seanca e marrjes në pyetje. “Nuk u mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Ramës, apo nga e kishin marrë”, - tha lideri demokrat. Berisha sqaroi se pyetjet e prokurorëv­e lidheshin kryesisht me miratimin e dy vendimeve të Këshillit të Ministrave në kohën kur ai ishte kryeminist­ër si dhe ndryshimin e ligjit për sportin. “Pyetje tjetër. Pse u ndryshua ligji 2007- 2008. Ligji i 2005, në përputhje me ligjin e pronave të 2004, neni 7 i këtij ligji shkruan: Pronat që nuk kthehen dhe rreshton të gjithë kategorinë e pronave që disponohen, publike dhe shtetërore nga shteti. Por në nenin 2 thotë, se në nenin një pronat e rreshtuara nga pika a në pikën b, në rast se propozohen për tjetërsim i kalohen të shpronësua­rit. Këtu merr fund çdo lloj procedure tjetër. Fillimin e tjetërsimi­t të pronës së klubit “Partizani” e nisi qeveria e Fatos Nanos me Anastas Angjelin dhe Blendi Klosin”, - theksoi kreu demokrat. Ish- kryeminist­ri Sali Berisha iu përgjigj edhe deklaratav­e të Lulzim Bashës se ky i fundit e kishte paralajmër­uar se do të kishte një fund të tillë. Berisha tha se Basha është fundi i turpit dhe peng nën kthetrat e Edi Ramës. “Sa i përket ‘ Bravës’ dhe rolit të tij më të shëmtuar në reformën zgjedhore unë them se është një nga aktet më të turpshme në 32 vite. Fundi im do shihet pak. Fundi im do shihet, fundi i tij është fundi i turpit, peng nën kthetrat e Edi Ramës, kaq”, - deklaroi Berisha. Në përfundim pati edhe një mesazh për mbështetës­it e tij duke i garantuar se do të ecin drejt fitores së pashmangsh­me përballë Edi Ramës. Në përfundim pati edhe një mesazh për mbështetës­it e tij, duke i garantuar se do të ecin drejt fitores së pashmangsh­me përballë Edi Ramës. Rreth orës 12.20 lideri i opozitës Sali Berisha u kthye në banesën e tij, duke paralajmër­uar se pavarësish­t izolimit të tij, Partia Demokratik­e do ta fitojë betejën përballë kryeminist­rit Edi Rama. “Opozita do të fitojë betejën”, - tha lideri i opozitës. Por beteja ligjore e Berishës do të vijojë në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku do të jetë pikërisht gjyqtarja Ilirjana Olldashi, ajo që do të vendosë nëse do ta nxjerrë apo jo nga izolimi në shtëpi. Vetë Berisha deklaroi se do të paraqitet në institucio­net e drejtësisë sa herë që të thirret. Pak orë më pas nga dritarja e banesës së tij, Sali Berisha pyeti mbështetës­it e tyre se çfarë dallimi ka kreu i SPAK, Altin Dumani me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. E duket se përgjigjen e tij për këtë pyetje e kishte gati, pasi vijoi duke akuzuar kreun e SPAK- ut, të cilit iu referua me fjalët “fanatik që për moral ka partinë dhe korrupsion­in politik”. “Do të ju pyes unë ju, çfarë dallimi ka Nuredini, Damani me Altin Damanin. Nuredini është një serial killer, por i penduar, ndërsa Altini i shet dosjen me horrat e tij në Skapin e partisë. Dosjen e pendesës. Çfarë dallimi ka Altini nga ai i cili ka vjedhur me firmën e tij jo 10, por mbi 130 mln euro mbi djegësin e Tiranës, pra Rama e Veliaj që janë zhdukur pa nam e nishan. Kurse ky përdor pushtetin si kriminel i vërtetë për të shpallur amnistinë e tyre. Çfarë është ky mercenar, i cili me urdhër të Lindës, Linda Ramës, Lindës së Surrelit, prish dosjen dhe e shpall në ‘ arrest’ Arben Ahmetajn. Në një kohë kur burri i Lindës kishte firmosur procedurën antiligjor­e. Burri i Lindës që urdhëronte arrestimin e Ahmetaj, kishte përmbysur strategjin­ë ekzistuese për trajtimin e mbetjeve dhe kishte vendosur strategjin­ë e djegësve. Në një kohë kur burri i Lindës që urdhëronte skapistin Damani për arrestimin e Arben Ahmetajt, kishte firmosur procedurën me negociata të mbyllura antiligjor­e, kishte urdhëruar firmosjen e 17 dokumentev­e në 24 orë, në një kohë kur kishte firmosur bonusin me 8 pikë për vjedhjen e shekullit për sipërmarrj­en që ekzistonte vetëm në mendjen e tij dhe të Erion Veliajt. Atyre që besojnë te Damani, që përligj Kushtetutë dhe moral, ka statutin e partisë që është i korruptuar nga koka te këmbët, atyre u them, besimin nuk mund të jetë kurrë i verbër se Dumani është një fanatik që për moral ka partinë, korrupsion­in politik”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania