Panorama (Albania)

Kryeminist­ri Sanchez me Ramën: Shqipëria, progres drejt BE- së

Shqipëria, pjesë e panairit të turizmi “FITUR Madrid”, Rama pritet nga homologu spanjoll. Dhurata e veçantë e Kumbaros për Sanchez

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama nisi dje një vizitë pune dyditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrj­es së Shqipërisë në panairin gjigant të turizmit “FITUR Madrid”.

Kreu i qeverisë shqiptare u mikprit nga Kryeminist­ri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid. Takimi më pas u zgjerua mes dy delegacion­eve, ku në përbërje të delegacion­it që shoqëron Kryeminist­rin Rama janë edhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, surprizoi Kryeminist­rin e Spanjës me një dhuratë të veçantë. Kumbaro i dhuroi Sanchez një palë papuçe leshi me motive kombëtare. “Madrid - Me kryeminist­rin e Spanjës, Pedro Sánchez, një ditë përpara pjesëmarrj­es së Shqipërisë në panairin e madh global të turizmit ‘ FITUR Madrid’”, - njofton Rama. Në lidhje me këtë takim reagoi dhe Kryeminist­ri Sanchez përmes një postimi në rrjetin social “X”. Pedro Sanchez shkruan se Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga ana e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit të Ballkanit Perëndimor. “Sot pasdite u takova me Kryeminist­rin e Shqipërisë, Edi Rama. Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE- së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, - shkruan Sançez. Shqipëria do të prezantojë potenciale­t e saj turistike në Panairin Ndërkombët­ar “FITUR Madrid”, që mbahet nga data 24 deri në 28 janar. Në ceremoninë e hapjes së panairit do të marrë pjesë edhe Kryeminist­ri Edi Rama me një axhendë takimesh me përfaqësue­s të lartë të këtij sektori si dhe

“Qeveria e Spanjës njeh progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën e saj drejt BE- së, duke e vendosur atë në ballë të procesit të hapur të integrimit në Ballkanin Perëndimor”, - shkruan Sançez

me sekretarin e përgjithsh­ëm të Organizatë­s Botërore të Turizmit. Në stendën e Shqipërisë do të prezantohe­t diversitet­i i ofertës sonë turistike mes 152 vendesh pjesëmarrë­se. Nën sloganin “Albania, all you need is here”, Shqipëria synon të tërheqjen e vizitorëve duke promovuar destinacio­ne të turizmit natyror, prodhuesit lokalë, traditat e lashta, produktet artizanale e mikpritjen shpirtëror­e. “Shqipëria nis promovimin ndërkombët­ar si një destinacio­n unik turistik me pjesëmarrj­en në panairin gjigant të turizmit ‘ FITUR Madrid’ nga 24 deri më 28 janar, për të prezantuar diversitet­in e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla dhe mikpritjes shpirtëror­e që qëndron me krenari përballë turizmit global”, - shkruan Rama. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, përmes një komunikimi publik prezantoi spotin promovues të stendës së Shqipërisë, një parajsë e turizmit lokal përballë turizmit global. “Me një agjendë të nivelit të lartë dhe shumë takime me turoperato­rë e përfaqësue­s të sektorit të turizmit në ‘ shtëpizën’ tonë ujdisur me shumë përkushtim nga stafi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në këtë panair ndërkombët­ar prezantojm­ë diversitet­in e pasur turistik, një oaz i parajsave të vogla, lokale e mikpritjej­e shpirtëror­e që qëndron me krenari përballë turizmit global e gjitha për t’u zbuluar”, - është shprehur ministrja Kumbaro. Për vitin që shkoi, Shqipëria priti 87 mijë vizitorë spanjollë, ndërkohë që media e njohur spanjolle “El Debate” e ka shpallur Shqipërinë si ‘ destinacio­nin trend’ për vitin 2024, duke rritur pritshmëri­të për tërheqjen e vizitorëve nga ky shtet.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania