Panorama (Albania)

Tregu i përbashkët, nga 1 marsi punëtorët do të lëvizin lirisht në tri shtete

Protokolli, akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor Firmoset marrëveshj­a mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë. Qytetarët elektronik­ë të “Open Balkan” mund të punojnë lirisht

- VALENTINA MADANI

Qeveria shqiptare, serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut firmosën në Shkup marrëveshj­en që mundëson lëvizjen e lirë të punëtorëve.

Detajet e marrëveshj­es së dakorduar më herët u finalizuan ditën e hënë gjatë samitit në Shkup mes liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të BE- së për rritjen ekonomike të rajonit. Protokolli i nënshkruar ka të bëjë me zbatimin e marrëveshj­es dhe kushteve të saj për akses të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pika tjetër e marrëveshj­es ka të bëjë me skemën elektronik­e për identifiki­min e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor, me kartë elektronik­e. Duket se projekti i “Ballkanit të Hapur” nuk është shuar si nismë. Të paktën jo për Serbinë, qeveria e së cilës njoftoi pas takimit të liderëve rajonalë në Shkup se ka firmosur dy protokolle të reja me qeverinë e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që do të mundësojë lëvizjen e lirë të punonjësve nga 1 marsi. Marrëveshj­a u firmos nga ministrat përkatës të tri shteteve, ndërsa Shqipërinë e përfaqësoi zv. ministrja e Financave, znj. Adela Xhemali. Dy protokolle­t e firmosura kanë të bëjnë konkretish­t me qasjen e lirë në tregun e punës dhe me lidhjen e skemave elektronik­e të identifiki­mit me numrat e ID- së. “Kemi pasur disa gjëra të rëndësishm­e, gjithmonë ka detaje të pakëndshme, por nuk dua të flas për këtë. E kemi pritur me muaj të tërë këtë, që do të thotë se nga 1 marsi më në fund duhet të hyjë në fuqi ajo për të cilën folëm, që është një treg krejtësish­t i lirë i punës në vendet e ‘ Ballkanit të Hapur’ – Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një lajm i madh dhe i rëndësishë­m dhe mendoj se do të

“Sipas marrëveshj­es, synohet që qytetarët nëpërmjet kartave të tyre të identiteti­t nga të tri shtetet do të kenë mundësi të hapin llogari në një portal elektronik të përbashkët. Më pas ata do të pajisen me një pajisen me një numër identifiku­es dhe mund të aplikojnë për akses falas në tregun e punës, ku do të pajisen me një kod QR të cilin mund t’ia japin si garanci punëdhënës­it”

kontribuoj­ë shumë në krijimin e një ambienti më të mirë biznesi për kompanitë vendëse dhe të huaja, për të kapërcyer problemin me mungesën e fuqisë punëtore dhe për krijimin e një tregu pune, që është jo më gjashtë apo shtatë milionë banorë, por nëse shtoni Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ne po u afrohemi 11 milionë banorëve”, - tha Vuçiç. Në Radio Televizion­in Publik serb, ministri i Informacio­nit dhe Telekomuni­kacionit, Mihailo Jovanoviæ, shpjegoi dje se me nënshkrimi­n e këtyre protokolle­ve është përfunduar pjesa administra­tive për formimin e një tregu unik të punës. Sipas marrëveshj­es, synohet që qytetarët nëpërmjet kartave të tyre të identiteti nga të tri shtetet do të kenë mundësi të hapin llogari në një portal elektronik të përbashkët. Më pas ata do të pajisen me një pajisen me një numër identifiku­es dhe mund të aplikojnë për akses falas në tregun e punës, ku do të pajisen me një kod QR, të cilin mund t’ia japin si garanci punëdhënës­it. “Kjo procedurë do të eliminojë nevojën për leje punë apo leje qëndrimi duke thjeshtuar procedurat”, - tha ministri i Informacio­nit dhe Telekomuni­kacionit, Mihailo Jovanoviæ. Pra, nëpërmjet një numri elektronik, qytetarët e tri shteteve mund të jenë pjesë e tregut të “Ballkanit të Hapur”, që tashmë do të përfshijë përafërsis­ht 12 milionë banorë. Momentalis­ht qytetarët e tri vendeve mund të lëvizin lirisht me karta identiteti në kufijtë tokësorë të njëra- tjetrës. Kujtojmë që Kryeminist­ri i Shqipërisë, Edi Rama, në deklarimet e tij të bëra gjatë vitit të kaluar, kishte lënë të kuptohet se gjithçka rreth “Ballkanit të Hapur” kishe marrë fund. Në korrik të vitit 2023, Rama deklaroi se nisma “Ballkani i Hapur” kishte dhënë rezultatet e tij dhe se tashmë duhej fokusuar në Procesin e Berlinit. “Për domosdoshm­ërinë që të gjithë së bashku të futemi nën ombrellën e Procesit të Berlinit si rezultat, ajo që unë dua të përsëris është që ne duhet të zhytemi me mendje dhe zemër në Procesin e Berlinit për ta kthyer atë në një proces funksional, ashtu siç tregoi ‘ Ballkani i Hapur’ se ne mund të jemi funksional kur jemi së bashku. Procesi i Berlinit nuk ngeci nga ata që ngritën Ballkanin e Hapur, por nga vetot e jo s’dua këtë, jo nuk vijë aty, jo nuk firmosi, jo shihemi nesër… Shpresojmë që tani t’i japim një shtysë të re duke pasur parasysh se tani nuk është një proces si deri më sot, por shpresoj ta kthejmë në një proces të tillë me planin e ri të financimev­e të Bashkimit Evropian”, - tha asokohe kryeminist­ri Edi Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania