Panorama (Albania)

I ati kreu denoncimin: Patëm frikë, vajza na kërcënoi me vetëvrasje

E mitura D. D. rrëfen në polici njohjen dhe dashurinë me Dervish Hasin. Tregon se janë martuar në xhami rreth një vit më parë

- TIRANË

Policia dhe Prokuroria e Tiranës po hetojnë çështjen e një vajze të mitur, e cila thotë se është martuar nga një hoxhë me mjekun e Sanatorium­it, Dervish Hasi.

Policia ka referuar në prokurori një kallëzim të bërë nga i ati i vajzës, D. D., i cili edhe në kallëzim, por edhe në dëshminë e mëvonshme ka pretenduar se të bijës iu ka bërë lavazh truri nga mjeku, e pikërisht në çështjen e fesë. Duke qenë se ende nuk janë sqaruar të gjitha rrethanat e çështjes, pasi oficerët e Policisë Gjyqësore po kërkojnë të dokumentoj­në fakte dhe prova, për të mbajtur në qeli nën masën e arrestit me burg mjekun, bëhet me dije se vajza në dëshminë e saj nuk ka pranuar asnjë akuzë për atë që e konsideron bashkëshor­tin e saj. Ajo ka dëshmuar në lidhje me atë çka i ka kërkuar policia të dijë dhe në praninë e prindërve dhe të psikologut, 16- vjeçarja D. D., ka treguar se si ka nisur historia mes saj dhe mjekut në kohën kur ajo ishte 14 vjeç. Ajo ka treguar se janë martuar nga një hoxhë rreth një vit më parë dhe se burri i saj jo vetëm që nuk e ka mashtruar për asgjë, por edhe i ka treguar për tri gratë e tjera si dhe për moshën që kishte. Bëhet me dije se është dokumentua­r edhe një dëshmi e të atit të vajzës, i cili ka tentuar prej shumë kohësh ta shkëpusë vajzën minorene nga mjeku me 7 fëmijë, por e kanë pasur të pamundur. Babai ka hasur jo vetëm në kundërshti­min e vajzës së tij, e cila i ka thënë se e donte Dervishin, por edhe në kundërshti­min e mjekut kardio- kirurg, i cili ka pranuar se do të martohej me vajzën, martesë që sipas të miturës është bërë në xhami. Hetimet

“Në Komisariat­in e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi D. D., i cili ka kallëzuar se vajza e tij e mitur, me inicialet D. D. e datëlindje­s 27.03.2007, prej një periudhe prej 2 vitesh ka një marrëdhëni­e intime me mjekun kardiokiru­rg Dervish Hasi. Prindërit shprehen se nuk kanë dyshime të arsyeshme nëse mjeku ka kryer marrëdhëni­e seksuale me vajzën”. Kështu nis materiali hetimor që është referuar në Prokurori dhe nga ku kanë nisur edhe hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjes. Sipas të dhënave hetimore bëhet me dije se të dy prindërit deklarojnë se i kanë kërkuar mjekut të mos ketë asnjë marrëdhëni­e me vajzën e tyre dhe për shkak se vajza ka shfaqur edhe probleme shëndetëso­re, si ato të shëndetit mendor, të dy prindërit dyshojnë se mjeku mund t’i ketë bërë lavazh truri vajzës së tyre. Ata i kanë kërkuar disa herë mjekut të mos kishte me kontakte me vajzën, ndërsa vajza gjithmonë e ka refuzuar moskontakt­in me të, duke u shprehur se nëse do të ndahej prej tij, do të vriste veten”, - thuhet në dëshminë e dhënë nga D. D!

Vajza në deklaratën e saj ka pranuar se kanë kryer marrëdhëni­e seksuale me dëshirën e të dyve. Ajo ka thënë në dëshmi se është besimtare dhe është indoktrinu­ar se mashkullit i lejon feja të ketë disa gra. “Më datë 17.01.2024 në prani të psikologut, punonjësit social si dhe prindit të saj, i është marrë deklarim shtetases së mitur D. D., e cila ka deklaruar se është praktikant­e e fesë myslimane dhe se e lejon feja martesën e meshkujve me shumë partnerë.

Ajo pohon faktin se në moshën 14- vjeçare është njohur me shtetasin Dervish Hasi. Ajo pohon faktin se i ka bërë me dije me Dervishit moshën e saj 14- vjeçare pastaj kanë vazhduar komunikimi­n ku të dy i kanë shprehur pëlqimin dhe dashurinë njëri- tjetrit. Pas një viti përafërsis­ht në moshën 16- vjeçare ata kanë kryer marrëdhëni­e me njëritjetr­in”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania