Panorama (Albania)

Kopshtarët e kanabisit në Holandë: Nuk është e ndaluar ta kultivosh

Kush janë tre burrat nga Shqipëria, që dëshmuan dje në procesin me 124 të pandehur në Bruksel për trafikun ndërkombët­ar të drogës

-

Tre shqiptarë të konsiderua­r në dosjen hetimore si kopshtarët kanë dalë para gjykatës në Bruksel në atë që konsideroh­et një prej proceseve më të mëdha për numër të pandehuris­h.

Të dhënat janë bërë publike nga mediat vendëse, të cilat kanë treguar se si janë mbrojtur të pandehurit të cilët janë pjesë e një rrjeti të gjerë të trafikut ndërkombët­ar të drogës dhe të kultivimit të saj kryesisht në vendet si Holanda. Në fakt, ajo që bie në sy dhe po bën bujë në këtë proces është ai që pretendohe­t edhe si kreu i grupit. Bëhet fjalë për shqiptarin me mbiemër kolumbian për të cilin janë ngritur një mal me akuza nga prokuroria belge. Dje në gjykatë kanë dëshmuar 9 të pandehur, ku fokusi ka qenë tek shtetasit shqiptar, njëri prej të cilëve ka treguar se posedonte tre telefonat me ‘ Sky’ por ai e dinte se nuk ishin të ndaluar. E po me mosndalim janë justifikua­r edhe për çështjen e kultivimit të kanabisit, ndërkohë që për episodet që kanë dalë nga përgjimet që lidhen me trafikun e kokainës ata kanë mohuar lidhjet.

DËSHMITË

Është mbajtur të martën seanca e radhës e megaproces­it “Sky ECC” në Belgjikë me 124 të pandehur, mes të cilëve vlonjati Eridan Munoz Guerrero, të akuzuar për trafik kokaine nga Amerika Latine dhe kultivim kanabisi. Midis nëntë të pandehurve të dëgjuar të martën përpara gjykatës penale të Brukselit, tre u shfaqën për rolin e tyre të dyshuar si “kopshtarë” në një plantacion kanabisi. I pari, Murat E., dyshohet se është një nga drejtuesit e organizatë­s kriminale që qëndron pas këtij trafiku droge. Ai kundërshto­i akuzat kundër tij, por pranoi se ishte përdorues i tre telefonave të pajisur me softuer komunikimi të koduar “Sky ECC”. “Në kafenetë ku punoja në Holandë, ishte e zakonshme”, - tha ai. I pandehuri ka shpjeguar se aty kishte marrë pjesë në mirëmbajtj­en e një plantacion­i dhe prodhimin e një të dyti. Midis fqinjëve tanë holandezë, është e ligjshme që të ketë deri në pesë bimë kanabisi. I dyshuari i dytë, Leonard Z., dyshohet se mbante bimë kanabisi si pjesë e trafikut dhe u arrestua në tetor 2022, katër ditë pas mbërritjes së tij në Belgjikë. Burri pranoi se misioni i tij konsistont­e në ujitjen e bimëve, por mohoi të ishte pronar i GSM Pixel ( i njohur si veçanërish­t i sigurt dhe si rrjedhim i popullariz­uar në qarqet kriminale) i gjetur në xhepin e tij gjatë arrestimit të tij. Artjol M. u arrestua një muaj e gjysmë pas mbërritjes në Belgjikë. Numri i tij i telefonit do t’i ishte caktuar në plantacion­in e kanabisit, sipas të pandehurit. Ky numër figuronte në emrin e Gentian S., po ashtu i akuzuar në këtë çështje. I pyetur në lidhje me ‘ screenshot’- et e gjetura në celularin e tij që tregonin një kafene të vendosur në Schaerbeek, i pandehuri shpjegoi se kjo ishte pika e mbërritjes në Belgjikë për të cilën ishte informuar kur u largua nga Shqipëria. Ky lokacion del rregullish­t në këtë rast, gjë e cila ka habitur kryetarin e gjykatës.

VLONJATI ERIDAN MUNOZ GUERRERO

Sipas të dhënave të mediave belge mësohet se 50vjeçari Eridan Guerrero ka pranuar se merrej me transporti­n e kokainës, por njëkohësis­ht edhe ka pretenduar se e kishte bërë kryesisht për të shlyer borxhet dhe për të siguruar jetesën. Sipas tij, trafikimi i tij nuk ka arritur në shkallën e pretenduar nga prokurori federal. “Unë marr përgjegjës­inë për atë që kam bërë, konfirmoj të gjitha deklaratat e mia në polici”, - tha Eridan Munoz Guerrero para gjykatës penale, i veshur me një xhaketë me kapuç dhe duke tërhequr flokët pas. I arrestuar në tetor 2021 nga policia belge, ai përdori të paktën katër pseudonime për të komunikuar në mesazhet telefonike të koduara “Sky ECC”, sipas hetimit. Ai është një nga dhjetëra burrat

e shënjestru­ar si “udhëheqës” të dyshuar të jetë një organizatë kriminale, të hetuar kryesisht në deshifrimi­n e shërbimeve të mesazheve “Encrochat” dhe “Sky ECC”. I pari që u thirr në tribunë, Eridan Munoz Guerrero shpjegoi se kishte

marrë me qira makina të mëdha dhe i kishte drejtuar shoferët të transporto­nin kokainën, të përpunuar në laboratorë në Belgjikë përpara se të dërgohej në Itali, Gjermani ose Suedi. “Kam marrë urdhra transporti dhe më pas kam kërkuar shoferë për t’i kryer. Më pas shoferi më mbajti të informuar për rrugën që po bënte dhe unë, nga ana tjetër, informova pronarët e drogës. Kur u largua, shoferi nuk mori kurrë adresën e saktë, por vetëm vendin ku duhej të shkonte. Adresa iu komunikua kur mbërriti në vend. Në rrugën e kthimit, ai i solli paratë”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania