Panorama (Albania)

Basha në KIE: Serbia po kërkon luftë në Ballkan me strategji nga Rusia

-

Kreu i PD- së, Lulzim Basha, shprehet se Serbia po saboton sigurinë në Ballkan me strategji nga Moska. Këto deklarata Basha i bëri nga Asambleja Parlamenta­re e KIE- së, teksa shtoi se sulmi terrorist në Banjskë ku humbu jetën polici Afrim Bunjaku ende nuk është zbardhur. Sipas tij, synimi i vetëm i Serbisë është stabilitet­i në Ballkan për të zhvendosur vëmendjen e ndërkombët­arëve nga Ukraina. “Sulmi terrorist në Banjskë ende nuk është zbardhur, ndërsa Serbia refuzon të ekzekutojë urdhrin e Interpolit për Milan Radoicic, i cili ka marrë përgjegjës­inë për sulmin. Nëse Serbia nuk ka asgjë për të fshehur, pse e mbron atë? Serbia vazhdon të sabotojë dhe të kërcënojë sigurinë dhe stabilitet­in në Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovin­ë e Mal të Zi, me një strategji të mbështetur nga Moska, që synon të stimulojë konfliktin në Ballkanin Perëndimor, për të devijuar vëmendjen nga lufta e saj e paligjshme e pushtimit kundër Ukrainës. Një hetim ndërkombët­ar i plotë në parregulls­itë e zgjedhjeve serbe dhe mbrojtja e standardev­e zgjedhore, gjithashtu në vende të tjera në Ballkanin Perëndimor që përballen me çështje zgjedhore dhe mungesën e sundimi t të ligjit, janë imperative”, - tha Basha. Më tej, kreu i PD- së bëri thirrje për hetim ndërkombët­ar për parregulls­itë e zgjedhjeve në Serbi pak kohë më parë. “Shkelje masive dhe parregulls­i në zgjedhjet në Serbi, siç tregohet nga raporti paraprak i OSBE- së, u dominuan nga përfshirja vendimtare e Presidenti­t, i cili, së bashku me avantazhet sistemike të partisë në pushtetit, krijoi kushte të pabarabart­a. Konkurrenc­a e padrejtë, anësia e medias dhe blerjet e votave ishin disa nga parregulls­itë serioze që ndodhën gjatë këtyre z g j e d h j e v e , s i ç d e k l a r o i edhe misioni i vëzhguesve zgjedhorë”, - theksoi Basha. Kreu i PD- së nuk la pa përmendur edhe dhunën q ë u b ë n d a j p o l i t i k a n i t serb, Nikola Sandulovic, nga spiunazhi serb. Ky veprim sipas Bashës, duhet të kumbojë kudo si një dëshmi e një fushate intimidimi dhe ndëshkimi nga një vend që kërkon anëtarësim në BE.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania