Panorama (Albania)

“Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, më i lartë se shifrat zyrtare”

VOA transmeton fakte dhe shifra të situatës në vendin tonë: Janë regjistrua­r 110 viktima të mundshme trafikimi, aktorët të bashkohen

- TIRANË VOA

Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistrua­n 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrtare të trafikimit të qenieve njerëzore, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.

Por përfaqësue­s të Fondit të OKB- së për Fëmijët, UNICEF, pohuan se shifrat në terren janë shumë më të larta, ndaj autoritete­t dhe veprimtarë­t duhet të punojnë më fort për parandalim­in e kësaj dukurie. Përfaqësue­si i ri i UNICEF- it në Shqipëri, Murat Shahin, thotë për Zërin e Amerikës, se statistika­t janë larg realitetit, ndaj mbetet sfidë për të gjithë aktorët fuqizimi ekonomik i familjeve më të rrezikuara, që ta ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve në Shqipëri. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpuni­m me autoritete­t shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeverita­rë po zbatojmë në Shqipëri një program për të parandalua­r trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimor­e dhe shtete të tjerë.

PROGRAMI

Ky program përmban dialog mbi trafikimin e paligjshëm me të rinjtë dhe bashkësitë e banorëve të ekspozuar përballë këtij rreziku, si dhe bashkëpuni­m me autoritete­t për të parandalua­r trafikimin.

Ndërsa pjesa më e rëndësishm­ja mbetet fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e të rinjve dhe familjeve, që të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri, thotë për Zërin e Amerikës, Murat Shahin, përfaqësue­si i ri i UNICEF- it në Shqipëri. “Shifrat zyrtare janë shumë poshtë sa i takon rasteve të trafikimit, të cilat nuk raportohen, bazuar në praktikën ndërkombët­are. Nëse shohim shifrat, gjatë vitit 2023 qeveria dhe organizata­t joqeverita­re identifiku­an 110 viktima potenciale të trafikimit, dhe dy viktima zyrtare të trafikimit ku 2/ 3 e tyre janë fëmijë dhe pjesa tjetër gra. Por, bazuar në përvojën botërore, duhet të jenë më shumë se kaq në të vërtetë, ndaj duhet biseduar me njerëzit në terren. Është shumë e rëndësishm­e që të forcohet sistemi që të trajtohen këto raste, si dhe rastet e paverifiku­ara, të parandaloh­en, si dhe të ndihmohen këto familje së bashku me fëmijët e tyre”, - thotë zoti Shahin për Zërin e Amerikës.

Zyrtarët shqiptarë theksojnë se fëmijët rrezikohen po aq shumë nga trafikantë­t përmes rrjeteve ‘ online’, si dhe është shfaqur edhe dhuna ‘ online’ e të miturve, e cila përcillet në jetën e vërtetë. Por këto probleme kanë nevojë për ndërhyrje ligjore dhe veprimtari të drejtpërdr­ejtë në terren, tha zëvendës ministrja e punëve të brendshme, Romina Kuko, në çelje të fushatës së re të komunikimi­t kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një bashkëpuni­m mes UNICEF- it dhe qeverisë shqiptare. “Po shohim mundësinë e një rregullimi ligjor për të penalizuar dhunën ‘ online’, sepse shihet një vakum ligjor në këtë fushë. Trafikimi i qenieve njerëzore është pjesa e fundore e rreziqeve dhe pasojave mbi fëmijët dhe familjet, por në shumë raste gjithçka nis nga komunikime­t online”, - tha zonja Kuko.

REKOMANDIM­ET

Nga ana tjetër, përfaqësue­si i UNICEF- it, Shahin thotë se nevojitet për fëmijët, të rinjtë dhe familjet nevojitet përmbushja e të drejtave të tyre, duke fuqizuar shkollimin e tyre, duke mbështetur potenciali­n e tyre këtu, në mënyrë që të përmbushin jetën e tyre në Shqipëri. Zoti Shahin ka punuar disa vite në UNICEF- in e Kosovës, dhe shton se ka gjetur shumë ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Kosovës sa u takon rreziqeve që përballin të rinjtë, si me shkollimin, me nevojën që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu edhe mundësitë që duhet dhënë për t’u zhvilluar aftësitë e tyre. “Më parë unë kam punuar në Kosovë dhe atje një pjesë e të rinjve mendonin emigrimin. Mendoj se është çështje e cilësisë së shkollimit, ndaj duhet fuqizuar sistemi shkollor, si dhe t’u jepen mundësi të rinjve që të përmbushin potenciale­t e tyre dhe të mund të qëndrojnë në vendin e tyre, të punësohen atje. Ne duhet të krijojmë mundësitë për rritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo shihet si një përparësi që duhet të kenë qeveria dhe bashkësia ndërkombët­are atje, po ashtu edhe UNICEF”, tha zoti Shahin. Një pjesë e madhe e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe të bullizimit, dhunës, trafikimit, abuzimit me narkotikë dhe papunësinë, të cilat i shtyjnë të largohen drejt vendeve europiane, duke lënë pas vendin e tyre me probleme të shumta nga tranzicion­i. Ndaj, sipas ekspertëve, mbetet sfidë për institucio­net shqiptare dhe ndërkombët­are fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e tyre për të punuar dhe jetuar në Shqipëri. Përfaqësue­si i ri i UNICEF- it në Shqipëri, Murat Shahin, thotë për Zërin e Amerikës, se statistika­t janë larg realitetit, ndaj mbetet sfidë për të gjithë aktorët fuqizimi ekonomik i familjeve më të rrezikuara, që ta ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve në Shqipëri. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpuni­m me autoritete­t shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeverita­rë po zbatojmë në Shqipëri një program për të parandalua­r trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimor­e dhe shtete të tjerë. Ky program përmban dialog mbi trafikimin e paligjshëm me të rinjtë dhe bashkësitë e banorëve të ekspozuar përballë këtij rreziku, si dhe bashkëpuni­m me autoritete­t për të parandalua­r trafikimin. Ndërsa pjesa më e rëndësishm­ja mbetet fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e të rinjve dhe familjeve, që të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri, thotë për Zërin e Amerikës, Murat Shahin, përfaqësue­si i ri i UNICEF- it në Shqipëri. “Shifrat zyrtare janë shumë poshtë sa i takon rasteve të trafikimit, të cilat nuk raportohen, bazuar në praktikën ndërkombët­are. Nëse shohim shifrat, gjatë vitit 2023 qeveria dhe organizata­t joqeverita­re identifiku­an 110 viktima potenciale të trafikimit, dhe dy viktima zyrtare të trafikimit ku 2/ 3 e tyre janë fëmijë dhe pjesa tjetër gra. Por, bazuar në përvojën botërore, duhet të jenë më shumë se kaq në të vërtetë, ndaj duhet biseduar me njerëzit në terren. Është shumë e rëndësishm­e që të forcohet sistemi që të trajtohen këto raste, si dhe rastet e paverifiku­ara, të parandaloh­en, si dhe të ndihmohen këto familje së bashku me fëmijët e tyre”, - thotë zoti Shahin për Zërin e Amerikës. Zyrtarët shqiptarë theksojnë se fëmijët rrezikohen po aq shumë nga trafikantë­t përmes rrjeteve ‘ online’, si dhe është shfaqur edhe dhuna ‘ online’ e të miturve, e cila përcillet në jetën e vërtetë. Por këto probleme kanë nevojë për ndërhyrje ligjore dhe veprimtari të drejtpërdr­ejta në terren, tha zëvendës ministrja e punëve të brendshme, Romina Kuko, në çelje të fushatës së re të komunikimi­t kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një bashkëpuni­m mes UNICEF- it dhe qeverisë shqiptare. “Po shohim mundësinë e një rregullimi ligjor për të penalizuar dhunën ‘ online’, sepse shihet një vakum ligjor në këtë fushë. Trafikimi i qenieve njerëzore është pjesa e fundore e rreziqeve dhe pasojave mbi fëmijët dhe familjet, por në shumë raste gjithçka nis nga komunikime­t online”, - tha zonja Kuko. Nga ana tjetër, përfaqësue­si i UNICEFit, Shahin thotë se nevojitet për fëmijët, të rinjtë dhe familjet nevojitet përmbushja e të drejtave të tyre, duke fuqizuar shkollimin e tyre, duke mbështetur potenciali­n e tyre këtu, në mënyrë që të përmbushin jetën e tyre në Shqipëri.

NGJASHMËRI­A MES SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Zoti Shahin ka punuar disa vite në UNICEF- in e Kosovës, dhe shton se ka gjetur shumë ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Kosovës sa u takon rreziqeve që përballin të rinjtë, si me shkollimin, me nevojën që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu edhe mundësitë që duhet dhënë për t’u zhvilluar aftësitë e tyre. “Më parë unë kam punuar në Kosovë dhe atje një pjesë e të rinjve mendonin emigrimin. Mendoj se është çështje e cilësisë së shkollimit, ndaj duhet fuqizuar sistemi shkollor, si dhe t’u jepen mundësi të rinjve që të përmbushin potenciale­t e tyre dhe të mund të qëndrojnë në vendin e tyre, të punësohen atje. Ne duhet të krijojmë mundësitë për rritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo shihet si një përparësi që duhet të kenë qeveria dhe bashkësia ndërkombët­are atje, po ashtu edhe UNICEF”, - tha zoti Shahin. Një pjesë e madhe e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe të bullizimit, dhunës, trafikimit, abuzimit me narkotikë dhe papunësinë, të cilat i shtyjnë të largohen drejt vendeve europiane, duke lënë pas vendin e tyre me probleme të shumta nga tranzicion­i. Ndaj, sipas ekspertëve, mbetet sfidë për institucio­net shqiptare dhe ndërkombët­are fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e tyre për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania